12 Shtator 2023, 17:46
Nga f.i
Antony Blinken
SHBA- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shkëmbimin e të burgosurve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Përmes një deklarate dërguar Zërit të Amerikës të hënën vonë, Departamenti i Shtetit e pranon se do të shkëmbejë pesë të burgosur iranianë. Sipas njoftimeve të shtypit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken kishte njoftuar Kongresin lidhur me marrëveshjen në fjalë. Shtetet e Bashkuara dhe Irani konfirmuan më 10 gusht se në bazë të marrëveshjes, Teherani do të lironte pesë shtetas amerikanë, për të cilët Uashingtoni ka thënë se ishin arrestuar pa të drejtë.
“Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lejojnë transferimin e fondeve nga Koreja e Jugut në llogaritë e kufizuara të Iranit në institucione financiare të Katarit dhe lirimin e pesë shtetasve iranianë, që mbahen në Shtetet e Bashkuara për të mundësuar lirimin e pesë shtetasve amerikanë të arrestuar në Iran”, i tha Zërit të Amerikës, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Ambientalisti Morad Tahbaz është në mesin e pesë individëve me shtetësi të dyfishtë amerikano-iraniane, që mund të lirohen nga Teherani në fillim të javës së ardhshme.
Muajin e kaluar Shtetet e Bashkuara dhe Irani konfirmuan se në bazë të marrëveshjes së të burgosurve, Teherani do të lironte pesë shtetas amerikanë, për të cilët Uashingtoni ka thënë se ishin arresuar pa të drejtë nga Teherani.
“Zhvendosja e amerikanëve në arrest shtëpiak është një hap pozitiv, por ata ende nuk janë kthyer në atdhe. Po ndjekim nga afër situatën e tyre. U jemi mirënjohës veçanërisht partnerëve tanë zviceranë për mbështetjen e tyre në terren. Përpjekjet tona nuk do të ndërpriten derisa amerikanët të kthehen në Shtetet e Bashkuara dhe të ribashkohen me familjet e tyre”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Administrata e Presidentit Biden i ka hedhur poshtë akuzat e kritikëve për zhbllokimin e 6 miliardë dollarëve të ngrira në bankat e Koresë së Jugut si një pagesë shpërblyese për Iranin.
Uashingtoni ka thënë se Teherani do të ketë qasje tek paratë e ngrira në bazë të sanksioneve amerikane nëpërmjet një pale të tretë dhe mund të përdoren vetëm për qëllime humanitare nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara.
Marrë nga VOA
shba iran antony blinken
Bota
12 Shtator 2023, 17:24
f.i
Kevin McCarthy
SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy pritet të miratojë vazhdimin e një...
Bota
12 Shtator 2023, 16:40
f.i
foto ilustruese
SHBA- I ashtuquajturi planeti 'Hycean K2–18 b" është rreth dyfishi i madhësisë së Tokës dhe orbito...
Bota
12 Shtator 2023, 16:12
f.i
foto ilustruese
POLONI- Qeveria polake të martën është pajtuar që të zgjasë ndalesën ndaj importeve të drith&e...
Bota
12 Shtator 2023, 15:32
r.ll
Kim Jong Un
RUSI- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un hyri sot në territorin rus për t’u takuar me presidentin V...
Bota
12 Shtator 2023, 15:26
I.A
Iphone
SHBA- Prezantimi i iPhone-it të ri do të bëhet sot të martën gjatë eventit vjetor të vjeshtës t&eu...
Bota
12 Shtator 2023, 15:26
f.i
Kyriakos Mitsotakis dhe Ursula von der Leye
FRANCË- Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, këtë të martë është takuar n...
Bota
12 Shtator 2023, 15:18
f.i
foto ilustruese
SUEDI- Qeveria suedeze po shqyrton dhurimin e avionëve luftarakë Gripen në Ukrainë për ta ndihmuar atë t...
Bota
12 Shtator 2023, 15:18
I.A
KOSOVË- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) siguron se çdo produkt në treg, qoftë vendor apo i importuar, kon...
Bota
12 Shtator 2023, 14:48
f.i
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se pushtimi i Hungarisë dhe Çekosllovakisë në kohën ...
Bota
12 Shtator 2023, 14:38
a.l
OKB
Organizata Ndërkombëtare për Migrantët (IOM) ka thënë se kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës për...