LIVE UPDATES
Bota

Debati për kufizimin e armëmbajtjes në SHBA

Por ai mendon se disa njerëzve duhet t’u ndalohet blerja e armëve, përfshirë personin që vrau vajzën e tij.

18 Gusht 2022, 21:45 Nga I.A
Debati për kufizimin e armëmbajtjes në SHBA
Arme

SHBA- Pas një numri incidentesh me armë, Shtetet e Bashkuara po përpallen me mesazhe kontradiktore për çështjen e rregullimit të armëve. Gjykata e Lartë rrëzoi disa ligje shtetërore që kufizonin armëmbajtjen, ndërsa Kongresi miratoi një ligj që zgjeronte kontrollet e shëndetit mendor për blerësit e rinj të armëve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti shkoi në qytetin e Bristolit, në Tenesi, për të mësuar se cilat rregulla mund të mbështeten nga pronarët e armëve.

Rrobat e saj ende janë aty ku i la para një viti. Dhoma e saj e gjumit duket njësoj. Por ajo nuk është këtu.

“Sa herë që prek diçka për ta lëvizur mendoj, pse po e bëj këtë, a duhet ta bëj…”

Gabrielle, vajza 17-vjeçare e Jesse Kennedy-t, u vra nga njerku i saj. Ai vrau edhe nënën e saj, ish-gruan e zotit Kennedy, përpara se të vriste veten.

Jesse Kennedy, një ish-oficer policie, zotëron armë dhe nuk e mbështet nxjerrjen e tyre jashtë ligjit.

"Unë besoj fort se mënyra e vetme për të ndalur një person të armatosur me synime të këqija është një person tjetër i armatosur me synime të mira", thotë ai.

Por ai mendon se disa njerëzve duhet t’u ndalohet blerja e armëve, përfshirë personin që vrau vajzën e tij.

"Unë nuk mendoj se ka një kontroll të mjaftueshëm të biografisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një armë zjarri të atij kalibri", thotë ai.

Mads Harpsoe erdhi në Tenesi për të bërë atë që nuk mund ta bënte në vendin e tij. Ai po gjuan me një armë automatike AR-15, që është e paligjshme në Danimarkë.

Një armë e ngjashme u përdor në vrasjen e vajzës dhe ish-gruas së zotit Kennedy dhe në shumë incidente të tjera me armë, duke përfshirë sulmin në një shkollë në Uvalde të Teksasit, ku u vranë 21 vetë.

Entuziastët e armëve, si Mads Harpsoe pëlqejnë shkathtësinë dhe fuqinë e armës.

Në korrik, Danimarka përjetoi sulmin e parë me armë, në shtatë vjet, një dukuri e rrallë që Mads Harpsoe thotë se është rezultat i ligjeve të ashpra të vendit të tij kundër armëmbajtjes. Por ai sugjeron që Shtetet e Bashkuara ta bëjnë të detyrueshëm stërvitjen për sigurinë e armëve për çdo blerës të tyre.

"Unë mendoj se ato janë në rregull. Por sigurisht që ka disa shqetësime për përdorimin e armëve. Por për argëtim, gjueti dhe gjëra të tjera, mendoj se janë në rregull”, thotë ai.

Gjatë gjithë jetës së tij, Travis McCracken ka patur armë. Ai është kundër ligjeve që, sipas tij, po rrisin çmimet e municioneve dhe beson se mbajtja e armëve në publik e bënë jetën më të sigurt.

“Për mendimin tim, arma është një mjet sigurie. Kjo paralajmëron njerëzit e tjerë se mund thumbohen nëse fusin gishtin në folenë e bletës”, thotë ai.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ra dakord dhe tha se është e drejta e secilit amerikan të mbajë armë për vetëmbrojtje.

Dy ditë më vonë, Presidenti Biden nënshkroi një ligj për armët, duke zgjeruar kontrollet e shëndetit mendor për blerësit nën moshën 21 vjeç. Ligji gjithashtu forcon masat kundër abuzuesve që blejnë armë.

Nuk është e qartë nëse të ashtuquajturat ligje paralajmëruese do të kishin shpëtuar familjarët e zotit Kennedy.

"Duhet të ketë një përgjigje që do të ketë më shumë kuptim sesa ato që kemi tani", thotë ai.

Si pronar armësh, ai mbështet disa ndryshime.

“Duhet të ketë disa ndryshime sepse ajo që po bëjmë tani nuk po funksionon”, thotë zoti Kennedy.

Marrë nga VOA

gjykata e lartë armet ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj