LIVE UPDATES
Bota

Erdogan vizitë zyrtare nesër në Greqi, takimi i nivelit të lartë synon uljen e tensioneve të vjetra

Pas vitesh tensionesh në rritje mbi mosmarrëveshjet territoriale në detin Egje dhe Mesdhe, ku besohet se ekzistojnë rezerva të mëdha energjetike dhe ndarjes prej dekadash të Qipros midis komuniteteve greke dhe turke, takimi i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan me Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë të enjten, është një mundësi afrimi thonë ekspertët.

6 Dhjetor 2023, 20:45 Nga a.l
Erdogan vizitë zyrtare nesër në Greqi, takimi i nivelit të
Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, viziton nesër Greqinë për një takim të nivelit të lartë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Takimi vjen pas vitesh tensionesh që i sollën dy vendet anëtare të NATO-s në prag të luftës.

Pas vitesh tensionesh në rritje mbi mosmarrëveshjet territoriale në detin Egje dhe Mesdhe, ku besohet se ekzistojnë rezerva të mëdha energjetike dhe ndarjes prej dekadash të Qipros midis komuniteteve greke dhe turke, takimi i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan me Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë të enjten, është një mundësi afrimi thonë ekspertët.

“Gjatë muajve të fundit ka patur ulje tensionesh, por vendet ende nuk janë afruar. Në vizitën e ardhshme të presidentit turk në Greqi do të jetë interesante të shihet nëse palët janë të gatshme të kthejnë uljen e tensioneve në një proces afrimi” - thotë analisti politik Ioannis Grigoriadis, nga Universiteti Bilkent.

Fatkeqësitë natyrore që kanë përjetuar të dyja vendet thyen ciklin e tensioneve dypalëshe. Athina dërgoi ndihma në Turqi pas tërmeteve vdekjeprurëse në shkurt dhe Ankaraja bëri të njëjtën gjë kur Greqia po përballej me zjarret vdekjeprurëse.

Por, analistët paralajmërojnë se mosbesimi i ndërsjellë vazhdon. Prandaj, takimi ka të ngjarë të përqendrohet në interesat e përbashkëta.

“Tek çështjet e vogla si rritja e tregtisë, rritja e investimeve, turizmi, asgjë tjetër” - thotë analisti politik Alexis Heraclides nga Universiteti Panteion.

Presidenti Erdogan udhëton me një delegacion të përbërë nga 200 ministra, diplomatë dhe biznesmenë, një tregues se të dyja palët synojnë të përqëndrohen në tregti dhe zgjerim të bashkëpunimit. Analistët thonë se kjo mund të ndihmojë një krijimin e urave të besimit dhe hapjen e rrugës për trajtimin e mosmarrëveshjeve thelbësore.

"Rritja e bashkëpunimit në këto fusha me interes të ndërsjellë, përfundimisht do të çojë në bisedime të reja mbi mosmarrëveshjet në Egje dhe çështje e tjera të mëdha midis dy palëve. Mendoj se është një situatë ku duhet të presim dhe shohim”, - thotë Berkay Mandiraci nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Por ushtritë e Greqisë dhe Turqisë po përforcohen, duke rritur praninë në detin e kontestuar Egje, ndërsa Qiproja vazhdon të jetë e ndarë.

Ekspertët paralajmërojnë se ngjarjet e fundit në botë duhet të shërbejnë si mësim se për të shmangur përshkallëzimin, tensionet duhet të trajtohen.

“Përvoja me Ukrainën ose Gazën na tregon se konfliktet e ngrira nuk janë një zgjidhje e mençur, sepse një konflikt i ngrirë mund të ndizet dhe përshkallëzohet në mënyrë të pashembullt” - thotë analisti Ioanis Grigoriadis.

Zgjedhjet kanë dëmtuar përpjekjet e mëparshme të afrimit, pasi partitë politike nxitën ndjenjat anti-greke dhe anti-turke në programet e tyre, me qëllimin për të joshur votuesit nacionalistë.

Por këtë vit, Kryeministri Mitsotais dhe Presidenti Erdogan u rizgjodhën me mandate të qëndrueshme. Ata nuk do të përballen me zgjedhje kombëtare për katër vite të tjera. Ekspertët thonë se kjo është një mundësi e rrallë për të lënë mënjanë ndasitë dhe për t’u angazhuar drejt pajtimit./ VOA

kyriakos mitsotakis rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj