LIVE UPDATES
Bota

Cisterna e naftës, "molla e sherrit" mes Iranit dhe SHBA-së

Tani, një vit më vonë, Teherani thotë se do ta konfiskojë cisternën e naftës së Advantage Sweet, e cila ishte duke transportuar naftë nga Kuvajti drejt shtetit amerikan, Teksas, si shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve dëmtuese amerikane kundër Republikës Islamike.

9 Mars 2024, 14:44 Nga M.B
Cisterna e naftës, "molla e sherrit" mes Iranit dhe SHBA-së
Cisterna e naftës Advantage Sweet, që u konfiskua nga Irani. Fotografi nga arkivi.

IRANI- Irani thotë se do ta konfiskojë cisternën e naftës së Advantage Sweet, e cila ishte duke transportuar naftë nga Kuvajti drejt shtetit amerikan, Teksas, si shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve dëmtuese amerikane kundër Republikës Islamike. Agjencia e lajmeve Mizan, e cila është e lidhur me gjyqësorin iranian, raportoi më 6 mars se një gjykatë në Teheran kishte marrë vendim për konfiskimin e naftës, e cila kap vlerën e rreth 50 milionë dollarëve.

Dega e 55-të e Gjykatës së Drejtësisë në Teheran tha se të hollat nga shitja e asaj nafte do të përdoren për dëmshpërblimin e pacientëve që vuajnë nga epidermoliza bulloza – një sëmundje e rrallë e lëkurës. Gjykata tha se sanksionet amerikane ia kishin pamundësuar një kompanie suedeze shitjen e barnave që përdoren për shërimin e kësaj sëmundjeje në Iran, dhe si pasojë ato u kanë shkaktuar “pacientëve dëme të rënda emocionale dhe fizike”. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, e kritikoi vendimin e gjykatës dhe kërkoi “lirimin e menjëhershëm” të cisternës së naftës.

“Kërcënimet e vazhdueshme të anijeve nga Irani dhe ndërhyrja e tij në të drejtat dhe liritë e lundrimit në rrugët më jetike detare të rajonit, është kërcënim për sigurinë detare, stabilitetin rajonal dhe eknominë globale”, tha Miller më 6 mars.

Ushtria amerikane tha në janar se Irani “është duke i mbajtur peng pesë anije dhe mbi 90 anëtarë” nga anijet të cilat i uzurpoi më 2023. Trupa e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (TGRII), dega elitare e Forcave të Armatosura të Iranit, është ajo që i kryen shumicën e operacioneve për kapjen e cisternave të naftës nga Irani. Irani tha se cisternën e Advantage Sweet e kapi në prill 2023. Cisterna ishte marrë me qira nga gjiganti amerikan i naftës, Chevron, dhe po barte naftë për në portin amerikan të Hjustonit, sipas të dhënave për gjurmimin e dërgesës. Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara e konfiskuan Suez Rajanin, një cisternë nafte e cila po transportonte naftë të ndaluar iraniane drejt Kinës.

Pak muaj pasi e konfiskoi Suez Rajanin, dhe me gjithë kërcënimet nga Teherani, Uashingtoni filloi ta shkarkojë naftës nga cisterna në gusht 2023. Aktvendimi i gjykatës në Teheran e ka zhvendosur vëmendjen te ndikimi i sanksioneve amerikane në sektorin e shëndetësisë në Iran. Më 2018, presidenti i atëhershëm Donald Trump e tërhoqi Uashingtonin në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje historike për armët bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore, dhe rivendosi sanksione kundër Teheranit. Në vitet e fundit, iranianët janë përballur me rritje çmimesh dhe me mungesë të barnave jetike, përfshirë ato për mjekimin e kancerit dhe insulinë, për shkak të sanksioneve amerikane dhe të korrupsionit.

Ushqimi dhe barnat nuk përfshihen në sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj Iranit. Por, në praktikë, sanksionet ia kanë bërë të vështirë Iranit të blejë disa lloje barnash, sipas grupeve për të drejtat e njeriut. Kjo përfshin edhe fashat e specializuara, të prodhuara nga firma suedeze Molnlycke, të cilat përdoren për trajtimin e pacientëve me epidermolizën bulloza, të cilët shpesh vuajnë nga fshikat dhe nga plagët, të ngjashme me djegiet e shkallës së tretë. Atyre u drejtohen nganjëherë si pacientët “flutura”, për shkak të brishtësisë së lëkurës së tyre. Miller tha për gazetarë më 6 mars se sanksionet amerikane “nuk i kanë penguar kurrë blerjet humanitare”.

“Ne nuk e kemi parandaluar kurrë mbërritjen e barnave te qytetarët iranianë”, tha Miller.

EB Home, OJQ iraniane, e kishte bërë një ankesë të pasuksesshme kundër Molnlycke në Suedi më 2021.

Në ankesën e dështuar, kjo OJQ kishte pretenduar se Molnlycke e kishte njoftuar atë në mars 2019 se kishte “vendosur të mos bëjë më biznes që ndërlidhet me Iranin tani për tani”.

Në një raport më 2021, ekspertët e Kombeve të Bashkuara paralajmëruan për pasoja nëse ka “mbipërputhje” me sanksionet amerikane për “fëmijët flutura”, për të cilët tha se “nuk po mund ta gëzojnë më të drejtën për mjekim”. Një vit më vonë, Qeveria suedeze i dha mbështetje financiare Fondin të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë dhe dërgoi fasha të specializuara në Iran.

“Mungesa e barnave të caktuara dhe produkteve shëndetësore në Iran është shqetësim njerëzor, i prekur nga ndikimi i sanksioneve ndaj regjimit për transaksionet financiare. Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje dhe ne do ta vazhdojmë ta mbështesim një zgjidhje të tillë”, tha ambasadori i atëhershëm suedez në Iran, Mattias Lentz./ REL

nafta irani shba

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë