LIVE UPDATES
Bota

Egjipti nuk do të ngrejë kampe për refugjatët palestinezë

airo është kundër dëbimit të palestinezëve dhe kundër largimit vullnetar të Rripit të Gazës, tha Rashvan. Edhe guvernatori i rajonit egjiptian të Sinait, Mohamed Shusha ka thënë për agjencinë dpa, se veprimet në këtë këtë rajon janë pjesë e një inventarizimi të shtëpive, që janë shkatërruar në luftën kundër ekstremistëve të grupit terrorist, "Shteti Islamik"

18 Shkurt 2024, 15:35 Nga S.N
Egjipti nuk do të ngrejë kampe për refugjatët
Foto Ilustrim

EGJIPT- Ditët e fundit disa media raportuan, se Egjipti është duke përgatitur kampe pritjeje për më shumë se 100.000 refugjatë palestinezë, në rast të ofensivës izraelite në Rafah. Të shtunën drejtuesi i Shërbimit Informativ të Shtetit, SIS, Diaa Rashvan i hodhi poshtë këto raportime. Kairo është kundër dëbimit të palestinezëve dhe kundër largimit vullnetar të Rripit të Gazës, tha Rashvan. Edhe guvernatori i rajonit egjiptian të Sinait, Mohamed Shusha ka thënë për agjencinë dpa, se veprimet në këtë këtë rajon janë pjesë e një inventarizimi të shtëpive, që janë shkatërruar në luftën kundër ekstremistëve të grupit terrorist, "Shteti Islamik". Kjo nuk ka të "bëjë aspak" me ndërtimin gjoja të kampeve të refugjatëve për palestinezët.

Sipas raportimeve të mëparshme në media, qeveria egjiptiane po përgatitej për strehimin e mbi 100.000 palestinezëve në rajonin kufitar në Rripin e Gazës, në rast të një ofensive izraelite në Rafah. Madje në këtë zonë po ngrihej edhe një mur betoni, thuhej, me gjasë për të ruajtur kontrollin mbi refugjatët palestinezë. Këtë e kishte raportuar agjencia gjermane e lajmeve, dpa dhe "Wall Street Journal" duke iu referuar zyrtarëve egjiptianë dhe analistëve. Agjencia e lajmeve, AP kishte publikuar madje pamje satelitore, që duhet të tregonin punime ndërtimi në gadishullin e Sinait në afërsi të Rripit të Gazës. Pamjet ku shihen barriera betoni, kamionë etj, përputheshin me videon e publikuar nga Fondacioni Sinai për të Drejtat e Njeriut në Londër më 12 shkurt.

Në rast të një ofensive të ushtrisë izraelite në Rafah në jug të Rripit të Gazës, Egjipti do mund të përballej me një eksod masiv të palestinezëve. Egjipti dhe një sërë politikanësh në botë e kanë paralajmëruar Izraelin nga një ofensivë në Rafah, ku sipas të dhënave të OKB-së ndodhen rreth 1,3 milionë palestinezë. Shumica të ardhur pas fillimit të luftës në Rripin e Gazës. Pas sulmeve terroriste të Hamasit më 7 tetor në Izrael, ku humbën jetën më shumë se 1200 vetë dhe u morën peng qindra të tjerë, Izraeli reagoi me bombardime dhe ofensivë tokësore në Rripin e Gazës.

Izraeli ndodhet aktualisht nën presion masiv për pezullimin e planeve për një ofensivë tokësore në Rafah, në jug të Izraelit. Presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi Izraelin së fundmi qartë duke thënë se është i bindur, se duhet të ketë një "ndalim të përkohshëm të luftimeve", për të liruar pengjet. Ai pret që "izraelitët në këtë periudhë të mos ndërmarrin një ofensivë tokësore masive", tha Biden në Shtëpinë e Bardhë. Biden kërkon nga Izraeli uljen e rrezikut për viktimat civile në Rripin e Gazës. SHBA megjithë presionin ndaj Izraelit për ndalim të luftimeve, planifikojnë dërgimin e armatimeve të tjera në Izrael. Sipas "Wall Street Journal", që i referohet zyrtarëve amerikanë, planet e qeverisë së Bidenit po verifikohen ndërkohë e mund të ndryshojnë, para se t'i paraqiten kongresit për miratim.

Ushtria izraelite pritet t'i paraqesë së shpejti kabinetit qeveritar në Izrael një plan të detajuar për misionin ushtarak në Rafah, ka raportuar "Times of Israel" të shtunën, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Sipas organizatave të OKB-së, një pjesë e palestinezëve për shkak të frikës së sulmeve në Rafah, kanë marrë drejtimin për në qendër të Gazës./ Marrë nga DW.

egjipt kampe izrael

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj