LIVE UPDATES
Bota

Dërgohet në paraburgim ushtari amerikan i arrestuar në Rusi

Zëdhënësja e Ushtrisë Amerikane, Cynthia Smith, konfirmoi në një deklaratë më 6 maj se ushtari, i cili nuk u identifikua, u ndalua katër ditë më parë në Vladivostok, një port ushtarak dhe tregtar në lindjen e largët të Rusisë.

7 Maj 2024, 08:59 Nga r.ll
Dërgohet në paraburgim ushtari amerikan i arrestuar në Rusi
foto ilustruese

RUSI- Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë, qytetin Vladivostok, ka urdhëruar arrestimin e rreshterit të Shtabit të Shteteve të Bashkuara, Gordon Black dhe e dërgoi atë në paraburgim deri të paktën më 2 korrik, tha më 7 maj zëdhënësja e gjykatës, Elena Oleneva.

Black u akuzua për "vjedhje që i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm një qytetari", raportoi Kommersant, duke cituar zëdhënësen e gjykatës. Dënimi maksimal për akuzën është pesë vjet burgim.

Mediat perëndimore kishin raportuar më herët se një ushtar amerikan ishte arrestuar në Rusi dhe se ishte akuzuar për vjedhje pasi kishte udhëtuar atje nga Koreja e Jugut, ku ishte i vendosur, pa informuar eprorët e tij, duke u shtuar në listën e amerikanëve të ndaluar nga Moska në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin.

Zëdhënësja e Ushtrisë Amerikane, Cynthia Smith, konfirmoi në një deklaratë më 6 maj se ushtari, i cili nuk u identifikua, u ndalua katër ditë më parë në Vladivostok, një port ushtarak dhe tregtar në lindjen e largët të Rusisë.

Ajo tha se Rusia njoftoi Shtetet e Bashkuara dhe ushtria e njoftoi familjen e ushtarit. Smith nuk dha detaje të tjera në deklaratë për shkak të "ndjeshmërisë së kësaj çështjeje". Ambasada e SHBA-së po kërkon qasje konsullore tek ai, raportoi CNN. Ndalimi i ushtarit i shtohet listës së shtetasve amerikanë që mbahen në Rusi në rrethana të ndryshme dhe vjen pasi tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit janë në nivelet më të larta që nga Lufta e Ftohtë.

Në mesin e atyre që po mbahen janë gazetarët Alsu Kurmasheva e Radios Evropa e Lirë dhe Evan Gershkovich i The Wall Street Journal, të cilët janë ndaluar me akuza që ata, punëdhënësit dhe mbështetësit e tyre i refuzojnë dhe i konsiderojnë si të motivuara politikisht.

Po ashtu, po mbahet edhe Paul Whelan, i cili në vitin 2020 u dënua me 16 vjet burg për akuzat e spiunazhit që ai dhe qeveria amerikane i kanë hedhur poshtë vazhdimisht. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ushtari i arrestuar po konsiderohej si i munguar pa leje nga ushtria amerikane.

“Federata Ruse njoftoi Departamentin e Shtetit të SHBA-së për ndalimin penal në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore”, tha Smith në deklaratë.

“Ushtria njoftoi familjen e tij dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po ofron mbështetjen e duhur konsullore për ushtarin në Rusi”, shtoi ajo.

Zyrtarët thanë se ushtari ishte i vendosur në Korenë e Jugut, ku ushtria amerikane ka rreth 28.500 trupa, dhe ishte në proces të kthimit në shtëpi në Fort Cavazos, Teksas, por në vend të kësaj udhëtoi për në Rusi.

"Jam thellësisht i shqetësuar nga raportet se një oficer i ushtrisë amerikane është arrestuar në Rusi. Putin ka një histori të gjatë të mbajtjes peng të qytetarëve amerikanë," tha në një postim në X përfaqësuesi Michael McCaul, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në shtator 2023 Departamenti i Shtetit lëshoi një paralajmërim "mos udhëto" për qytetarët amerikanë. I pyetur për incidentin, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit do të konfirmonte vetëm se "një shtetas amerikan është ndaluar në Rusi".

"Ne përsërisim paralajmërimet tona të forta në lidhje me rrezikun që paraqitet për qytetarët amerikanë brenda Federatës Ruse. Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë, siç thuhet në këshillën tonë të udhëtimit për në Rusi," tha zëdhënësi.

Incidenti vjen më pak se një vit pasi ushtari amerikan, Travis King, i vendosur gjithashtu në Korenë e Jugut në atë kohë, lëvizi në Korenë e Veriut përmes zonës së çmilitarizuar shumë të fortifikuar që ndan dy vendet. Koreja e Veriut më vonë dëboi Kingun, i cili u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe u ngarkua për dezertim./Marrë nga REL

rusi gordon black

Sondazh

Poll
Bota 7 Maj 2024, 07:25 N.F

Arrestohet ushtaraku amerikan në Rusi

Foto ilustruese RUSI- Një ushtar amerikan është arrestuar në Rusi dhe akuzohet për vjedhje, thanë dy zyrtarë amerikan&eu...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj