LIVE UPDATES
Bota

Putini e konsideron “fitore të rëndësishme” marrjen nën kontroll të Avdijivkës

Edhe pse Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se njësitë ukrainase ende janë përreth një fabrike të qymyrit në këtë qytet, përparimi në Avdijivka për Moskën ishte avancimi më i madh që kur trupat e saj morën kontrollin e Bahmutit majin e vitit të kaluar. Edhe pse Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se njësitë ukrainase ende janë përreth një fabrike të qymyrit në këtë qytet, përparimi në Avdijivka për Moskën ishte avancimi më i madh që kur trupat e saj morën kontrollin e Bahmutit majin e vitit të kaluar.

18 Shkurt 2024, 14:24 Nga h.k
Putini e konsideron “fitore të rëndësishme” marrjen
Foto ilustruese

RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar marrjen nën kontroll të Avdijivkës si “fitore të rëndësishme”, pasi shefi i ushtrisë ukrainase tha më 17 shkurt se trupat e tij u tërhoqën nga ky qytet lindor, ku për muaj të tërë janë zhvilluar beteja të ashpra.

Edhe pse Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se njësitë ukrainase ende janë përreth një fabrike të qymyrit në këtë qytet, përparimi në Avdijivka për Moskën ishte avancimi më i madh që kur trupat e saj morën kontrollin e Bahmutit majin e vitit të kaluar.

Ky zhvillim po ashtu po ndodh disa ditë para përvjetorit të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës dhe në kohën kur Ukraina po përballet me mungesë të municioneve, teksa në Kongresin amerikan po pret për miratim një paketën e ndihmës ushtarake për Kievin.

Po ashtu është një sinjal i qartë se si rrjedha e luftës ka kaluar në favor të Moskës pasi kundërofensiva ukrainase dështoi të thyente mbrojtjen ruse vitin e kaluar.

“Kreu i shtetit uroi ushtarët rusë për këtë sukses, për këtë fitore të rëndësishme”, tha Kremlini përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e tij.

Më herët gjatë javës presidenti amerikan, Joe Biden, kishte paralajmëruar se Avdijivka mund të binte nën kontrollin rus për shkak të mungesës së municioneve të ushtrisë ukrainase, pas muajsh kundërshtime nga republikanët në Kongresin amerikan që të miratojnë paketën e re të ndihmës për Kievin.

Biden ka biseduar të shtunën me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe i ka shprehur zotimin amerikan për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën, duke theksuar nevojën urgjente që Kongresi të miratojë ndihmën për Kievin, tha Shtëpia e Bardhë.

Beteja për Avdijivkën, që është qendër industriale dhe gjendet më pak se 10 kilometra në veri të qytetit të Donjeckut, të kontrolluar nga rusët, ka qenë një prej betejave më të përgjakshme në dy vjet luftë.

Shumë e kanë krahasuar betejën për këtë qytet me atë të zhvilluar në Bahmut, ku u vranë dhjetëra mijëra ushtarë.

Avdijivka kishte afër 34.000 banorë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Shumica e qytetit është shkatërruar nga luftimet, por afër 1.000 banorë vazhdojnë të jetojnë atje, sipas autoriteteve lokale.

Qyteti ka vlerë të rëndësishme historike dhe Moska shpreson që marrja e tij nën kontroll do t’ia bëjë më të vështirë Ukrainës që të bombardojë Donjeckut.

Avdijivka gjendet në rajonin ukrainas të Donjeckut, që Kremlini pretendon se është pjesë e Rusisë pas aneksimit që i bëri në vitin 2022.

Ky qytet në korrik të vitit 2014 ra nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, por ishte rimarrë shpejt nga Ukraina./REL 

vladimir putin

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë