LIVE UPDATES
Bota

Nju Jorku nuk ka më vend për emigrantët, shqyrton mundësinë e ngritjes së tendave

Tendat janë disa nga opsionet, ku variojnë që nga anijet kruaziera dhe deri tek kampet verore, që po shqyrtohen nga qyteti i gjendur në vështirësi për të strehuar 13 mijë emigrantë që janë dërguar në Nju Jork me autobuzë nga qytetet kufitare të Teksasit dhe Arizonas.

24 Shtator 2022, 09:00 Nga d.a.
Nju Jorku nuk ka më vend për emigrantët, shqyrton
Foto ilustruese

SHBA- Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut tha se synon ngritjen e tendave të mëdha me përmasa hangarësh, për të strehuar përkohësisht emigrantët që po sillen me autobuzë në këtë qytet, në kuadrin e një fushate nga guvernatorët republikanë për të ndryshuar politikat federale të emigracionit.

Tendat janë disa nga opsionet, ku variojnë që nga anijet kruaziera dhe deri tek kampet verore, që po shqyrtohen nga qyteti i gjendur në vështirësi për të strehuar 13 mijë emigrantë që janë dërguar në Nju Jork me autobuzë nga qytetet kufitare të Teksasit dhe Arizonas.

“Kjo nuk është një krizë strehimi e zakonshme, por një krizë humanitare që kërkon një përqasje tjetër”, tha në një deklaratë të enjten kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams.

Sistemi masiv i strehëzave të qytetit të Nju Jorkut është mbingarkuar me akomodimin e prurjeve të papritura të emigrantëve që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

Në Arizona dhe Teksas, zyrtarët i kanë hipur njerëzit në autobuzë për udhëtime falas drejt Uashingtonit dhe qytetit të Nju Jorkut. Më rishtazi shteti Florida, guvernatori i së cilës është republikan dhe po rikandidon në zgjedhje, përdori fonde publike për të dërguar me avion emigrantët në shtetin Masaçusets, në Martha’s Vineyard.

Kryebashkiaku Adams tha se qyteti i Nju Jorkut ka hapur 23 qendra emergjence dhe po shqyrton hapjen e 38 të tjerave, për të strehuar njerëzit e sjellë në qytet që nga muaji maj. Qyteti çeli rishtazi edhe një qendër të re përpunimi me kosto prej disa milionë dollarësh, për të ndihmuar të sapoardhurit që të rivendosen me shpejtësi.

Një paraqitje grafike e projektit të tentave, të qarkulluar nga qyteti, tregon radhë të tëra shtretërish. Teorikisht, tenda do të jetë me ngrohje, pasi netët në Nju Jork mund të jenë të ftohta, por qyteti nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Aktivistët për të pastrehët nuk ishin të sigurtë se si duhet të reagonin.

“Thjesht nuk kemi detaje të mjaftueshme për planin e tyre që të krijojmë një opinion", tha Josh Goldfein, jurist me Shoqërinë e Ndihmës Ligjore. "Nëse qëllimi këtu është që të vlerësojnë me shpejtësi nevojat e njerëzve dhe që t'i lidhin ata me shërbimet që do t'i ndihmojnë, atëherë kjo do të jetë shumë mirë".

Por ai tha se propozimi duhet ende të zbatohet.

"Gjithçka që dimë është një vendndodhje dhe një fotografi e një tende të madhe," tha ai.

Në një deklaratë të përbashkët, Shoqata e Ndihmës Juridike dhe Koalicioni për të Pastrehët thanë se po punonin me zyrtarët e qytetit për të gjetur "një zgjidhje të zbatueshme që përmbush detyrimin ligjor dhe moral të Nju Jorkut për të ofruar strehim të sigurt dhe të përshtatshëm për të gjithë ata që e kërkojnë atë, përfshirë edhe azilkërkuesit”.

Në fillim të këtij muaji, kryebashkiaku Adams kishte sugjeruar strehimin e qindra emigrantëve në anijet turistike.

Kritikët dolën kundër kësaj ideje, duke thënë se ai duhet të ofrojë zgjidhje më të qëndrueshme për një problem që ka munduar prej kohësh qytetin: Si të gjendet strehim i përhershëm për të pastrehët e qytetit – jo vetëm emigrantët e rinj, por për popullsinë e konsiderueshme të të pastrehëve.

Në përgjithësi, numri i njerëzve që qëndronin çdo natë në strehimoret e të pastrehëve të qytetit të Nju Jorkut kishte rënë vitet e fundit, pjesërisht për shkak të pandemisë COVID-19. Kjo bëri që zyrtarët e qytetit të zvogëlojnë kapacitetin e strehimoreve, duke e lënë sistemin të papërgatitur për shtimin e papritur të njerëzve që kanë nevojë për ndihmë./VOA/

josh goldfein eric adams emigrantet ne new york

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet