Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Një gjykatë ruse dha të premten vendimin kundër gazetarit amerikan Evan Gershkovich, në atë që shihet gjerësisht si një rast i motivuar politikisht.
RUSI- Rusia e dënoi gazetarin amerikan Evan Gershkovich të gazetës Wall Street Journal me 16 vjet burg të premten, në një gjyq të konsideruar gjerësisht si të sajuar. Ai është gazetari i parë amerikan i dënuar për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Baragona shumë vëzhgues të medias thonë se ky rasti nxjerr në pah gjendjen e medias në Rusi.
Një gjykatë ruse dha të premten vendimin kundër gazetarit amerikan Evan Gershkovich, në atë që shihet gjerësisht si një rast i motivuar politikisht. Dënimi me 16 vite burg nën akuzat për spiunazh kundër gazetarit amerikan është kundërshtuar ashpër nga gazeta “Wall Street Journal” dhe qeveria amerikane.
Shtëpia e Bardhë përsërit qëndrimin se zoti Gershkovich është arrestuar gabimisht dhe se “gazetaria nuk është një krim”.
“I gjithë ky proces ligjor është një sajesë. Ai është arrestuar pa të drejtë, nuk ka bërë asgjë të keqe. Ne kemi qenë të qartë për këtë që në fillim”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Vedant Patel.
Procesi gjyqësor ndaj zotit Gershkovich filloi më 26 qershor në Yekaterinburg, ku gazetari u ndalua për herë të parë në muajin mars të vitit 2023.
Ai është gazetari i parë amerikan që Rusia dënon për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë.
Ambasada e Rusisë në Uashington nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për koment. Por ministri i jashtëm rus thotë se një shkëmbim i të burgosurve është në diskutim. Vëzhguesit e medias thonë se ky rast nxjerr në pah gjendjen e medias në Rusi.
“Ky dënim me burg thjesht tregon se si gazetaria po përdoret si peng nga autoritetet ruse. Thjesht tregon mungesën e plotë të respektit ndaj gazetarisë së pavarur nga autoritetet ruse", thotë Karol Luczka nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit.
Gershkovich është një nga dy gazetarët amerikanë të arrestuar nga Rusia. Alsu Kurmasheva, e cila punon për Radion Evropa e Lirë që ashtu si Zëri i Amerikës, është pjesë e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale, është në paraburgim që nga tetori.
Gazetarja udhëtoi në Rusi për t’u kujdesur për nënën e saj. Që nga arrestimi i saj, asaj i është mohuar takimi me një zyrtar të zyrës konsullore amerikane dhe kontakti me burrin dhe vajzat e saj në Pragë.
Kurmasheva dhe Radio Evropa e Lirë i mohojnë akuzat, të cilat përfshijnë shkeljen e ligjeve të censurës ushtarake dhe mosregjistrimin si agjent i huaj.
“Ata nuk po e mbyllin Radion Evropa e Lirë duke burgosur gazetaren tonë. Ata nuk po i ndalin infromacionet tona duke burgosur Alsunë. Ata thjesht po ndajnë një nënë nga dy vajzat e saj adoleshente”, thotë Presidenti.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalen derisa Rusia të ndërpresë, “praktikën e saj barbare të mbajtjes së njerëzve peng ".
Rusia gjithashtu ka lëshuar urdhër-ndalimi dhe dënime në mungesë për gazetarët për raportimet e tyre në Ukrainë. Midis tyre është dhe gazetarja amerikane me origjinë ruse, Masha Gessen. Grupet mediatike thonë se Rusia ka një rekord drastik për burgosjen e gazetarëve, me 22 të arrestuar në fund të vitit të kaluar, 12 prej të cilëve janë shtetas të huaj./ Marrë nga VOA
pamje nga ngjarja SHBA- Rreth 10,000 punonjës të Disneyland po kërcënojnë me grevë për pagat dhe praktikat e menaxh...
Foto ilustruese HAGË- Krimi i organizuar është duke u përhapur nëpër Evropë, sipas agjencisë së Bashkimit Evro...
Recep Tayyip Erdogan TURQI- Turqia vazhdon të kundërshtojë krijimin e një Federate të bashkuar Qipriote, ka th&eum...
Foto ilustruese SPANJË- Policia spanjolle ka thënë të shtunën se ka arrestuar tre hakerë prorusë, të dyshuar pë...
albulena haxhiu KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje të shtunën për...
foto ilustruese KOSOVË- Logoja e NIS-it mund të shihet në të paktën tri pika furnizuese me karburante në veri të Kosov&e...
adolf hitler GJERMANI- Atentate të dështuara ndaj Hitlerit kishte pasur edhe më parë dhe gjatë Luftës së Dyt&e...
iryna farion UKRAINË- Një person i armatosur ka qëlluar dje për vdekje një ish-deputete nacionaliste të parlamentit të U...
autori SHBA- Një burrë nga Alabama akuzohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij së bashku me...
foto ilustruese FRANCË- Në Paris të Francës do të mbahen Lojërat Verore Olimpike. Në mesin e shteteve pjesëmarr&eum...