18 Shkurt 2024, 17:27
Nga r.ll
vjosa osmani, aleksander vucic
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq qëndron prapa sulmit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Në një intervistë për mediumin arab “Al Aan” dhënë më 8 shkurt, të cilën Presidenca e Kosovës e shpërndau sot në Facebook, Osmani tha se, i është konfirmuar edhe nga aleatët se Vuçiç qëndron pas sulmit të 24 shtatorit.
“Këto dëshmi janë konfirmuar nga aleati ynë më i rëndësishëm, dhe janë ndarë me shtetet anëtare të NATO-s. Gjithçka çon te Vuçiç. S’po flasim te humbja e tij e kontrollit ndaj disa bandave. Po flasim për të se ka organizuar e urdhëruar sulmet nëpërmjet bandave. E tash po mundohet t’i ikë përgjegjësisë, duke dhënë disa emra. Të gjithë e dinë, kam pritur në zyre shumë mysafirë e liderë e ma kanë konfirmuar këtë. Ka raste edhe kur i kanë thënë Vuçiç direkt, se kanë shumë dëshmi se ai ishte pas sulmit. Është konfirmuar kjo dëshmi nga aleatë të ndryshëm”, tha Osmani.
Ajo tha se secili shtet do të vendosë vetë se si do t’i përdorë këto dëshmi. Për hetimet vendore, ajo tha se një pjesë e tyre është publikuar, dhe për tjetrën do të vendosë Policia.
“Gjitha dëshmitë janë aty për ata që duan t’i shohin. Por, ka disa shtete që s’duan t’i përdorin e të tjerat që duan t’i injorojnë. Por, historia na ka mësuar rëndë në shumë raste, se kur autokratët mundohen të qetësohen, atëherë ata inkurajohen të bëjnë më tepër e jo më pak”, tha Osmani.
vjosa osmani aleksander vucic
Bota
18 Shkurt 2024, 16:50
S.N
Foto Ilustrim
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Trikala të Greqisë. Mediat lokale raportojnë se një ...
Bota
18 Shkurt 2024, 16:34
S.N
Presidenti i Brazilit
BRAZIL- President i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, akuzoi sot Izraelin se ka kryer gjenocid ndaj palestinezëve në Ripi...
Bota
18 Shkurt 2024, 16:20
S.N
Yulia Navalny
RUSI- Bashkëshortja e Alexey Navalny, Yulia ka bërë një postim në rrjetin e saj social në Instagram, ku ka ndar...
Bota
18 Shkurt 2024, 15:57
S.N
Foto Ilustrim
TURKMENISTAN- Nxënëset e shkollave të mesme në provincën Balkan të Turkmenistanit po iu nënshtrohen testev...
Bota
18 Shkurt 2024, 15:51
r.ll
pasaporta e kosoves
KOSOVË- Rreth 57 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia, nga fillimi i vitit 2008 e deri në fun...
Bota
18 Shkurt 2024, 15:35
S.N
Foto Ilustrim
EGJIPT- Ditët e fundit disa media raportuan, se Egjipti është duke përgatitur kampe pritjeje për më s...
Bota
18 Shkurt 2024, 15:32
r.ll
abdel fattah al-sisi dhe emmanuel macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi kanë shpre...
Bota
18 Shkurt 2024, 15:28
S.N
Foto Ilustrim
IZRAEL- Izraeli zyrtarizoi ditën e sotme kundërshtimin ndaj "njohjes së njëanshme” të shtetit palestinez. Izra...
Bota
18 Shkurt 2024, 15:13
S.N
Pamje nga ngarja
KANADA- Shtëpia e një aktivisti kanadez i grupit Sikh në Ontario u qëllua me armë zjarri të hënën....
Bota
18 Shkurt 2024, 14:45
S.N
Pamje nga vendngjarja
SPANJË- Dy gra të moshuara kanë vdekur ditën e sotme në mëngjes, pasi shpërtheu zjarr n&eu...