18 Gusht 2022, 20:37
Nga e.k
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve takimi i mbajtur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me zyrtarët e lartë të BE-së.
Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zgjedhur t'u drejtohet qytetarëve të tij me anë të një video-mesazhi të publikuar në Instagram. Ai i ka informuar ata në lidhje me çështjet e diskutuara dhe për ecurinë e takimit.
Vuçiç shprehet se e sotmja ishte një ditë e vështirë për të, duke shtuar se nuk mund të thotë nëse përpjekjet ishin të suksesshme apo jo.
“Ditë e vështirë është pas nesh, e vështirë për të gjithë qytetarët e Serbisë, për të gjithë vendin. S’mund të them se shkoi mirë, por përmbahen nga të gjitha komentet, pasi shpresoj dhe besoj se është e mundur që me ndonjë çudi të arrihet një marrëveshje kompromisi në ditët që janë para nesh. Do të vazhdojë luftoj për paqe dhe stabilitet. Brenda 48 orëve do t’ua jap të gjitha faktet”, ka thënë Vuçiq.”, shprehet Vuçiç.
Sipas presidentit serb, nëse do të arrihet kompromisi mes dy shteteve, kjo do të ishte një mrekulli.
“Po përmbahem nga çdo koment tjetër, sepse shpresoj dhe dua të besoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi në ditët në vijim. Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të luftoj për paqen dhe stabilitetin”, shtoi ai.
Vuçiç e mbyll mesazhin e tij duke iu thënë bashkombasve të tij se mezi pret që të kthehet në Serbi.
“Mezi po pres të kthehem në Serbinë tonë", mbyll mesazhin e tij Vuçiç.
Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Por ky takim ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve duke e lënë konfliktin të hapur. Shefi i diplomacisë europiane Joseph Borrell më herët u shpreh besimplotë se do kishte një marrëveshje mes palëve por duket se përfundimi nuk ishte ashtu. Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thirrur në Beograd serbët e Kosovës në një takim që do të mbahet në sheshin "Serbia" ku pritet të mbajë dhe fjalimin më të rëndësishëm të tij në lidhje me dialogun e zhvilluar në Bruksel dhe do njoftojë se si do të vijohet me konfliktin në veri të Kosovës.
takimi kurti-vucic 18 gusht 2022
Bota
18 Gusht 2022, 20:04
e.k
Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë në takim me zyrtarët e lartë në Bruksel
PRISHTINË- Ka përfunduar pa...
Bota
18 Gusht 2022, 19:25
e.k
Olaf Scholz
BERLIN- Kancelari gjerman Olaf Solz njoftoi uljen e përkohshme të TVSH-së për gazin natyror nga 19% në ...
Bota
18 Gusht 2022, 19:19
e.k
Rexhep Tajip Erdogan
UKRAINË- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se bota nuk dëshiron një tjetër &...
Bota
18 Gusht 2022, 18:42
I.A
Aleksandar Vuçiç
BRUKSEL- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka caktuar një takim nga Brukseli me serbët e Kosovës...
Bota
18 Gusht 2022, 18:43
e.k
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres
UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i k...
Bota
18 Gusht 2022, 18:18
s.s
Lija e majmunëve
Më shumë se 80 vende ku lija e majmunëve nuk është endemike kanë raportuar shpërthime të s&eu...
Bota
18 Gusht 2022, 18:04
e.k
Richard Grenell
KOSOVË- Richard Grenell, ka reagur menjëherë pas përfundimit të takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër ...
Bota
18 Gusht 2022, 17:48
s.s
Sanna Marin
FINLANDË- Kryeministrja e Finlandës ka thënë se është e gatshme të bëjë një te...
Bota
18 Gusht 2022, 17:58
I.A
Aleksandar Vulin
RUSI- Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, do të bisedojë të hënën, m...
Bota
18 Gusht 2022, 17:49
e.k
Joseph Borrell
BRUKSEL- Ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve takimi i mbajtur në Bruksel mes kryeministrit të Kosov&eu...