18 Gusht 2022, 17:49
Nga e.k
Joseph Borrell
BRUKSEL- Ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve takimi i mbajtur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me zyrtarët e lartë të BE-së.
Në përfundim të takimit duke folur në një konferëncë për mediat, shefi i diplomacisë europiane Joseph Borrell është shprehur se në rast të një përshkallëzimi të mundshëm të situatës në veri të Kosovës të dyja palët do të cilësohen si përgjegjëse.
”Të dyja palët do të jenë përgjegjëse për ndonjë eskalim të mundshëm”, tha Borrell.
Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Por ky takim ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve duke e lënë konfliktin të hapur. Shefi i diplomacisë europiane Joseph Borrell më herët u shpreh besimplotë se do kishte një marrëveshje mes palëve por duket se përfundimi nuk ishte ashtu. Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thirrur në Beograd serbët e Kosovës në një takim që do të mbahet në sheshin "Serbia" ku pritet të mbajë dhe fjalimin më të rëndësishëm të tij në lidhje me dialogun e zhvilluar në Bruksel dhe do njoftojë se si do të vijohet me konfliktin në veri të Kosovës.
takimi kurti-vucic 18 gusht 2022
Bota
18 Gusht 2022, 17:47
I.A
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç, foli shkurt para gazetarëve...
Bota
18 Gusht 2022, 17:28
e.k
Alesandër Vuçiç
SERBI- Instituti i Beogradit për Çështje Evropiane ka bërë një studim të opini...
Bota
18 Gusht 2022, 17:23
s.s
Zelensky dhe Erdogan
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kombet e Bashkuara duhet të garantojnë sigurinë e term...
Bota
18 Gusht 2022, 17:19
e.k
Dritan Abazoviç
MONTENEGRO- Dita e nesërme do të jetë një ditë sfide për Dritan Abazoviçin pasi qeveria e ...
Bota
18 Gusht 2022, 17:05
s.s
Moti i nxehtë
AMERIKA QENDRORE- Fenomeni i quajtur “rripi i të nxehtit ekstrem” parashikohet të prekë Amerikën Qe...
Bota
18 Gusht 2022, 16:57
e.k
Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë në takim me zyrtarët e lartë në Bruksel
BRUKSEL- Sot në Bruksel me ...
Bota
18 Gusht 2022, 17:01
F.M
Josep Borrell
BRUKSEL- Josep Borrell, shefi i diplomacisë së jashtme është shprehur se takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Pr...
Bota
18 Gusht 2022, 16:53
s.s
Moti i keq në Itali
ITALI- Italia veriore dhe qendrore është prekur nga vala e motit të keq ku humbën jetën dy persona. ...
Bota
18 Gusht 2022, 16:42
e.k
Albin Kurtit dhe Lukas Mandl
BRUKSEL- Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian po mbahet dialogu Kosovë-Serbi për t'i...
Bota
18 Gusht 2022, 16:44
s.s
Droni kap notarin teksa përballet me aligatorin
SHBA- Një burrë në zonën e Gjirit të Tampa ka ndarë pamjet me dron ...