20 Korrik 2024, 15:26
Nga N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Policia spanjolle ka thënë të shtunën se ka arrestuar tre hakerë prorusë, të dyshuar për kryerje të sulmeve kibernetike me qëllime terroriste, kundër Spanjës dhe shteteve tjera të NATO-s. Të dyshuarit janë ndaluar për pjesëmarrje nëpër sulme kundër institucioneve publike dhe sektorëve strategjikë, kanë thënë autoritetet.
Sulmet dyshohet se janë kryer kundër uebfaqeve të organizatave publike dhe private, në sektorë qeveritarë, në infrastrukturë kritike dhe shërbime thelbësore në shtetet që mbështesin Ukrainën, teksa e lufton pushtimin rus, sipas njoftimit. Policia e ka publikuar një video në rrjetin social X – platformë e njohur më parë si Twitter – duke kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë parë elemente sovjetike të ngjitura në mure.
“Këto sulme kompjuterike janë organizuar nga grup i hakerëve NoName057(16), i cili ka nisur punën pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë dhe është më aktivi”, ka thënë policia.
“Në manifestin e tyre të themelimit, grupi e pranon që do të përgjigjet në përputhje me veprimet armiqësore anti-ruse të rusofobëve perëndimorë”. Arrestimet janë kryer nëpër rajone të ndryshme të Spanjës./ REL
spanja hakere
Bota
20 Korrik 2024, 12:57
r.ll
albulena haxhiu
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje të shtunën për...
Bota
20 Korrik 2024, 12:12
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Logoja e NIS-it mund të shihet në të paktën tri pika furnizuese me karburante në veri të Kosov&e...
Bota
20 Korrik 2024, 09:44
r.ll
adolf hitler
GJERMANI- Atentate të dështuara ndaj Hitlerit kishte pasur edhe më parë dhe gjatë Luftës së Dyt&e...
Bota
20 Korrik 2024, 09:24
r.ll
iryna farion
UKRAINË- Një person i armatosur ka qëlluar dje për vdekje një ish-deputete nacionaliste të parlamentit të U...
Bota
20 Korrik 2024, 09:03
r.ll
autori
SHBA- Një burrë nga Alabama akuzohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij së bashku me...
Bota
20 Korrik 2024, 08:57
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Në Paris të Francës do të mbahen Lojërat Verore Olimpike. Në mesin e shteteve pjesëmarr&eum...
Bota
20 Korrik 2024, 08:21
r.ll
donald trump, volodymyr zelenskyy
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se ai kishte zhvilluar një telefonatë shumë të mi...
Bota
20 Korrik 2024, 08:10
r.ll
mathew crooks, donald trump
SHBA- Një profil fillestar i njeriut që tentoi të vriste ish-presidentin Donald Trump është përpi...
Bota
20 Korrik 2024, 07:39
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Pas kaosit të ndërprerjes globale të IT të së premtes, pa dyshim më e keqja që ka parë bota ,...
Bota
20 Korrik 2024, 07:34
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shërbimet filluan të riktheheshin pas një ndërprerje globale kibenernetike që shkaktoi ndalimin e fluturimev...