Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kombet e Bashkuara thonë se 2.3 milionë banorët e Gazës janë duke u përpjekur për të gjetur ushqim dhe mbi 500,000 përballen me uri.
QIPRO- Në portin Larnaka në Qipro, po ngarkohet sot ndihma humanitare për Gazën, në anijen e një organizate bamirëse spanjolle, në atë që pritet të jetë dërgesa e parë përmes një korridori detar mes Qipros e Gazës.
Të premten, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se korridori detar mund të fillojë të jetë funksional, në kuadër të përshpejtimit të përpjekjeve perëndimore për të lehtësuar krizën humanitare në rajonin palestinez të shkatërruar nga lufta.
Anija “Open Arms” pritet të niset për në Gazë këtë të shtunë.
"Ekipet e World Central Kitchen janë në Qipro duke ngarkuar paleta me ndihma humanitare në një anije që do të niset për në veri të Gazës," tha organizata bamirëse përmes një deklarate të premten.
Në fjalimin e tij për gjendjen në vend të enjten, Presidenti Joe Biden njoftoi se i kishte kërkuar ushtrisë amerikane të ndërtojë një port të përkohshëm në brigjet e Rripit të Gazës.
Pentagoni tha të premten se për ndërtimin e portit të përkohshëm mund të duhen 60 ditë kohë dhe mund të jetë e nevojshme që për këtë të përshihen 1 mijë anëtarë të personelit amerikan.
Ndërkohë edhe sot vazhdoi dërgimi i ndihmave humanitare përmes rrugëve ajrore në Gazë. Ushtria jordaneze lëshoi pako me ndihma humanitare në Rripin e Gazës, në bashkëpunim me vende të tjera, Egjiptin, Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Belgjikën.
Kombet e Bashkuara thonë se 2.3 milionë banorët e Gazës janë duke u përpjekur për të gjetur ushqim dhe mbi 500,000 përballen me uri.
Ndërkohë, shpresat për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit përpara muajit të Ramazanit, i cili fillon më 10 mars, duket se janë venitur.
Duke folur dje për gazetarët, në Pensilvani, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se "dukej e vështirë" arritja e marrëveshjes deri të dielën.
Lufta në Gazë nisi pas sulmit të Hamasit në 7 tetor ndaj Izraelit, ku sipas autoriteteve izraelite u vranë 1200 persona dhe u morën 250 pengje.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi, si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 30 mijë palestinezë./VOA
kongresi amerikan SHBA- Në fjalimin e tij për gjendjen e vendit, Presidenti amerikan Joe Biden kërkoi miratimin nga Senati të paket&eum...
pamje nga ngjarja BRITANI E MADHE- Protestuesit pro Palestinës kanë spërkatur pikturën historike të figurës britanike Lo...
peshkaqeni mako SHBA- Pamjet e pabesueshme tregojnë një peshkaqen vdekjeprurës ‘mako’ duke u tundur dhe duke u përplas...
Cisterna e naftës Advantage Sweet, që u konfiskua nga Irani. Fotografi nga arkivi. IRANI- Irani thotë se do ta konfiskojë cistern&...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për shitje, tha presidenti s...
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski POLONIA- Ministri i Jashtëm i Polonisë tha se prania e forcave të NATO-s në Ukr...
Foto nga vendi i ngjarjes SHBA- Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të premten, në perën...
Lokali i djegur në Zveçan që ishte në pronësi të nënkryetares të komunës, Natasha Tomaniç KOSOVA- Lis...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ANKARA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se zgjedhjet lokale të...
Foto ilustruese FINLANDË-Shërbimi Finlandez i Sigurisë dhe Inteligjencës paralajmëroi Suedinë sot për “kërc&...