LIVE UPDATES
Bota

Dëshmitari kyç i prokurorisë, Michael Cohen sot në gjyqin kundër ish-presidentit Trump

Ish-avokati personal i zotit Trump, që nga momenti që ky i fundit mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2017, u nda me të, kur prokurorët federalë nisën të hetojnë fushatën presidenciale të zotit Trump në vitin 2016. Prej atij momenti zoti Cohen u kthye në një nga kritikët më të hapur të zotit Trump.

13 Maj 2024, 18:09 Nga r.ll
Dëshmitari kyç i prokurorisë, Michael Cohen sot në gjyqin
michael cohen

SHBA- Ish-avokati i Donald Trump-it, Michael Cohen, filloi të japë sot dëshminë, mbi të cilën juria mund të përcaktojë nëse do ta shpallë fajtor, apo të pafajshëm ish-presidentin amerikan.

Zoti Trump akuzohet se ka fshehur në mënyrë të paligjshme një pagesë bërë aktores së filmave pornografike Stormy Daniels, e cila pretendon se ka patur një marrëdhënie seksuale me të. Zoti Trump e ka mohuar të ketë patur lidhje me zonjës Daniels.

Për rreth një dekadë, 57 vjeçari Michael Cohen, ka punuar si drejtues ekzekutiv dhe avokat në kompaninë e pasurive të patundshme të zotit Trump me bazë në Nju Jork. Ai njihej si njeri besnik i tij dhe një një rast ai ka deklaruar se ishte i gati “të merrte dhe plumbin” për zotin Trump.

Ish-avokati personal i zotit Trump, që nga momenti që ky i fundit mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2017, u nda me të, kur prokurorët federalë nisën të hetojnë fushatën presidenciale të zotit Trump në vitin 2016. Prej atij momenti zoti Cohen u kthye në një nga kritikët më të hapur të zotit Trump.

Të premten, gjykatësi Juan Merchan u kërkoi prokurorëve që t'i kërkojnë zotit Cohen të ndalë deklaratat publike në lidhje me çështjen, pas kërkesës së avokatit mbrojtës t zotit Trump, Todd Blanche, i cili u ankua se zoti Cohen, kishte folur në mediat sociale ndërsa mbante veshur një bluzë ku zoti Trump shfaqej pas hekurave.

Në qendër të gjyqit që nisi më 15 prill në Manhatan është shuma prej 130,000 dollarësh, me të cilën zoti Cohen pagoi zonjën Daniels, për të siguruar heshtjen e saj për një marrëdhënie të dyshuar seksuale me zotin Trump.

Prokurorët thonë se zoti Trump, e rimbursoi më pas zotin Cohen dhe në mënyrë të paligjshme i regjistroi pagesat si shpenzime ligjore të kompanisë së tij.

Sipas akuzës të dhënat e ndryshuara të biznesit mbuluan shkeljen e ligjit zgjedhor dhe të ligjeve të shtetit të Nju Jorkut për taksat. Ndaj ish-presidentit rëndojnë 34 akuza, që nga ato për kundërvajtje, e deri në vepra penale të dënueshme me deri katër vjet heqje e lirie.

Zoti Trump është deklaruar i pafajshëm dhe mohon të ketë patur marrëdhënie seksuale me zonjën Daniels. Ai e quan çështjen ndaj tij, një përpjekje të motivuar politikisht për ta penguar atë ndërsa rikandidon për Shtëpinë e Bardhë.

Në një tubim politik në Nju Xhersi të shtunën në mbrëmje ai e cilësoi prokurorin e çështjes Alvin Bragg, një njeri të korruptuar.

Prokurorët thonë se pagesa për zonjën Daniels ishte pjesë e një skeme të paligjshme për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016, duke blerë heshtjen e atyre personave, që mund të kishin informacione të dëmshme për zotin Trump. Por avokatët e ish-presidentit thonë se pagesa për zonjën Daniels ishte bërë për t'i kursyer atij një siklet me familjen e tij.

Në vitin 2018 zoti Cohen u deklarua fajtor për shkelje të ligjit federal mbi financimin e fushatës, lidhur me pagesën për zonjën Daniels. Ai ka dëshmuar se ishte zoti Trump ai që e kishte udhëzuar atë ta paguante ish-aktoren e filmave për të rritur. Por prokurorët e asaj çështjeje federale, nuk ngritën akuza ndaj zotit Trump, për kryerje të ndonjë shkeljeje penale.

Gjatë procesit gjyqësor avokatët mbrojtës të zotit Trump kanë goditur besueshmërinë e zotit Cohen, duke e paraqitur atë si një gënjeshtar dhe një njeri të cilit nuk mund t’i besohet. Mbrojtja thotë se zoti Cohen e pagoi vetë zonjën Daniels dhe se klienti i tyre nuk ka të bëjë me pagesat që janë në qendër të këtij procesi gjyqësor.

Zoti Cohen ka pranuar se ka gënjyer nën betim disa herë, duke i dhënë mundësi mbrotjes së zotit Trump, ta përdorë këtë fakt për për të minuar besueshmërinë e tij.

Ai ka pranuar se në vitin 2017 ka gënjyer Kongresin për një projekt në fushën e pasurive të paluajtshme të organizatës Trump në Moskë, që më vonë tha se e kishte bërë për të mbrojtur zotin Trump.

Ai gjithashtu është deklaruar fajtor për shkeljen e ligjit mbi taksat në vitin 2018, por tashmë thotë se nuk e ka kryer atë krim./VOA

michael cohen donald trump shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj