LIVE UPDATES
Bota

Për herë të parë në 100 vjet/ Dhoma e Përfaqësuesve nuk zgjedh dot kryetarin në raundin e parë

Kevin McCarthy mund të bëhet politikani i parë pas 100 vjetësh, që nuk arrin të sigurojë mbështetjen e nevojshme brenda partisë, për t’u zgjedhur në krye të kësaj Dhome, që në raundin e parë të votimit.

3 Janar 2023, 19:29 Nga k.m.
Për herë të parë në 100 vjet/ Dhoma e
Kevin McCarthy

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresi amerikan po zhvillon votimin për të zgjedhur kryetarin e saj të ri. Pas zgjedheve të nëntorit, Dhoma e Përfaqësuesve kontrollohet nga republikanët. Ish drejtuesi i tyre kur ishin në pakicë, ligjvënësi republikan Kevin McCarthy që mendohej të zgjidhej kryetar i ri i Dhomës duket se po ndeshet me probleme brneda partisë së tij për shkak të kundërshtisë së një grupi ligjvënësish.

Kevin McCarthy mund të bëhet politikani i parë pas 100 vjetësh, që nuk arrin të sigurojë mbështetjen e nevojshme brenda partisë, për t’u zgjedhur në krye të kësaj Dhome, që në raundin e parë të votimit.

Sesioni i ri i Kongresit, shënon edhe një epokë të re të një qeverisjeje të ndarë, pasi demokratët humbën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit. Në Senat, demokratët do të vazhdojnë të kenë kryesinë, ndonëse me një diferencë tejet të vogël. Republikanët në Dhomën e Përgaqësuesve pritet t’i kundërvihen agjendës së Presidentit Joe Biden, partia e të cilit pati pushtet të plotë në Uashington për dy vjet me radhë.

Por fillimisht, republikanët duhet të zgjedhin kryetarin e tyre. Një brez i ri republikanësh që mbështesin ish Presidentin Donald Trump, janë kundër McCarthy duke argumentuar se ai nuk është konservator sa duhet dhe nuk është aq i ashpër për të luftuar demokratët.

Që të zgjidhet në krye të Dhomës së Përfaqësuesve me 435 anëtarë, McCarthy i duhen 218 vota. Republikanët kanë aktualisht 222 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, prandaj McCarthy, nuk mund të humbasë më shumë se vetëm disa vota.

Një grup i madh, por më pak i zëshëm i përkrahësve të McCarthy, nisën fushatën e tyre, duke theksuar se nuk do të mbështesin asnjë kandidat tjetër veç tij. McCarthy është zotuar se do të luftojë deri në fund. Nëse ai nuk arrin të sigurojë votat e nevojshme, kjo do të ishte hera e parë që nga viti 1923 që Kryetari Dhomës së Përfaqësuesve nuk zgjidhet që në raundin e parë të votimit.

Zgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve bëhet përpara se ligjvënësit të bëjnë betimin për mandatin e tyre 2-vjeçar. Pa zgjedhjen e Kryetarit Dhoma e Përfaqësuesve nuk mund të kryejë plotësisht veprimtarinë e saj, që nga emërimi i kryetarëve të komisioneve deri tek hetimet ndaj administratës së Biden që pritet të jenë thelbësore për agjendën e republikanëve./VOA

kevin mccarthy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj