LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Gazë përçan amerikanët, ndahen mes palestinezëve dhe izraelitëve

Njëzet e tetë për qind thanë se ndiheshin njësoj për të dyja palët, ndërsa 23 për qind thanë se nuk ishin të sigurt se çfarë mendonin.

6 Dhjetor 2023, 21:21 Nga h.k
Lufta në Gazë përçan amerikanët, ndahen mes
Foto ilustruese

SHBA-Me rifillimin e luftimeve në Gazë amerikanët janë gjithnjë e më të ndarë se kë duhet të fajësojnë dhe se çfarë mendojnë se duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara, në raport me një luftë, që u ka marrë jetën më shumë se 1,200 izraelitëve dhe 16,000 palestinezëve.

"Sondazhet tregojnë se amerikanët ndjejnë pak më shumë keqardhje ndaj Izraelit sesa palestinezëve", thotë Robert Collins, profesor i Studimeve Urbane dhe Politikave Publike në Universitetin Dillard, në Nju Orlins. "Por diferenca nuk është shumë e madhe. Po kështu ka shumë të pavendosur dhe njerëz që janë të pasigurt se çfarë mendojnë", shton ai.

Sipas një sondazhi të kryer prej datës 25 deri më 27 nëntor nga revista The Economist dhe organizata britanike hulumtuese YouGov, 38% e amerikanëve ndjejnë keqardhje për izraelitët, ndërsa 11% e të anketuarve janë në anën e palestinezëve. Njëzet e tetë për qind thanë se ndiheshin njësoj për të dyja palët, ndërsa 23 për qind thanë se nuk ishin të sigurt se çfarë mendonin.

Kjo pavendosmëri, thotë zoti Collins, i ka rrënjët në kompleksitetin e konfliktit.

Luftërat e huaja janë shumë më të komplikuara për t'u kuptuar krahasuar me politikën e brendshme”, tha ai për Zërin e Amerikës. "Për shkak të mjegullës së luftës, ne jemi të kufizuar në informacionin që mund të marrim dhe madje shumë prej tyre rezultojnë të jenë rreme një ose dy ditë më vonë".

Megjithëse më shumë se gjysma e të anketuarve nuk zgjodhën njërën apo tjetrën anë, shumë prej tyre kishin ndjenja të forta.

Sigurisht që jam në anën e Izraelit”, thotë avokati nga Indiana, Jeff Williams. “Ata i lejuan palestinezët dhe Hamasin të jetojnë të qetë derisa u sulmuan dhe banorët e tyre u përdhunuan dhe u vranë. Izraeli ka të drejtë të përgjigjet për t’u vetëmbrojtur”.

Të shpërngulur brenda vendit të tyre

E njëjta siguri vihet re edhe tek ata që ndjejnë keqardhje për palestinezët.

Si nënë e një djali që është pjesërisht palestinez, ndjej detyrimin moral të flas për ata në Gazë që po vriten, rrihen, rrëmbehen dhe arrestohen pa të drejtë nga Izraeli, thjesht sepse ekzistojnë. Nuk e kuptoj se si kaq shumë amerikanë i mbështesin ata që kryejnë këto lloj tmerresh", thotë Brooklyn Birdie, studente e diplomuar në Luiziana.

Rachel Lacombe menaxhon një organizatë jofitimprurëse në Pensilvani. Ajo thotë se ndihet e pikëlluar për qytetarët izraelitë që u vrarë gjatë sulmit të 7 tetorit nga grupi militant Hamasi.

Por në zemrën time ndjej keqardhje për popullin palestinez, të cilëve u janë grabitur shtëpitë për shtatë dekada, janë zhvendosur dhe detyruar të qëndrojnë në kampe refugjatësh në tokën e tyre, që nga viti 1948, kur u themelua Izraeli”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Zonja Lacombe thotë se kjo është një pikëpamje që është e vështirë për t’u thënë me zë të lartë në Amerikën e sotme.

"Ka qenë e tmerrshme të shikosh qindra të akuzuar për antisemitizëm, të humbasin punën, sulmuar në internet apo futur në ‘listën e zezë’ vetëm se kanë qenë kritikë ndaj politikave të Izraelit. Edhe unë duhet të jem e kujdesshme mbi atë çka them”, thotë ajo.

Një betejë për ekzistencën e izraelitëve

“Mendoj se është diskriminuese të thuash se ky konflikt filloi në vitin 1948, për shkak se hebrenjtë pushtuar tokën që është tashmë Izraeli për pjesën më të madhe të mijëra viteve përpara kësaj”, thotë nëna nga Konektikat, Rebecca Urrutia. “Unë lutem edhe për palestinezët e pafajshëm, por mbështes pikë së pari dhe mbi të gjitha Izraelin. Ata po mbrojnë tokën dhe popullin e tyre dhe kanë qenë objektiv i kaq shumë sulmeve në të kaluarën”.

Një arsye përse amerikanët ka më shumë gjasa të mbështesin Izraelin janë dekadat e aleancës gjeopolitike mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Një tjetër arsye mund të jetë se ka më shumë amerikanë hebrenj sesa amerikanë myslimanë.

Sipas Institutit të Studimeve Sociale Steinhardt në Universitetin Brandeis, amerikanët hebrenj përbëjnë rreth 2.4% e popullsisë së Shteteve të Bashkuara, ndërsa Qendra Kërkimore Pew thotë se amerikanët myslimanë përbëjnë rreth 1% e popullsisë.

Që nga 7 tetori, sipas një studimi të Institutit të Elektoratit Hebre, është rritur numri i amerikanëve hebrenj që thonë se ndihen të lidhur emocionalisht me Izraelin.

Mendoj se komuniteti hebre ishte i ndarë që nga presidenca Trump, por sulmet e 7 tetorit na bashkuan”, tha Lisa Peicott, nga sinagoga e Los Anxhelosit. “Qindra mijëra prej nesh janë bashkuar për të marshuar dhe për të demonstruar kundër antisemitizmit dhe në favor të Izraelit”.

Komplekse dhe e komplikuar

Megjithëse anketimet tregojnë se amerikanët ka më shumë gjasa të mbështesin Izraelin, një numër i madh personash që u pyetën gjatë anketimit të bërë nga NPR/PBS NewsHour/Marist, thanë se përgjigja e Izraelit ishte e tepruar. Megjithëse vetëm 26% besonin kështu në 11 tetor, katër javë më vonë ky numër arriti në 38% të të anketuarve.

Nga njëra anë ndjehem e trazuar dhe ndjej dhimbje kur disa amerikanë – përfshirë aktivistë liberalë dhe udhëheqës që i pata respektuar – tashmë e injorojnë, e festojnë apo madje edhe e mohojnë dhunën, përdhunimet dhe vdekjet e hebrenjve”, tha Sophie Teitelbaum, mësuese në Los Anxhelos. “Kjo është padije dhe është antisemite”.

Nga ana tjetër, zonja Teitelbaum tha se ajo vetë e kritikon qeverinë e Izraelit, drejtuesit e tij dhe përgjigjen ushtarake në Gazë.

E kuptoj nevojën për t’u mbrojtur, por gjithashtu mendoj se përgjigja e Izraelit ishte çnjerëzore, joetike dhe e gabuar”, i tha ajo Zërit të Amerikës. “Të dyja palët po vuajnë. Të dyja palët kanë pretendime historike ndaj asaj toke. Të dyja palët janë të frikësuara dhe meritojnë të mund të jetojnë në paqe. Por thjesht pasi unë nuk zgjedh njërën palë, rrezikohem të përjashtohem nga të dyja”.

Muzikantja nga Minnesota, Joanna Miller ka të njëjtën frikë.

Kam miq që kanë ndjenja të forta nga të dyja palët dhe nuk dua të trazoj ndonjërin prej tyre”, tha ajo. “Por edhe nëse nuk thua asgjë mund të jetë problem. Kam disa miq hebrenj në mediat sociale që na krahasojnë me nazistët neve që nuk themi diçka”.

Kjo fushatë kundër heshtjes vjen nga të dyja kahet e debatit dhe po i detyron disa amerikanë të japin opinione për të cilat mund të ndiheshin më mirë nëse nuk do t’i shprehnin.

lufta palestine izrael

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës