6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjatë vitit 2024, ka shumë gjëra në botë që duhen pasur në vëmendje në aspektin e sigurisë kombëtare. Ja cilat mendojmë se do të jenë zhvillimet kryesore.

Nga Robbie Gramer & Jack Detsch “Foreign Policy”
Sipas të gjitha parametrave, 2023-shi ishte një vit absolutisht i çmendur. Incidenti me balonën spiune kineze të kapur në qiejt e SHBA; vdekja e parakohshme e kreut të Wagner Group Yevgeny Prigozhin; lufta Izrael-Hamas, që tronditi themelet e një Lindje të Mesme tashmë të trazuar; vazhdimi i luftës Rusi-Ukrainë; një konflikt i shpejtë në Sudan; sulmi i rrufeshëm i Azerbajxhanit kundër Armenisë mbi territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut. Gjatë vitit 2024, ka shumë gjëra në botë që duhen pasur në vëmendje në aspektin e sigurisë kombëtare. Ja cilat mendojmë se do të jenë zhvillimet kryesore.
1. Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Ne parashikojmë që pas një revanshi rraskapitës Biden-Trump, presidenti amerikan Joe Biden do të arrijë me vështirësi një fitore për mandatin e tij të dytë, në një fushatë zgjedhore të dominuar nga keqinformimi, që do të mjegullojë ndarjen midis fakteve dhe gënjeshtrave.
Ndërkohë, parashikojmë që republikanët të rimarrin kontrollin e Senatit me 2 ose 3 vende më shumë, ndërsa demokratët do të kenë kontrollin e Kongresit, me më pak se 10 vende më tepër. Kjo do të parathotë një tjetër mandat qeverisës plot pengesa politike nga kundërshtarët.
2. Koreja e Veriut do të kryejë testin e saj të shtatë bërthamor
Përpjekjet e SHBA-së për të rifilluar një dialog të vërtetë me Korenë e Veriut kanë dështuar. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, po zgjeron ngadalë por me vendosmëri aftësitë e vendit të tij për të prodhuar raketa bërthamore dhe balistike, pavarësisht ndëshkimit nga sanksionet ndërkombëtare.
Koreja e Veriut, kreu gjashtë 6 teste bërthamore midis viteve 2006-2017, dhe ne parashikojmë që vitin që vjen të kryejë testin e shtatë, lëvizje që mund të shkaktojë një krizë tjetër të madhe diplomatike në Gadishullin Korean, dhe një kujtesë se kanë dështuar dekadat e presionit të SHBA-së për ta detyruar Phenianin të braktisë synimet e tij.
3. Më shumë grushte shteti në Afrikë
Vitet e fundit në Afrikën Perëndimore kanë ndodhur 6 grushte shteti, ndërsa demokracitë e tyre të dobëta dhe të brishta, i nënshtrohen pushtimeve ushtarake në mesin e një lufte kundër grupeve terroriste islamike, të cilat po fitojnë terren në mbarë Sahelin.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë, kryesisht Franca, u fokusuan tek Nigeri si shpresa e tyre e fundit më e mirë për një bastion të demokracisë dhe stabilitetit, për një partneritet në operacionet kundër terrorizmit. Por edhe atje qeveria ra pas një grushti shteti në korrik. Ne parashikojmë që grushti tjetër i shtetit do të ndodhë në Çad, partneri i Perëndimit në luftën terrorizmit.
4. Do të rrëzohet nga pushteti udhëheqësi ushtarak i Sudanit
Konflikti në Sudan, ka marrë një kthesë të rrezikshme javët e fundit. Ne parashikojmë që Abdel Fattah Al-Burhan, udhëheqësi i Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF) dhe udhëheqësi de facto i vendit, do të rrëzohet nga elementë të ushtrisë së tij pas humbjeve të sikletshme kundër Forcave Rivale të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Sudani është shndërruar në një nga krizat humanitare më të rënda (dhe më të neglizhuara) në botë, dhe situata nuk ka gjasa të ndryshojë as në vitin 2024.
5. Një ngërç ushtarak në Ukrainë
Falë mbështetjes së ngadaltë dhe ngërçit politik tek Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë, Ukraina nuk kishte mjaftueshëm armë, pajisje ose municion për të krijuar një të çarë në linjat mbrojtëse të mirë-fortifikuara të Rusisë në Ukrainën Lindore gjatë kundërsulmit të saj të vërës së këtij viti.
Por nga ana tjetër, as forcat ruse nuk kanë aftësinë, moralin, stërvitjen apo aftësitë efektive luftarake për të arritur suksese të rëndësishme në çdo lloj kundërsulmi që mund të ndërmarrin. Ndaj ne parashikojmë që viti 2024, do të duket më shumë si betejat e përgjakshme por statike të Luftës së Parë Botërore gjatë viteve 1915-1916.
6. Më shumë fonde të zhbllokuara për Ukrainën
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, zyrtarët perëndimorë kanë debatuar se çfarë mund të bëjnë me 300 miliardë dollarësh e sekuestruara nga oligarkët rusë. Disa vende kanë bërë thirrje prej kohësh për dërgimin e tyre në Ukrainë, por të tjerë shqetësohen për precedentin që mund të krijohet. Ne parashikojmë që vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë do të gjejnë një mekanizëm ligjor, për t’i zhvendosur në Ukrainë të gjitha asetet e ngrira të rusëve.
7. Lufta Izrael-Hamas nuk do të zgjerohet me një front të dytë
Një nga frikërat më të mëdha në luftën e vazhdueshme Izrael-Hamas, është se aleati i Hamasit i pajisur më mirë dhe më me përvojë në beteja me seli në Liban, Hezbollahu, do të përfshihet plotësisht në luftën kundër Izraelit. Ne parashikojmë se edhe pse Izraeli dhe Hezbollahu kanë përplasje të kufizuara me armë në kufirin verior, kjo nuk do të ndodhë, pjesërisht falë efektit parandalues të pranisë së vazhdueshme të aeroplanmbajtëses amerikane në Mesdhe dhe fuqisë së madhe të zjarrit që bart ajo.
8. Manovra më të rrezikshme në Detin e Kinës Jugore
Kina po ndërton prej një dekade ishuj artificialë, aerodrome, duke rritur tensionet në të gjithë në rajonin. Kohët e fundit, anijet kineze kanë ngacmuar në mënyrë të përsëritur anijet filipinase në Second Thomas Shoal, një zonë e diskutueshme në brigjet perëndimore të arkipelagut. Në presim që kjo tendencë të vazhdojë edhe gjatë vitit që vjen.
9. Suedia do t’i bashkohet NATO-s
Pasi Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, Finlanda dhe Suedia nxituan të heqin dorë nga neutraliteti i tyre historik, dhe t’i bashkohen NATO-s. Finlanda ka hyrë tashmë, por Suedia ende jo, për shkak të një bllokimi 18-mujor nga Turqia.
Presidenti turk Erdogan, e kushtëzoi pranimin e Suedisë me një marrëveshje të SHBA-së për blerjen e avionëve luftarakë F-16. Kongresi e ka bllokuar këtë marrëveshje për shkak të zemërimit ndaj Erdoganit, por ne parashikojmë që negociatorët amerikanë dhe turq do të punojnë me Suedinë për ta kapërcyer atë ngërç vitin që vjen, dhe NATO më në fund do të zgjerohet nga 31 në 32 anëtarë.
10. Komuniteti global shëndetësor, hidhet në sulm kundër malaries
Malaria mbetet shkaku kryesor i vdekshmërisë së fëmijëve në mbarë botën. Por zbulimet e fundit shkencore, kanë çuar në zhvillimin për herë të parë të vaksinave kundër saj. Disa prej tyre po shpërndahen ngadalë në vendet e prekura nga sëmundjet në Afrikë. Ky zhvillim, mund të ndihmojë në arritjen e objektivit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për eliminimin e plotë të malaries deri në vitin 2030.
Odesa UKRAINË- Sipas njoftimeve nga Kievi,Rusia ndërmori sulmet më të rënda ajrore ndaj Ukrainës që nga f...
Bruksel BRUKSEL- Spanja me fundin e vitit 2023 e përmbyll kryesimin e Bashkimit Evropian (BE) për t’ia dorëzuar këtë detyr&e...
Shpendi MEKSIKË- Ç'zbulim i rrallë! Ky zog (chlorophanes spiza) e ka gjysmën e djathtë të trupit mashkull dhe gjysmën ...
Foto Ilustruese GJERMANI- Që nga sulmi terrorist i Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor deri më 21 dhjetor 2024 Enti Fed...
DASH SHBA– Për të dytën herë këtë muaj, administrata e Presidentit Biden anashkalon Kongresin duke mira...
Foto Ilustruese Në dekadën e fundit, veriu i Europës ka qenë rajoni më i begatë nga ana ekonomike. Vendet skandinave, plus Gj...
Foto Ilustruese Dhjetë prirjet e biznesit për vitin 2024 1.Bankat qendrore, duke përfshirë Rezervën Federale të Amerikë...
OKB SHBA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sonte për të diskutuar situatën në Ukrainë, me...
Raketa POLONI- Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë ka thirrur të dërguarin e Rusisë për një shpjegim pasi nj...
Jens Stoltenberg POLONI- NATO po monitoron situatën në Poloni pasi një raketë ruse hyri sot në hapësirën ajrore të ...