All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Pasiguri e madhe! Ukraina paralajmëron rritjen e sulmeve ruse me dronë iranianë

Zyrtarët ukrainas thanë të martën se Rusia ka goditur me raketa dhe artileri qytetin e Druzhkivkës në rajonin lindor të Donetskut, si dhe Kharkivin në verilindje të Ukrainës dhe Dnipropetrovskin në pjesën juglindore të vendit.

3 Janar 2023, 19:18 Nga k.m.
Pasiguri e madhe! Ukraina paralajmëron rritjen e sulmeve ruse me dronë
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Forcat ruse kryen sulme ajrore në zona të shumta në Ukrainë gjatë natës, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Rusia mund të intensifikojë sulmet me dronë të prodhuar nga Irani. Ndërkohë, forcat ruse vazhduan edhe sot bombardimin e disa qyteteve ukrainas në rajonin lindor të Donetksut. Përmes një fushate afatgjatë të sulmeve me dronë, Rusia synon të rraskapitë popullin ukrainas dhe të shkatërrojë mbrojtjen ajrore të vendit, tha presidenti Zelensky.

Zyrtarët ukrainas thanë të martën se Rusia ka goditur me raketa dhe artileri qytetin e Druzhkivkës në rajonin lindor të Donetskut, si dhe Kharkivin në verilindje të Ukrainës dhe Dnipropetrovskin në pjesën juglindore të vendit. Nga bombardimet ruse të hënën në rajonet në jug të Khersonit, që u rimorën së fundmi nga forcat ukrainase, u vranë dy njerëz dhe u plagosën nëntë të tjerë, tha sot guvernatori ukrainas i Khersonit Yaroslav Yanushevich. Ai theksoi se forcat ruse e goditën 32 herë me raketa qytetin e Khersonit të hënën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një video fjalimi mbrëmë se qeveria e tij ka informacione se Rusia po planifikon më shumë sulme me dronë.

“Kanë kaluar vetëm dy ditë nga fillimi i këtij viti dhe numri i dronëve iranianë të rrëzuar mbi Ukrainë tashmë ka arritur në mbi 80. Sulmet me dronë mund të intensifikohen gjatë këtyre javëve. Ne kemi informacione se Rusia po planifikon një sulm afatgjatë me dronë iranianë ‘Shahed’. Ata mendojnë se këto sulme do të shkaktojnë rraskapitjen e njerëzve tanë dhe mbrojtjes tonë ajrore. Por ne duhet dhe do të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që ky qëllim i terroristëve të dështojë, si gjithë të tjerët. Sot, unë përgëzojë Komandat Ajrore të Qendrës, Jugut dhe Lindjes për mbrojtjen e suksesshme të hapësirës sonë ajrore gjatë këtyre ditëve,”- tha ai.

Që nga shtatori, forcat e armatosura të Ukrainës kanë rrëzuar gati 500 dronë, tha sot zëdhënësi i forcave ajrore të Ukrainës, Yurii Ihnat gjatë një intervistë televizive për rrjetin “Ukrinform”. Të hënën, Rusia tha se 63 ushtarë të saj u vranë të shtunën nga sulmet me raketa të ushtrisë ukrainase mbi qytetin Makiivka në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit ukrainas të Donetskut.

Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj forcave ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë më shumë se dhjetë muaj më parë. Ndërkohë, Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një takim në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, tha zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar të hënën. Presidenti Zelensky diskutoi detajet e takimit të nivelit të lartë me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit, thuhet në deklaratë.

Dy udhëheqësit biseduan për furnizimin me armë “të përshtatshme” dhe një program të ri ndihme financiare prej 19 miliardë dollarësh për Ukrainën. Sipas deklaratës, zoti Zelenskyy kërkoi që kësti i parë i kësaj ndihme të dërgohej këtë muaj./VOA

lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën