LIVE UPDATES
Bota

Dhurimi i organeve, DW: Kush hesht pranon dhurimin?

Si të rregullohet ligjërisht dhurimi i organeve? A duhet të jenë të gjithë donatorë potencial? Tani edhe në Bundestag kërkohen reforma.

27 Qershor 2024, 08:42 Nga M.B
Dhurimi i organeve, DW: Kush hesht pranon dhurimin?
Foto ilustruese

GJERMANIA- Gjashtë deputetë të Bundestagutnga parti të ndryshme prezantuan së fundmi në Berlin iniciativën e tyre për rregullimin e ardhshëm ligjor të dhurimit të organeve. Ata janë në favor të të ashtuquajturit modeli i supozuar i pëlqimit - që do të thotë se çdo person ka automatikisht statusin e dhuruesit të organeve, nëse ai apo jo nuk e ka kundërshtuar dhurimin në mënyrë aktive gjatë kohës sa ka qenë gjallë.

Kjo kërkesë mbështetet nga Petra Sitte (E Majta), Sabine Dittmar (SPD), Sekretarja e Shtetit në Ministrinë Federale të Shëndetësisë në Berlin, Gitta Connemann (CDU), Armin Grau (të Gjelbërit), Christoph Hoffmann (FDP) dhe Peter Aumer (CSU). Nisma e parë për të miratuar këtë model dështoi në vitin 2020.

Si të rritet numri i donatorëve?

Në Gjermani praktikohet i ashtuquajturi model i miratimit të informuar. Prandaj, dhurues të mundshëm organesh janë vetëm ata njerëz (persona mbi moshën 16 vjeç) të cilët gjatë jetës së tyre shprehimisht pranojnë dhurimin e organeve, domethënë nënshkruajnë "formularin e aksesit".

Disa lande, pas iniciativës së Renanisë Veriore-Vestfalisë, kanë nisur tashmë një iniciativë në Bundesrat në mes të qershorit me qëllim të miratimit të modelit të supozuar të pëlqimit. Qëllimi është rritja e numrit të organeve të dhuruara që mund të transplantohen. Për momentin janë rreth 8.400 persona në listën e pritjes për një organ në Gjermani. Jeta e tyre është në rrezik në çdo moment.

"Situatë katastrofike"

Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e NRW, Karl-Josef Laumann së fundmi mbështeti futjen e modelit të supozuar të pëlqimit në programin e mëngjesit të shërbimeve publike ARD dhe ZDF. "Në Gjermani, ndoshta 40% e njerëzve kanë një kartë dhurimi organesh. Sondazhet tregojnë se rreth 80% e njerëzve mbështesin dhurimin e organeve”, tha ai. "Ne kemi një situatë katastrofike në listën e pritjes. Shumë njerëz vdesin para se të marrin organin që u nevojitet”.

Politikani i CDU beson se është plotësisht e justifikuar përballja e njerëzve me çështjen e dhurimit (të mundshëm) të organeve gjatë jetës së tyre, pra të merret një vendim për këtë: "Vendimi i çdo personi është moralisht i drejtë, pavarësisht nëse vendos për apo kundër dhurimit të organeve”, vuri në dukje Laumann. "Jam i sigurt se me kalimin e kohës do të krijojmë një qëndrim shumë më pozitiv ndaj kësaj teme dhe në planin afatgjatë, mund të ndihmojë që të bëhet krejt normale dhurimi i organeve në Gjermani, ashtu si në disa vende të tjera evropiane, tha ministri.

Një model antikushtetues?

Kritikët e modelit të supozuar të pëlqimit, duke përfshirë shefen gjermane të diplomacisë Annalena Baerbock (Të Gjelbërit), paralajmërojnë se heshtja e qytetarëve për çështjen e dhurimit të organeve nuk duhet kuptuar si pëlqim automatik.

Ekspertja ligjore e FDP-së, Katrin Helling-Plahr tha për agjencinë dpa se ky model përfaqëson një ndërhyrje masive në të drejtën e individit për vetëvendosje. "Në vend që të fokusohemi te paternalizmi shtetëror, ne duhet të lidhim ligjërisht vendimmarrjen vullnetare të dhurimit të organeve."

Anëtari i bordit të Fondacionit Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, Eugen Brysch beson madje se prezantimi i modelit të supozuar të pëlqimit është një veprim antikushtetues. Në një prononcim për gazetën Augsburger Allgemeine, ai thotë se çdo ndërhyrje mjekësore pa pëlqimin e të prekurit është në fakt një dëmtim fizik: "Ai që hesht nuk jep automatikisht pëlqimin”.

Në vendet e tjera evropiane, ku ka dukshëm më shumë dhurues organesh sesa në Gjermani (për shembull në Kroaci) rritja e numrit të organeve të dhuruara ishte kryesisht për shkak të masave organizative, por edhe strukturore, vëren Brysch. "Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për impulse financiare për spitalet, ne kemi nevojë për rrjete efikase transplantimi, programe arsimore dhe trajnime të koordinatorëve në lidhje me anëtarët e familjes," thotë Brysch./ DW

dhurimi i organeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj