LIVE UPDATES
Bota

Dikur fotografonin dasma, tani dokumentojnë tmerret e pushtimit rus

Përpara se Rusia të niste pushtimin masiv dhe të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, Liberovët punonin si fotografë dasmash dhe instruktorë fotografie në qytetin e Odesës.

24 Shtator 2022, 12:07 Nga d.a
Dikur fotografonin dasma, tani dokumentojnë tmerret e pushtimit rus
Ukraine

UKRAINË- Vlada dhe Kostyantyn Liberov ishin ndër civilët e parë që hynë në territorin e Harkivit, në verilindje të Ukrainës, pas tërheqjes së forcave pushtuese ruse, në mes të shtatorit.

“Në bisedat tona me vendas, duket se pushtimi ka shkaktuar vuajtje”, thotë Vlada në një intervistë për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

“U lumturuan shumë që shtëpitë e tyre iu kthyen vendit të tyre, që gjuhën ukrainase e dëgjuan përsëri. Të gjithë i prisnin ushtarët ukrainas me lot gëzimi - i pamë me sytë tanë”, thotë Vlada.

Përpara se Rusia të niste pushtimin masiv dhe të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, Liberovët punonin si fotografë dasmash dhe instruktorë fotografie në qytetin e Odesës.

Që atëherë, ata nisën të udhëtojnë anembanë Ukrainës për të dokumentuar luftën. Fotografitë e tyre u shfaqën në faqet e mediave sociale të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe gjetkë.

“Detyra jonë kryesore është të sigurohemi se askush nuk e harron luftën”, thotë Kostyantyn. “Mund të tingëllojë e çuditshme, por ne duam t’i tregojmë bukur të gjitha këto tmerre”, thotë ai.

Imazhet e tyre kapin momente emocionale, si ribashkimet e ushtarëve me bashkëshortet e tyre, ose persona të zhvendosur që kthehen në shtëpitë e tyre të shkatërruara.

Në një prej fotografive, një ushtar i pikëlluar shikon rrënojat e një automjeti, në të cilin një shok i tij u vra nga zjarri i forcave ruse.

“Ne e dimë se jemi ndryshe nga fotografët klasikë të luftës, por nuk do të ndryshojmë asgjë”, thotë Vlada.

“Siç e tha Kostya, media sociale është një nga frontet ku ne po luftojmë këto ditë... Fotografitë tona janë ato që përdoren nga blogerët dhe nga mediat [konvencionale]. Ato shpesh i ndihmojnë njerëzit të shprehin dhimbjen e tyre”, vazhdon Vlada.

Ajo thotë se kur një fotografi ripostohet 10.000 apo 100.000 herë, ajo e di se po aq njerëz janë kujtuar se në Ukrainë ka luftë dhe se ata ua kanë kujtuar edhe të tjerëve.

“Nëse nuk e ripostojnë, nuk e mbajnë në mend”, thotë Vlada.

“Unë vërtet mendoj se një nga arsyet pse Ukraina ka mbijetuar - një arsye pse Ukraina po mbahet - është se ne nuk jemi harruar. Partnerët tanë perëndimorë nuk na kanë harruar dhe ne nuk e kemi lënë as veten të harrojmë”, shprehet ajo.

“...sepse ne vazhdimisht bërtasim për këtë”, shton Kostyantyn.

Çifti kujton se, së voni, ka parë fotografi të veprimeve ushtarake të Rusisë dhe krimeve të supozuara të luftës në Siri, në vitet 2015-2016.

“Fillimisht e kuptoni se atje kanë ndodhur të njëjtat gjëra që po ndodhin këtu”, thotë Vlada. “Dhe, pastaj, e kuptoni që thjesht nuk dinit për to”, shton Kostyantyn.

“Është vetëm një vetëdijesim i tmerrshëm, se Rusia ka bërë të njëjtat gjëra atje - qytete të shkatërruara, rrugë të tëra pa asnjë ndërtesë të vetme të padëmtuar... Të gjitha këto kanë ndodhur, por unë as që kam dëgjuar për to”, thotë Kostyantyn.

Vlada thotë se mediat i mbulojnë gjërat e tilla. Por, siç shprehet, bota shpejt harron, “sepse në atë zonë, në atë kohë, ata nuk kishin mundësi ose zakon të merrnin telefonat dhe të qaheshin për dhimbjen e tyre”.

“Në këtë drejtim, ukrainasit po veprojnë mirë, sepse ne gjithmonë i kujtojmë botës se ekzistojmë. Kostya dhe unë po ndihmojmë me këtë - mendoj unë”, thotë Vlada.

Kur filloi udhëtimin, çifti thotë se e kishte të vështirë të pajtohej me tragjeditë njerëzore që shihte çdo ditë.

“Refuzoja të dëgjoja se sot ose nesër, djali i dikujt, babai apo bashkëshorti i dikujt do të shkonte në luftë dhe nuk do të kthehej më kurrë. Por, mijëra e mijëra familje ukrainase po kalojnë pikërisht nëpër këtë. Më tmerron fakti që kjo do të bëhet disi statistikë. Kjo është një nga arsyet pse Kostya dhe unë po bëjmë atë që bëjmë”, thotë Vlada.

Gjatë shtatë muajve të pushtimit rus, çifti u gjend vazhdimisht nën sulme.

“Ne udhëhiqemi nga thënia e shkëlqyer e [fotografit amerikano-hungarez të luftës] Robert Capa, i cili ka thënë: ‘Nëse fotografitë tuaja nuk janë mjaftueshëm të mira, atëherë nuk jeni mjaft afër’”, thotë Vlada.

Për më tepër, çifti, gjuha amtare e të cilit është rusishtja, filloi të flasë ekskluzivisht gjuhën ukrainase, si në publik, ashtu edhe privatisht. Kostyantyn thotë se shumë prej problemeve të Ukrainës mund të ishin shmangur, “sikur të gjithë të flisnim ukrainisht dhe nuk do t’i kishim të gjitha këto rajone rusisht-folëse, e kështu me radhë”.

“Një nga gjërat e para që bëra [pas pushtimit rus] ishte ndryshimi i gjuhës në telefonin tim, kompjuter dhe pajisje të tjera”, thotë Kostyantyn.

Çifti tani është i vendosur në Harkiv dhe rrallë shkon në Odesa për të vizituar prindërit./REL/

kostyantyn liberov vlada liberov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë