LIVE UPDATES
Bota

"Ligj vetëm në letër", Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Personat e komunitetit LGBTI+ (lesbiket, homoseksualët, biseksualët, transgjinorët, ndërgjinorët e të tjerë) në Kosovë dhe aktivistët për të drejtat e tyre raportojnë për probleme të tilla tash e shumë vite, përkundër ligjeve që e ndalojnë diskriminimin.

13 Maj 2024, 17:45 Nga r.ll
"Ligj vetëm në letër", Kosova cilësohet
foto ilustruese

KOSOVË- Mospranim, dhunë psikologjike e fizike, diskriminim. Personat e komunitetit LGBTI+ (lesbiket, homoseksualët, biseksualët, transgjinorët, ndërgjinorët e të tjerë) në Kosovë dhe aktivistët për të drejtat e tyre raportojnë për probleme të tilla tash e shumë vite, përkundër ligjeve që e ndalojnë diskriminimin.

Në një raport të publikuar në mars të këtij viti, nga Spartacus Gay Travel Index, këto probleme theksohen dhe bëjnë që Kosova të renditet si vendi më pak mikpritës për personat e komunitetit LGBTI+ në mesin e vendeve të Ballkanit dhe më keq se vendet e Bashkimit Evropian.

Pse vlerësohet Kosova si jomikpritëse për personat LGBTI+?

Kjo pyetje ka një përgjigje shumë të thjeshtë për Kristian Rrasajn, ekspert ligjor i organizatës Qendra për Barazi dhe Liri e Komunitetit LGBT në Kosovë (CEL): mungesën e emancipimit të shoqërisë.

“Mënyra e vetme për të jetuar të sigurt personat e komunitetit LGBTI+ në Kosovë, është duke e mbajtur të fshehtë identitetin e tyre”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Edhe në raportin e publikuar të Spartacus Gay Travel Index, qasja armiqësore e banorëve lokalë ndaj personave të komunitetit LGBTI+ cilësohet si problem i pranishëm në Kosovë.

Nga të gjitha kategoritë, Kosova merr pikë pozitive vetëm në njërën: ekzistencën e një ligji që lufton diskriminimin.

Kosova e ka Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi që nga viti 2015. Por, Rrasaj thotë se zbatimi i tij lë shumë për të dëshiruar.

“Ai ligj ekziston vetëm në letër. I zbatueshëm nuk është aspak. Nëse ekzistenca e këtij ligji është marrë si faktor që Kosova të renditet më lart, atëherë kjo nuk e paraqet realitetin”, thotë ai.

Në shtator të vitit të kaluar, Zyra e Kryeministrit të Kosovës publikoi një raport vlerësues të këtij ligji dhe gjeti disa mangësi në zbatimin e tij, përfshirë mungesën e një organi për shqiptimin e gjobave, që kishte bërë që të mos zbatohen dispozitat ndëshkimore, të cilat përcaktohen me këtë ligj.

Kosova, gjithashtu, humb pikë pasi nuk i lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë. Kjo gjë ishte paraparë të rregullohej me Projektkodin Civil, i cili nuk ka marrë mbështetje në Kuvendin e Kosovës.

Mospajtimet e deputetëve mbi këtë dokument lidheshin me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i "bashkësive civile" mes personave me gjini të njëjtë.

Si nga krerët e bashkësive fetare në Kosovë, Projektkodi Civil është kundërshtuar edhe nga disa deputetë, të cilët argumentojnë se janë kundër tij pasi që duan t’i mbrojnë “vlerat e familjes”.

Në vitet e fundit, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përsëritur disa herë se Projektkodi Civil do të miratohet në Kuvendin e Kosovës së shpejti. Megjithatë, ai nuk është dërguar ende në Kuvend.

Arbër Nuhiu, udhëheqës i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD), beson se ligjet dhe zbatueshmëria e tyre nuk mjaftojnë që Kosova të shihet si vend më mikpritës për komunitetin LGBTI+.

“Edhe nëse miratohet Projektkodi Civil, ndoshta do ta ketë një pikë më shumë... Por, prapë, [Kosova] do të mbetet armiqësore për personat LGBTI+, sepse kjo nuk varet shumë prej institucioneve, më shumë varet nga qëndrimet, mentaliteti dhe edukata e qytetarëve”, thotë Nuhiu për REL-in.

Sipas një studimi të vitit 2015 të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), 81 për qind e personave të komunitetit LGBTI+ në Kosovë janë përballur me abuzim psikologjik, ndërsa 29 për qind kanë përjetuar edhe dhunë fizike.

Të dhëna të sakta të rasteve të dhunës për vitet e fundit nuk ka. Në vitin 2022 ishin raportuar pesë raste të tilla, por numri i vërtetë besohet të jetë më i lartë.

“Organizatat për të drejtat e [komunitetit] LGBTQI+ vunë re një rritje të dhunës në familje kundër individëve LGBTI+, megjithëse shumica e rasteve nuk u raportuan”, thuhet në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Kosovë.

Sipas raportit të sivjetmë të Amnesty International, personat LGBTI+ në Kosovë përballen me diskriminim dhe nivel të ulët të pranueshmërisë në shoqëri.

“Këtu del paradoksi. Ne i kemi ligjet goxha moderne, por ngecim jo vetëm te zbatimi, por te mentaliteti dhe mendësia e shoqërisë kosovare”, thotë Nuhiu.

Çfarë ndikimi ka kjo renditje e Kosovës?

Nuhiu e cilëson renditjen e Kosovës në këtë raport si një njollë të zezë mbi reputacionin e vendit në skenën ndërkombëtare.

“Ta mohosh jetën e dikujt është mjaft problematike për një shtet demokratik e liberal si Kosova dhe për një shtet që ka synim të integrohet në Bashkimin Evropian dhe në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtarë”, thotë ai.

Nuhiu veçon Këshillin e Evropës (KiE) nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare si një organizatë që synon t’i mbrojë të drejtat e njeriut në Evropë.

“Kur ne tentojmë të bëhemi pjesë e një institucioni të tillë dhe kemi qëndrime të tilla të shoqërisë kosovare, atëherë kjo është shumë problematike. Normalisht që mund të shfaqet si sfidë për anëtarësim [në KiE]”, thotë ai.

Kosova aplikoi për anëtarësim në KiE në fund të vitit 2022. Në prill të këtij viti, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës. Por, ndërkohë, shtete si Franca dhe Gjermania kërkuan kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe - gjë të cilën Qeveria e Kosovës nuk e pranoi.

Kush i vuan pasojat?

Spartacus Gay Travel Index vlerëson se sa është një vend i sigurt dhe mikpritës për pjesëtarët e komunitetit LGBTI+, të cilët mund të shkojnë ta vizitojnë atë vend.

“Shoqëria në Kosovë tenton ta mohojë ekzistencën e këtyre personave. Normalisht që kjo, në mënyrë direkte, reflektohet edhe te mikpritja për turistët LGBTI+”, thotë Nuhiu.

Ai shton se ka dëgjuar për raste ku turistë që i përkasin këtij komuniteti, janë përjashtuar nga apartamentet ku kanë qëndruar dhe në lokalet që kanë vizituar, kur është marrë vesh për identitetin e tyre.

Por, Nuhiu thekson se ky indeks tregon edhe gjendjen e komunitetit LGBTI+ brenda atij vendi. E, në Kosovë, sipas tij, problemet më të mëdha i përjetojnë pjesëtarët e këtij komuniteti që jetojnë në zona rurale.

“Në qoftë se flasim për ndryshime pozitive në mënyrën se si perceptohet ky komunitet në Kosovë, flasim për Prishtinën dhe eventualisht ndonjë qytet tjetër të madh. Por, këto ndryshime nuk kanë ndodhur në qytezat apo në vendet rurale”, thotë Nuhiu.

Për personat LGBTI+, të cilët përjashtohen nga familjet e tyre shkaku i identitetit të tyre, nuk ka aktualisht ndonjë strehimore në Kosovë.

Rrasaj, eksperti ligjor i CEL-it, tregon se rastet e tilla ata i adresojnë në një strehimore në Shqipëri, ndërsa shton se, aktualisht, janë duke punuar në krijimin e një strehimoreje të ngjashme edhe në Prishtinë.

Si mund të ngrihet pozita e Kosovës?

Rrasaj dhe Nuhiu besojnë se edukimi i shoqërisë lidhur me identitetin dhe problemet e komunitetit LGBTI+ do të ndikonte në përmirësimin e jetesës për pjesëtarët e këtij komuniteti.

Rrasaj tregon se CEL-i po kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) që pjesë e kurrikulës shkollore të jetë edhe informimi i nxënësve për problemet e komunitetit LGBTI+ në vend.

“Kjo, për shkak se ndër problemet kryesore me të cilat përballet ky komunitet, është se sa të painformuar janë njerëzit lidhur me të dhe kështu vijnë edhe mospranimi dhe urrejtja”, thotë Rrasaj.

Nuhiu e sheh si të nevojshme që në tekste shkollore të mësohet më shumë për të drejtat e njeriut, pasi që thotë se vëren një mungesë “të dukshme të kuptimit të koncepteve të të drejtave të njeriut”.

Radio Evropa e Lirë pyeti MASHTI-n nëse këto çështje janë paraparë të përfshihen në ndonjë formë në tekste shkollore përmes Projektligjit për tekste shkollore, i cili është aktualisht në shqyrtim në institucionet e Kosovës, por, deri në publikimin e këtij artikulli, MASHTI nuk u përgjigj.

Kurthi i vizibilitetit

Rrasaj, megjithatë, thotë se edhe kjo mund të ketë efekt të padëshiruar. Përderisa për një pjesë të shoqërisë, të cilën ai e cilëson si më mendjehapur, ajo mund të shërbejë si mundësi për ta njohur dhe kuptuar më mirë komunitetin LGBTI+, te disa mund të nxisë një lloj “irritimi”.

“Është një pjesë e shoqërisë konservatore që e ka pasur një lloj irritimi vetëm për shkak të vizibilitetit të komunitetit LGBTI+. Kështu, fushatat sensibilizuese kanë pasur efekt të dyfishtë”, thotë Rrasaj.

Parada e Krenarisë mbahet çdo vit në Kosovë, në muajin qershor, dhe kalon pa ndonjë incident të evidentuar.

Megjithatë, Kosova ka marrë vlerësim negativ për shkak të disa problemeve të tjera, si: mungesa e opsionit për t’u regjistruar në dokumente zyrtare si ndërgjinor, transgjinor apo tjetër, dhe aplikimi i terapisë së konvertimit, e cila ka për synim ta ndryshojë orientimin seksual apo identitetin gjinor të një individi.

Marrë nga REL.

lgbti+ kosove

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë