Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kurti tha se pas takimit se janë në rrugë të mirë për arritjen e marrëveshjes dhe arritjes së fqinjësisë së mirë evropiane.
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për mediat pas përfundimit të takimit në Bruksel, të cilin e quajti pozitiv dhe konstruktiv. Kurti tha se pas takimit se janë në rrugë të mirë për arritjen e marrëveshjes dhe arritjes së fqinjësisë së mirë evropiane.
“Patëm takim pozitiv dhe konstruktiv. Takimi ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Ecje përpara do të ketë për planin e zbatimit, për cka do të ketë diplomaci të fluturimit, që thuhet. Dhe do të ketë edhe takime të nivelit të lartë me facilitimin e takimeve nga zotëri Borrell dhe zotëri Lajcak. I falënderoj të dy dhe besoj se jemi në një rrugë të mbarë mbarë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe rrugë një kahëshe për fqinjësi të mirë evropiane”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin./Dosja.al
Aeroporti MOLDAVI- Kompania e fluturimeve Wizz Air ka njoftuar se do të pezullojë fluturimet për në kryeqytetin e Moldavisë, Kishi...
Ahmed al Malahi SHBA- Policia amerikane ka akuzuar një djalë 16-vjeçar si autor të vrasjes së babait të tij në n...
Aleksandër Vuçiç BRUKSEL- Ka përfunduar takimi trepalësh i Presidentit të Serbisë me Komisionerin Evropian për...
Alban Hyseni, KOSOVË-Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti i LVV-së Luan Aliu dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu ja...
BRUKSEL- Ka përfunduar takimi mes Kurtit me Vuçiçit në Bruksel. Bëhet e ditur se nuk është arritur ndonjë mar...
Janet Yellen UKRAINË- Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen bëri një udhëtim të befasishëm në Ukrainë për t...
Aleksandër Vuçiç, Albin Kurti dhe Josep Borrell në Bruksel BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit E...
Aleksandër Vuçiç, Josep Borrell BRUKSEL- Ka vijuar prej më shumë se një ore, takimi tre-palësh në Bruksel mes k...
Pamje nga takimi BRUKSEL- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet ende në takim me kryeministrin e Kosovës, por sërish ...
Wladimir Klitschko KIEV- Nga ringu, ku fitoi medaljen e artë olimpike dhe një titull botëror në peshën e rëndë, Wladimir...