LIVE UPDATES
Bota

Diaspora ruse kërkon përgjigje për shkakun e vdekjes së Alexey Navalnyt

Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg kur u raportua se ndihej i sëmurë pas një shëtitje, humbi ndjenjat dhe vdiq, sipas Shërbimit të burgjeve të Rusisë.

18 Shkurt 2024, 18:40 Nga r.ll
Diaspora ruse kërkon përgjigje për shkakun e vdekjes së
alexey navalny

RUSI- Diaspora ruse në mbarë botën ka zhvilluar protesta e po mban zi për vdekjen e udhëheqësit kryesor të opozitës ruse, Alexey Navalny si dhe po kërkon një hetim të duhur për të zbuluar shkaqet që shkaktuan vdekjen e tij.

Nikita Kharchenko mbërriti në SHBA si refugjat nga Rusia rreth një vit më parë, duke i shpëtuar përndjekjes politike. Ai thotë se nuk ishte aq i guximshëm sa udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny, i cili ishte i patrembur për të shprehur kritikat ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Navalny u kthye në Rusi pas helmimit të tij në vitin 2021, shkoi në burg dhe e pagoi me jetë.

“Edhe sikur të mos ishte një vrasje e qëllimshme, siç u përpoqën ta helmonin më parë, nuk mendoj se dikush dyshon se Putini tregoi me veprimet e tij një qëllim të drejtpërdrejtë për të shkatërruar Navalny-n në burg përfundimisht, ose për të shkaktuar vdekjen e tij drejtpërdrejt”, thotë Nikita Kharchenko.

Kharchenko ishte një nga rreth 500 protestuesit që u mblodhën të premten mbrëma në Beverly Hills në Los Anxhelos për të nderuar kujtimin e Navalny-t dhe për të kërkuar një hetim të duhur për vdekjen e tij.

Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg kur u raportua se ndihej i sëmurë pas një shëtitje, humbi ndjenjat dhe vdiq, sipas Shërbimit të burgjeve të Rusisë.

Vetëm një ditë para se të ndërronte jetë, Navalny u pa duke buzëqeshur dhe duke bërë shaka gjatë një seance në gjykatë që u mbajt përmes videokonferencës.

Protestuesit thonë se Navalny u eliminua si kreu i opozitës ruse një muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të vendit, ku Putin pritet të fitojë dhe të qëndrojë edhe gjashtë vite të tjera në pushtet.

“Ata donin të destabilizonin opozitën, të na paralizojnë. Kështu ne nuk mund të vazhdojmë të inkurajojmë njerëzit që të votojnë kundër Putinit, kështu që ne i kemi duart bosh, nuk mund të vazhdojmë të luftojmë sepse për shumë njerëz, me vdekjen e Alexey-t, u shua shpresa për një Rusi më të mirë”, thotë Antonina Zemlianskaia, organizatore e protestës.

Diaspora ruse ishte në rrugët e qyteteve në mbarë botën pas lajmit për vdekjen e Navalny-t. Qindra persona u mblodhën para ambasadës ruse në Uashington.

“Sot është një ditë shumë tragjike, sepse Navalny ishte një simbol i rezistencës, një simbol i heroizmit, heroizmit rus… Ai ishte një person për të cilin mund të thuash: “Po, rusët po rezistojnë dhe nuk po e pranojnë atë regjim”, thotë Ekaterina Gromova, protestuese në Uashington.

Vdekja e Navalny-t ka ndikuar shumë tek rusët thotë një protestues në Los Anxhelos.

“Ai gjithmonë kishte ndjenjën e humorit, ishte gjithmonë i buzëqeshur, edhe në kohën më të vështirë. Kjo është ajo që më frymëzon. Unë kurrë nuk kam takuar një person në historinë moderne, i cili mund të sillet si ai”, thotë Oleg Shipovskii, protestues në Los Anxhelos.

Protestuesit thonë se ata e dinë rrugën që do të ndjekin edhe me vdekjen e udhëheqësit të opozitës Alexey Navalny, pasi ky i fundit e kishte parashikuar fundin e tij në një film dokumentar që ka fituar çmimin Oskar: Ai i kërkon popullit rus “të mos dorëzohet kurrë”./VOA

diaspora ruse alexey navalny 

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj