LIVE UPDATES
Bota

Scholz kërkon partnerë energjie në vendet e Gjirit

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, bën një vizitë të parë zyrtare në tri vende të pasura me naftë dhe gaz. Kancelari gjerman shoqërohet nga një delegacion i madh nga industria.

24 Shtator 2022, 09:55 Nga d.a.
Scholz kërkon partnerë energjie në vendet e Gjirit
Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet të shtunën dhe të dielën për një vizitë dyditore në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Scholz shoqërohet në këtë udhëtim nga një delegacion i madh biznesmenësh, Të tre vendet janë eksportues shumë të rëndësishëm të naftës dhe gazit. Qeveria gjermane shpreson që gjatë vizitës të nënshkruhen kontrata konkrete në bashkëpunimi, thanë të premten qarqe qeveritare në Berlin.

"Takim me partnerë të vështirë"

Vizita e Scholzit në tre vendet e gadishullit arabik do të kërkojë shumë ndjeshmëri diplomatike, për shkak se mes Gjermanisë dhe këtyre vendeve ka mospërputhje të mëdha për të drejtat e njeriut. "Kancelari do të takojë partnerë të vështirë gjatë këtij udhëtimi," u bë e ditur nga zyra e kancelarit në prag të nisjes.

Një nga bashkëbiseduesit më të vështirë konsiderohet Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed Bin Salman. 36-vjeçari është kreu faktik i monarkisë arabe. Sipas shërbimit të fshehtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai ka lejuar vrasjen e gazetarit të "Washington Post" Jamal Khashoggi. Vrasja e bujshme ndodhi në nëntor 2018 në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

"Scholz të pozicionohet qartë"

Princi i kurorës e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Por vrasja e gazetarit asokohe çoi në një izolim ndërkombëtar të Arabisë Saudite dhe si pasojë edhe në një krizë të marrëdhënieve gjermano-saudite. Por që nga fillimi i Luftës së Rusisë në Ukrainë krerët e shteteve perëndimore filluan ta thyejnë akullin dhe të afrohen me Arabinë Saudite. Edhe presidenti amerikan Joe Biden u detyrua t'i shtrinte dorën princit saudit.

Në Gjermani pritet së paku që kancelari të mos heshtë për këtë çështje por edhe për çështje të tjera, si pjesëmarrja e Arabisë Saudite në luftën e Jemenit. Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Bundestag, Renata Alt, ka kërkuar nga kancelari që të pozicionohet qartë. Lufta në Jemen ka shkaktuar një  nga krizat më të mëdha humanitare në të gjithë botën, tha Alt.  Ajo kërkoi nga Scholz që ai të angazhohet për zgjatjen e armëpushimit, i cili skadon më 2 tetor.  "Sado i rëndësishëm që mund të jetë furnizimi me energji elektrike, aq i rëndësishëm është edhe respektimi i të drejtave të njeriut në të gjithë botën," u shpreh politikania liberale të premten në Berlin. 

Scholz do të vazhdojë të dielën udhëtimin në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. /DW/

olaf scholz joe biden

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë