Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Aleatja e ngushtë, Australia, të hënën iu bashkua Francës, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke njoftuar se do të njohë shtetin palestinez në shtator, kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
ZELANDË E RE- Deputetja në Zelandën e Re, Chloe Swarbrick, u urdhërua që të largohej nga Parlamenti gjatë një debati të nxehtë lidhur me përgjigjen e Qeverisë sa i përket palestinezëve.
Debati parlamentar u thirr pasi Qeveria e qendrës së djathtë tha se po peshon qëndrimin e saj nëse duhet të njohë ose jo një shtet palestinez.
Aleatja e ngushtë, Australia, të hënën iu bashkua Francës, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke njoftuar se do të njohë shtetin palestinez në shtator, kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Swarbrick, bashkëudhëheqëse e Partisë së Gjelbër, tha se Zelanda e Re është “vonuar” dhe mungesa e marrjes së një vendimi është e papranueshme, duke kërkuar nga anëtarët e Qeverisë që të mbështesin një projektligj “për të sanksionuar Izraelin për krime të luftës”.
Ky projektligj ishte propozuar nga partia e saj në mars dhe është mbështetur nga të gjitha partitë opozitare.
“Nëse ne gjejmë gjashtë nga 68 deputetët e Qeverisë që kanë shtyllë kurrizore, ne mund të jemi në anën e drejt të historisë”, tha Swarbrick.
Kryeparlamentari Gerry Brownlee thse kjo deklaratë ishte “krejtësisht e papranueshme”, duke i kërkuar deputetes që të tërheqë këto fjalë dhe të kërkojë falje. Swarbrick refuzoi të bëjë një gjë të tillë dhe më pas u urdhërua që të largohej nga Parlamenti.
Brownlee më vonë sqaroi se Swarbrick mund t’i kthehet punimeve të seancës plenare të mërkurën, por nëse deputetja sërish refuzon të kërkojë falje, ajo do të përjashtohet nga Parlamenti.
Zelanda e Re ka thënë se do të vendosë në shtator nëse do të njohë ose jo një shtet palestinez.
Ministri i Jashtëm, Winston Peters, i tha Parlamentit se muajin e ardhshëm Qeveria do të mbledhë informacione dhe do të bisedojë me partnerët dhe më pas do të marrë vendim për këtë çështje.
“Ne do ta peshojmë këtë vendim me kujdes dhe nuk do të ngutemi”, tha Peters.
Së bashku me Partinë e Gjelbër, partitë e tjera opozitare, Partia Laburiste dhe Te Pati Maori, mbështesin njohjen e shtetit palestinez.
Deputeti laburist, Peeni Henare, tha se Zelanda e Re ka një histori të fortë të qëndrimit mbi parimet dhe vlerat e saj dhe në këtë rast “po mbetet pas”./REL
foto ilustruese PHENIAN- Mijëra koreano-veriorë po dërgohen të punojnë në kushte skllavërie në Rusi për të...
madonna, papa leo SHBA- Artistja e famshme botërore, Madonna i ka kërkuar Papa Leos të vizitojë Gazën në një mision...
foto ilustruese BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë të martën se Ukraina ka të drejtën e natyrshme të z...
gazetaret e vrare SHBA- Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka dënuar sulmin izraelit që vrau gjashtë gazetarë në...
foto ilustruese BALLKAN- Të hënën (11.08.2025) sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë në vend ishin nj&eu...
hegseth, trump, leavitt SHBA- "Unë do të angazhoj gardën kombëtare, për të rivendosur ligjin, rendin dhe sigurinë publik...
foto ilustruese SHBA- Një gjyqtar federal amerikan hodhi poshtë të hënën një kërkesë të Departamentit të ...
foto ilustruese PENSILVANI- Të paktën dy punëtorë u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën në një...
putin, trump UKRAINË- Kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, të takohen këtë javë në ...
foto ilustruese SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor ...