LIVE UPDATES
Bota

Dialogu është thelbësor për një paqe të qëndrueshme midis Greqisë dhe Turqisë

Marrëdhëniet greko-turke duhet dhe mund të shndërrohen në një element stabiliteti në rajonin e gjerë; pavarësisht dallimeve të njohura që na ndajnë.

7 Dhjetor 2023, 08:16 Nga a.d
Dialogu është thelbësor për një paqe të
george papandreu

Nga George Papandreu “Kathimerini”

Teksa skena ndërkombëtare po zien nga tensionet e shkaktuara nga lufta në Ukrainë, tensionet në Ballkan, luftërat civile në Afrikë dhe tragjedia e re që po shpaloset në Lindjen e Mesme, merr një dimension të ri politik bashkëpunimi dhe dialogu midis Greqisë dhe Turqisë.

Marrëdhëniet greko-turke duhet dhe mund të shndërrohen në një element stabiliteti në rajonin e gjerë; pavarësisht dallimeve të njohura që na ndajnë. Kjo gjë është arritur në të kaluarën. Të dyja vendet kanë punuar së bashku për të shuar krizat në Ballkan. Edhe në Lindjen e Mesme, ne morëm iniciativën, bashkë me Ministrin e Jashtëm turk Ismail Cem, që të takonim kryeministrin e Izraelit në atë kohë, Ariel Sharon, dhe liderin e Autoritetit Palestines, Yasser Arafat, gjatë asaj që ishte një nga periudhat më të këqija të tensionit mes të dyve.

Kjo marrëdhënie e re buroi nga vendimet historike të marra në samitin e Bashkimit Evropian të vitit 1999 në Helsinki. Në atë kohë Greqia luajti një rol vendimtar në rezultatet finale, që përfshinin udhërrëfyesin për anëtarësimin e Qipros greke, zgjidhjen e disa çështjeve që lidhen me problemin e ishullit të ndarë dhe përcaktimin e shelfit kontinental midis Greqisë dhe Turqisë.

Po ashtu kuadri përfshinte angazhimin nga Turqia në lidhje me sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Dhe nuk kishte thjeshtë optimizëm: U nënshkruan dhjetëra marrëveshje dypalëshe për një sërë çështjesh, nga emigracioni, ndërlidhja në sektorin energjetik, dhe ndalimi i vendosjes së minave në kufijtë tanë, deri tek bashkëpunimi në një mori fushash ekonomike dhe kulturore.

Së bashku me homologun tim Ismail Cem, ne forcuam mijëra nisma të shoqërisë civile, pasi një afrim pa diplomaci dhe pa angazhim të shoqërisë civile, do të kishte qëndruar mbi themele shumë të lëkundshme. Këtu ndikoi shumë solidariteti i shfaqur nga të dy kombet në vazhdën e tërmeteve shkatërruese që goditën të dyja vendet atë vit.

Turizmi midis të dyve - praktikisht joekzistent deri atëherë - u rrit ndjeshëm dhe tregtia dypalëshe u rrit nga 700 milionë dollarë në vitin 1999, në 4 miliardë dollarë në vitin 2018. Njëkohësisht, midis 2 vendeve nisën edhe bisedimet eksploruese, në përpjekje për të përcaktuar një kurs të përbashkët për zgjidhjen e çështjeve që na ndanë në nivel dypalësh.

Gjithçka që u vu në lëvizje, dhe gjithçka që u arrit në afrimin greko-turk të vitit 1999 dhe u zbatua me hapa të caktuar nga qeveritë e mëvonshme, është një trashëgimi e rëndësishme. Ne u afruam në qëndrime mbi çështjet e ndarjes së shelfit kontinental dhe të Qipros.

Por rrethanat politike, siç ishin ndryshimet e qeverisë, e ndaluan atë përparim. Veçanërisht pas tentativës për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, marrëdhëniet u përkeqësuan ndjeshëm, dhe ne patëm edhe disa momente tensioni shumë të forta, që të kujtojnë vitet e para Helsinkit.

Kur isha kryeministër, prita në një vizitë në Athinë, në majin e vitit 2010, kreun e qeverisë turke Recep Tayyip Erdogan, për Këshillin e parë të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Greqi-Turqi. Ne u angazhuam për nisjen e një marrëdhënieje të re bashkëpunimi.

Po atë vit, organizuam së bashku Iniciativën Mesdhetare për Ndryshimet Klimatike, duke bashkuar më shumë se 20 vende mesdhetare për të punuar së bashku në trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe më konkretisht, për kalimin tek energjia e rinovueshme.

Tani, 7 vjet pas mbledhjes së fundit të atij këshilli, Athina po përgatitet të mirëpresë sërish Erdoganin për një takimi të ri. A ka ndonjë shpresë për të rindërtuar, siç bëmë atëherë, marrëdhëniet mes dy vendeve, në mënyrë të tillë që të çojë në paqe të qëndrueshme, duke zgjidhur çështjet që na ndajnë?

Vizita të tilla nuk janë të lehta, dhe nuk ofrojnë automatikisht një zgjidhje automatike të problemeve. Ato janë edhe të diskutueshëm, duke nxitur jo pak zëra kundërshtues, ndoshta të nxitur nga dobësia dhe frika. Në përvojën time, nga dialogu ka shumë për të fituar.

Qëndrimet tona janë të drejta dhe “vijat e kuqe” të Athinës janë të njohura, por ato duhet të shprehen në mënyrë të përmbledhur dhe të vazhdueshme. Dialogu ndihmon në përcaktimin e problemeve reale dhe shmangien e hamendjeve fantazioze të nxitura nga shpërthimet në publik. Ai mund t'i ndihmojë të dyja palët të kuptojnë frikën e vërtetë të tjetrit, dhe të përcaktojnë interesat e përbashkëta, kombëtare dhe gjeopolitike. Dialogu i sinqertë zbulon synimet dhe kufijtë e secilës palë.

Edhe kur një situatë duket se ka hyrë në një rrugë pa krye, dialogu mund të çojë në një “modus vivendi” (në mënyrë bashkëjetese të përshtatshme) të përkohshme, me shpresën e sheshimit në të ardhmen të dallimeve dhe në rrethana të ndryshme. Për shembull, çështja e shfrytëzimit të hidrokarbureve, do të ketë pak ose aspak rëndësi pas disa vitesh, për shkak të kalimit të detyrueshëm drejt burimeve të tjera të energjisë.

Arritja e një axhende pozitive, kërkon një qasje të pjekur e cila të mos pengohet nga presioni i jashtëm. Ajo kërkon një përgatitje të mirë dhe një konsensus kombëtar. Kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe paqësore midis 2 vendeve që mund t'i rezistojë kohës.

Është absolutisht thelbësor, respekti i ndërsjellë midis të dyja palëve. Ndërprerja e fluturimeve në Egje gjatë muajve të fundit është një shembull pozitiv, por ai nuk mjafton. Në një fjalim të mbajtur në vitin 2010, Erdogan vuri në dukje se vendi i tij kishte humbur shumë energji dhe shpresë ndaj armiqve imagjinarë.

“Turqia ka harxhuar vite të tëra duke u përballur me armiq imagjinarë që ishin një krijesë e brendshme dhe e huaj, në vend se t'ia kushtonte energjitë e saj “gjësë më të rëndësishme, dinamikës njerëzore, të rinjve, të ardhmes së saj”- tha ai. Unë do të shtoja se në politikën e jashtme është shumë e lehtë të rrëzosh progresin e arritur, por shumë më e vështirë ta ndërtosh atë.

Shënim:George Papandreu, kryeministër i Greqisë në vitet 2009-2011, dhe Ministër i Jashtëm në vitet 2009-2010 dhe 1999-2004.

george papandreu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj