30 Dhjetor 2023, 08:09
Nga I.A
Shpendi
MEKSIKË- Ç'zbulim i rrallë! Ky zog (chlorophanes spiza) e ka gjysmën e djathtë të trupit mashkull dhe gjysmën e majtë femër. Parimisht ky zog ushqehet me fruta dhe është i përhapur nga Meksika jugore deri në Brazilin jugor. Ai arrin 13 deri 14 centrimetra. Zogu mashkull ka ngjyrë jeshile në blu, zogu femër ka pupla në ngjyrë jeshile bari.
Është hera e parë që një zog i tillë gjinandromorf vëzhgohet në hapësirën natyrore ku jeton. Një gjinandromorfizëm i tillë krijohet kur një ovum (vezë) nuk ndahet mirë dhe fekondohet nga dy spermie. Ky fenomen i rrallë është konstatuar edhe tek kanarinat, gaforret, fluturat dhe insekte të tjera.
Tek shapkat ai është vërejtur 100 vjet më parë, por deri tani nuk ishte vërejtur edhe tek zogj në natyrë. Dhe zogu i para 100 viteve i kishte ngjyrat anasjelltas, djathtas ishte femëror dhe majtas mashkullor.
Fat perfekt i ornitologut amator
Zogu i rrallë dyseksor është zbuluar në Villamaria të Kolumbisë nga ornitologu amator, John Murillo. Morillo i tregoi për zbulimin e tij ornitologut neo-zelandez Hamish Spencer, nga Universiteti i Otagos, që po ashtu ndodhej në Kolumbi për pushime.
"Ky fenomen është shumë i rrallë tek zogjtë. Shumë vëzhgues zogjsh nuk hasin në jetën e tyre asnjëherë ndonjë zog gjinandromorf", shpjegon Hamish Spencer për revistën shkencore "Journal of Field Ornithology".
Për fat ornitologu amator John Murillo kishte ngritur një çerdhe zogjsh me ushqim, çerdhe ku zogu i rrallë hermafrodit shkonte rregullisht për dy vjet rresht. Nga tetori 2021 deri në qershor 2023, shapka e ndarë në dy gjysma u shfaq rregullisht për katër deri gjashtë javë rresht në çerdhen e zogjve, pastaj u zhduk sërish për rreth tetë javë.
Zog i rrallë, por i vemtuar
Zogu i rrallë u soll në mënyrë jo tipike në çerdhen e zogjve, por me sa duket kjo shapkë dygjinorëshe është e pazakontë për zogjtë e tjerë të llojit së vet, sepse vazhdon të jetojë e izoluar.
"Zogu gjinandromorf priste që zogjtë e tjerë shapkë të largoheshin nga çerdhja e zogjve, pastaj futej ai për të ngrënë. Në përgjithësi ai u shmangej zogjve të tjerë të llojit të tij, por edhe zogjtë e tjerë i shmangeshin atij. Prandaj është e pamundur, që ky individ të gjejë rast për t'u riprodhuar."
Marrë nga DW
chlorophanes spiza
Bota
30 Dhjetor 2023, 08:48
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Që nga sulmi terrorist i Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor deri më 21 dhjetor 2024 Enti Fed...
Bota
30 Dhjetor 2023, 08:24
I.A
DASH
SHBA– Për të dytën herë këtë muaj, administrata e Presidentit Biden anashkalon Kongresin duke mira...
Bota
30 Dhjetor 2023, 08:20
I.A
Foto Ilustruese
Në dekadën e fundit, veriu i Europës ka qenë rajoni më i begatë nga ana ekonomike. Vendet skandinave, plus Gj...
Bota
30 Dhjetor 2023, 08:16
I.A
Foto Ilustruese
Dhjetë prirjet e biznesit për vitin 2024
1.Bankat qendrore, duke përfshirë Rezervën Federale të Amerikë...
Bota
29 Dhjetor 2023, 23:00
A.TH
OKB
SHBA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sonte për të diskutuar situatën në Ukrainë, me...
Bota
29 Dhjetor 2023, 22:55
A.TH
Raketa
POLONI- Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë ka thirrur të dërguarin e Rusisë për një shpjegim pasi nj...
Bota
29 Dhjetor 2023, 22:50
A.TH
Jens Stoltenberg
POLONI- NATO po monitoron situatën në Poloni pasi një raketë ruse hyri sot në hapësirën ajrore të ...
Bota
29 Dhjetor 2023, 22:40
h.k
Foto ilsutruese
SHBA-Shumë profesionistë të mbështetjes së klientit mund të fitojnë një pagë midis 52,200 dhe...
Bota
29 Dhjetor 2023, 22:43
A.TH
Biden dhe Blinken
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden i bëri thirrje Kongresit të veprojë pa vonesa të mëtejshme pas bombardimit mas...
Bota
29 Dhjetor 2023, 22:20
A.TH
IDF
GAZA- Izraelitët besojnë se kanë gjetur dhe shkatërruar një nga tunelet më të rëndësishëm të p&e...