LIVE UPDATES
Bota

Deklarata e fortë e ekspertëve: Skuadra sekrete GUGI fshihet pas shpërthimeve në "Nord Stream"

Udhëheqësit perëndimorë kanë akuzuar Rusinë për sabotimin e linjës për të shkaktuar një krizë energjetike në Evropë përpara dimrit. Dhe sipas një analisti të pavarur të mbrojtjes, "nuk përjashtohet diskutimi" që Moska mund të ketë qenë pas sabotimit të gazsjellësit pikërisht nën hundën e NATO-s.

29 Shtator 2022, 15:44 Nga e.k
Deklarata e fortë e ekspertëve: Skuadra sekrete GUGI fshihet pas
Vladimir Putin

RUSI- Zhytësit e forcave speciale ruse mund të qëndrojnë pas sulmeve në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2, thonë ekspertët e sigurisë.

Zhytësit "Spetsnaz" një degë sekrete e ushtrisë ruse dhe dronët nënujorë mund të jenë përdorur për të hedhur në erë një rrugë të rëndësishme strategjike të furnizimit me gaz si Nord Stream, shkruan "San".

"Flluska të mëdha u ngritën në sipërfaqen e detit pranë ishullit danez të Bornholm", tha një anëtar i NATO-s pas raportimeve për shpërthime.

Suedia konfirmoi se kishte zbuluar dy shpërthime nënujore pranë rrjedhjes, ndërsa inxhinierët gjermanë të gazit raportuan një rënie "shpërthyese" të presionit në tubacion dhe se tubat ishin "çarë". Udhëheqësit perëndimorë kanë akuzuar Rusinë për sabotimin e linjës për të shkaktuar një krizë energjetike në Evropë përpara dimrit. Dhe sipas një analisti të pavarur të mbrojtjes, "nuk përjashtohet diskutimi" që Moska mund të ketë qenë pas sabotimit të gazsjellësit pikërisht nën hundën e NATO-s.

Eksperti i luftës nënujore HI Sutton tha se njësia e fshehtë detare ruse GUGI, që thuhet se raporton drejtpërdrejt te Vladimir Putin, mund të ketë përdorur anije spiunazhi për të kryer sulmin.

"Sot, Marina Ruse ka flotën më të madhe të nëndetëseve spiune në botë. Ato janë të vendosura në Arktik. Ato do të ishin në gjendje të dëmtonin një tub në Balltik. Megjithatë, kjo duket e pamundur”, tha njw specialist.

GUGI - Drejtoria e Përgjithshme sekrete për Eksplorimin e Detit të Thellë është në një mision për t'i dhënë një goditje katastrofike Perëndimit dhe është i njohur për zotërimin e anijeve më të mira të Marinës. Sutton tha gjithashtu se kanali i furnizimit nënujor ishte në 230 metra ujë "lëvizës" që mund të arrihej lehtësisht nga zhytës profesionistë të cilët më pas mund të vendosnin bombat.

Ai tha gjithashtu se Rusia është "shtëpia e një laboratori" që zhvillon drone nënujore më të fundit të aftë për të nisur sulme nga thellësia e detit.

"Rusia ka ende automjete autonome nënujore. Qendra e re për zhvillimin e tyre është në Shën Petersburg. Disa prej tyre mund të jenë të përshtatshme për një rënie të tillë", shpjegoi ai.

Studiuesi i Kolegjit Mbretëror Danez të Mbrojtjes Anders Pak Nilsen u bëri jehonë këtyre shqetësimeve, duke thënë se zhytësit e Putinit mund të vendosnin lehtësisht eksplozivë të telekomanduar në tubacion.

"Nga pikëpamja teknike, kjo nuk është e vështirë. Gjithçka që ju nevojitet është një varkë. Kjo kërkon zhytës që dinë të trajtojnë mjetet shpërthyese", tha ai.

Një tjetër shkak i mundshëm, sipas një burimi ushtarak britanik, është se forcat speciale ruse mund të kenë vendosur në mënyrë diskrete mina nga një anije tregtare false dhe t'i kenë shpërthyer ato ditë ose javë më vonë, sipas The Guardian.

Ndërkohë, mbetet e paqartë sesi tubacioni i fortifikuar rëndë i cili është i mbështjellë me 25 ton beton të përforcuar me çelik dhe peshon 11 ton secili u ça.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se inteligjenca sugjeroi se shpërthimet ishin të qëllimshme.

"Ne kemi shërbime të inteligjencës suedeze, por kemi marrë informacion edhe përmes kontakteve me Danimarkën dhe në bazë të kësaj kemi arritur në përfundimin se ndoshta ka qenë një akt i qëllimshëm. Ndoshta është sabotim", tha ajo.

Ndërkohë, dyshohet se CIA kishte paralajmëruar Gjermaninë për një sulm të mundshëm në tubacionet e gazit Nord Stream disa javë më parë, sipas SPIEGEL. Sizmologu suedez Bjorn Lund zbuloi një shpërthim prej 100 kg TNT dhe grupi norvegjez i monitorimit Norsar regjistroi një tërmet me magnitudë rreth 2.2 ballë. Lund tha se ai zbuloi dy shpërthime pranë tubacionit të hënën, një në orën 2 të mëngjesit dhe tjetri në orën 19:04.

Marrë dhe përkthyer nga "Blic"

rusi vladimir putin nato nord stream 1

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj