Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Reporterët pa Kufij, një grup për lirinë e medias, e dënoi gjithashtu me forcë sulmin që e quajti "vrasjen e Sharifit". Shoqata e Shtypit të Huaj tha se ishte e indinjuar nga vrasja e synuar.

SHBA- Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka dënuar sulmin izraelit që vrau gjashtë gazetarë në Gaza, duke e quajtur atë një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Pesë gazetarë të Al Jazeera-s, përfshirë korrespondentin Anas al-Sharif, u vranë në një sulm ajror izraelit të dielën. Gjithashtu dy të tjerë humbë jetën, përfshirë një gazetar të pavarur. Ushtria izraelite tha se e kishte vënë në shënjestër Sharifin, duke pretenduar se ai kishte shërbyer si kreu i një qelize terroriste në Hamas, diçka që Sharif e mohoi.
Ndërkohë edhe grupet e të drejtave të medias dhe vendet, përfshirë Katarin, e dënuan sulmin. Zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ishte "thellësisht e shqetësuar" dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur.
Funeralet e Sharif, korrespondentit tjetër të Al Jazeera-s, Mohammed Qreiqeh, dhe kameramanëve Ibrahim Zaher, Mohammed Noufal dhe Moamen Aliwa u zhvilluan të hënën pas sulmit me raketa në tendën e tyre në qytetin e Gazës. Mohammad al-Khaldi u emërua nga mjekët në spitalin al-Shifa si gazetari i gjashtë i vrarë gjatë sulmit. Rrugët në Gaza ishin të mbushura me turma njerëzish të mbledhura për funeralet e gazetarëve. Anas al-Sharif ishte një emër i njohur që kishte miliona ndjekës në internet.
Reporterët pa Kufij, një grup për lirinë e medias, e dënoi gjithashtu me forcë sulmin që e quajti "vrasjen e Sharifit". Shoqata e Shtypit të Huaj tha se ishte e indinjuar nga vrasja e synuar. Ajo tha se ushtria izraelite i kishte etiketuar vazhdimisht gazetarët palestinezë "si militantë, shpesh pa prova të verifikueshme". Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) tha po ashtu se ishte i tronditur nga sulmi dhe se Izraeli nuk kishte arritur të ofronte prova për të mbështetur akuzat e tij kundër Sharif.
Ushtria izraelite ka sugjeruar se ka dokumente të gjetura në Gaza që konfirmojnë se Sharif i përkiste Hamasit. Tha se këto përfshijnë "lista të personelit, lista të kurseve të trajnimit terrorist, drejtori telefonike dhe dokumente pagash".
Deri më tani nuk është dhënë asnjë shpjegim nga Izraeli për vrasjen e të gjithë ekipit të lajmeve të Al Jazeera-s. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) thotë se të paktën 186 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza në tetor 2023 - periudha më vdekjeprurëse për gazetarët që kur filloi të regjistronte të dhëna të tilla në vitin 1992.
Qeveria izraelite nuk lejon organizatat ndërkombëtare të lajmeve, të hyjnë në Gaza të raportojnë lirisht, kështu që shumë media mbështeten te gazetarët me bazë në Gaza për mbulim. Ndërkohë, në Gaza, pesë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në 24 orët e fundit, përfshirë një fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga kequshqyerja në 222, përfshirë 101 fëmijë, tha ministria e shëndetësisë.
Agjencia humanitare e OKB-së tha të premten se sasia e ndihmës që hyn në Gaza vazhdon të jetë "shumë nën minimumin e kërkuar për të përmbushur nevojat e mëdha të njerëzve". Muajin e kaluar, ekspertët globalë të sigurisë ushqimore të mbështetur nga OKB paralajmëruan se "skenari më i keq i urisë po zhvillohet aktualisht".
Izraeli ka vazhduar të mohojë se në Gaza ka uri dhe ka akuzuar agjencitë e OKB-së se nuk marrin ndihma në kufij dhe nuk e shpërndajnë atë. Agjencia humanitare e OKB-së ka thënë se vazhdon të shohë pengesa dhe vonesa ndërsa përpiqet të mbledhë ndihma nga zonat kufitare të kontrolluara nga Izraeli. Izraeli nisi ofensivën e tij në përgjigje të sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng. Që atëherë, 61,430 njerëz janë vrarë në Gaza si pasojë e fushatës ushtarake të Izraelit, sipas ministrisë së shëndetësisë.
foto ilustruese BALLKAN- Të hënën (11.08.2025) sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë në vend ishin nj&eu...
hegseth, trump, leavitt SHBA- "Unë do të angazhoj gardën kombëtare, për të rivendosur ligjin, rendin dhe sigurinë publik...
foto ilustruese SHBA- Një gjyqtar federal amerikan hodhi poshtë të hënën një kërkesë të Departamentit të ...
foto ilustruese PENSILVANI- Të paktën dy punëtorë u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën në një...
putin, trump UKRAINË- Kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, të takohen këtë javë në ...
foto ilustruese SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e ka angazhuar të hënën ushtrinë për ta luftuar krimin e dhunshëm n&eu...
pamje nga aksidenti PERU- Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur n&eu...
Anas al-Sharif GAZA- "Kam përjetuar dhimbje në të gjitha detajet e saj dhe kam shijuar dhimbjen dhe humbjen vazhdimisht. Pavarësisht k&...
Masud Pezeshkian IRAN- Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me S...