LIVE UPDATES
Bota

Putin: Pushtimet sovjetike të Hungarisë dhe Çekosllovakisë ishin të gabuara

Komentet e Putinit për veprimet e Bashkimit Sovjetik në Hungari dhe Çekosllovaki janë ndryshe prej pikëpamjeve të rrethit të tij të ngushtë.

12 Shtator 2023, 14:48 Nga f.i
Putin: Pushtimet sovjetike të Hungarisë dhe Çekosllovakisë
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se pushtimi i Hungarisë dhe Çekosllovakisë në kohën sovjetike ka qenë gabim. Duke folur në një forum në lindje të Rusisë, ai ka thënë se nuk është e drejtë asgjë në politikë të jashtme që i dëmton interesat e njerëzve tjerë.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ushtria ruse vazhdon të luftojë në Ukrainë.  Bashkimi Sovjetik e ka pushtuar Hungarinë më 1956 dhe Çekosllovakinë më 1969, pas protestave masive dhe kërkesave për më shumë liri.

Presidenti rus i ka bërë këto deklarata në Forumin Ekonomik Lindor, që po mbahet në qytetin lindor të Rusisë, Vlladivostok. Një moderator e ka pyetur se si do të përgjigjej ndaj atyre që thonë se Bashkimi Sovjetik ka vepruar si fuqi koloniale kur i ka dërguar tanket në Pragë më 1969 dhe në Budapest më 1956.

“Ne e kemi pranuar qe një kohë të gjatë se disa pjesë të politikave sovjetike kanë qenë të gabuara dhe vetëm kanë çuar në tensionim të marrëdhënieve. Nuk duhet bërë asgjë në politika të jashtme që janë në kundërthënie me interesat e njerëzve tjerë”, ka thënë Putin.

Sipas tij, vendet perëndimore, sidomos Shtetet e Bashkuara, janë duke e bërë tani gabimin që e kanë bërë dikur sovjetikët.

“Ato u bëjnë presion aleatëve, të ashtuquajtur partnerë. Ato nuk kanë miq. Ato kanë interesa. Kjo është vazhdimësi e të ashtuquajturës formulë britanike”.

Komentet e Putinit për veprimet e Bashkimit Sovjetik në Hungari dhe Çekosllovaki janë ndryshe prej pikëpamjeve të rrethit të tij të ngushtë.

Në gusht, një një tekst të historisë, të shkruar nga një prej këshilltarëve të Putinit, Vladimir Medinsky, pretendohet se Revolucioni Hungarez i vitit 1956 ka qenë kryengritje fashiste e organizuar nga Perëndimi dhe se tërheqja e trupave sovjetike nga Hungaria më 1990 ka qenë vendim i gabuar.

Politikanët dhe historianët hungarezë e kanë kritikuar këtë tekst.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, pati thënë se “ka çështje të historisë së Hungarisë për të cilat as nuk duam të debatojmë me askënd. Revolucionarët e vitit 1956 janë heronjtë tanë”.

Bashkimi Sovjetik është shpërbërë më 1991, ndërsa Çekosllovakia është ndarë në dy shtete, Republikën Çeke dhe Sllovakinë me një vendim që ka hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 1993.

Marrë nga REL

vladimir putin

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri