LIVE UPDATES
Bota

"Do t'i vlerësojmë jo vetëm për fjalët por edhe për veprat e tyre", REL: Dilemat e Perëndimit për liderët e rinj të Sirisë që i kanë në listë të zezë

Tri kryeqytete evropiane kanë dhënë shenja se mund të ndryshojnë qëndrimin për grupin Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili është në listë të zezë. Grupi e ka marrë kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor.

10 Dhjetor 2024, 22:53 Nga r.ll
"Do t'i vlerësojmë jo vetëm për fjalët por
foto ilustruese

SIRI- Me gjithë pluhurin e çuar peshë lidhur me rrëzimin dramatik të Qeverisë siriane, disa Qeveri të Perëndimit kanë dhënë sinjale se mund të jenë të hapura për të punuar me udhëheqësit e rinj, të cilët aktualisht i konsiderojnë pjesë e një organizate terroriste. Tri kryeqytete evropiane kanë dhënë shenja se mund të ndryshojnë qëndrimin për grupin Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili është në listë të zezë. Grupi e ka marrë kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor.

Presidenti amerikan, Joe Biden, duke reflektuar mbi retorikën e grupit, dhe tentimin e tij për t’u distancuar nga lidhjet e mëparshme me Al-Kaidën, ka thënë se “teksa merr më shumë përgjegjësi, ne do ta vlerësojmë [grupin] jo vetëm për fjalët, por edhe për veprimet e tij”. Përgjigja e menjëhershme e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka dhënë pak hollësi se si do të jetë politika e tij ndaj Sirisë. Ai ka thënë shkurt se ajo “nuk është lufta jonë”. Megjithatë, administrata e tij do të duhet të vendosë se si do të përballet me Sirinë.

“Supozoj se do të ketë shumë diskutime rreth faktit se çfarë Qeverie do të formojë HTS-ja”, ka thënë Fatima Ayub, analiste politike me bazë në Uashington dhe hulumtuese për Lindje të Mesme dhe Azinë Jugore.

“Ndoshta do të shohim dinamika të ngjashme me ato që kemi parë në Sudan, me heqje të sanksioneve në këmbim të normalizimit me Izraelin. Prandaj, ekzistojnë shumë pyetje përpara, dhe nuk jam e sigurt që as vetë HTS-ja i ka përgjigjet tani”.

Është e qartë se pozita e grupit HTS si lojtar kryesor në Siri, pas rrëzimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, i ka nxitur dilema të reja Perëndimit. Duke qenë më parë një grup i vogël, dhe me kontroll vetëm të provincës Idlib në Siri, situata ka qenë më e kontrollueshme dhe grupi ka mundur të injorohet lehtë. Mirëpo, HTS-ja tani është grup më i rëndësishëm se kurrë, prandaj Qeveritë perëndimore duhet se do të kenë kujdes në qasje.

Ministri i Jashtëm në detyrë në Francë, Jean-Noel Barrot, ka thënë për radion France Info, më 8 dhjetor, se HTS-ja ka qenë “lëvizje islamiste” dhe që duhet të dëshmojë “dëshirën e sinqertë për tranzicion prej ekstremizmit, islamizmit dhe xhihadizmit”.

Ai ka thënë se një i dërguar i Francës do të niset drejt Damaskut brenda javës. Gjermania ka qasje të ngjashme. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Sebastian Fischer, ka thënë se synimet e grupit HTS për t’u distancuar nga e kaluara, do të vërtetohen vetëm nga trajtimi që u bën civilëve dhe minoriteteve entike e fetare.

Në Britani, ministri i Kabinetit, Pat McFadden, ka thënë se duhet të merret “një vendim i shpejtë” nëse duhet larguar grupin HTS prej listës së grupeve terroriste. Ende nuk është e qartë se çfarë roli do të luajë grupit HTS në Sirinë pas Assadit. Mirëpo, me sa duhet, do të ketë rol vendimtar, prandaj Perëndimi duhet se i ka të hapura të gjitha mundësitë.

“Mendoj se Perëndimi duhet të përballet me realitetin e ri në terren”, ka thënë Dareen Khalifa, këshilltare e lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

“Qeveritë perëndimore duhet të vendosin standarde të qarta për HTS-në, dhe nëse i përmbush, ato duhet t’i rishqyrtojnë sanksionet dhe statusin ndaj grupit, pasi diçka e tillë mund të jetë pengesë për paqe dhe siguri në Sirinë pas Assadit”.

Mirëpo, realiteti mund edhe të mos ndryshojë shpejt, marrë parasysh situatën në Afganistan, pas ngjitjes së talibanëve në pushtet. Atje, Qeveritë perëndimore kanë mbajtur distancë prej grupit ekstremist, të cilin e kritikojnë vazhdimisht për shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe për kufizime të ashpra kundër grave.

“Nuk e shoh HTS-në duke bërë gjëra sikurse ndalesa për shkollim të vajzave. Mendoj se ata janë më të moderuar sesa talibanët”, ka thënë analistja me bazë në SHBA, Ayub.

“HTS ka shumë pyetje për t’i berë vetës, sepse pjesëmarrja në luftë është krejt ndryshe prej udhëheqjes së shtetit. Ne e kemi parë vështirësinë e talibanëve në Afganistan. Prandaj ekzistojnë shumë pyetje të hapura”.

Ndonëse Qeveritë perëndimore janë duke iu qasur me kujdes grupit HTS, ato edhe e kanë bërë të qartë se nuk vendosin për asgjë në baza besimi. Biden e ka theksuar se grupi “e ka historikun e vet për terrorizëm dhe abuzime me të drejta të njeriut”. Shtetet perëndimore janë të gatshme edhe për skenarin që nuk arrin të ndërtohet një qeveri e re stabile, si dhe për kërcënimin e ringjalljes së grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Më 8 dhjetor, zyrtarët amerikanë kanë thënë se kanë kryer disa sulme kundër atyre që i kanë quajtur 75 shënjestra në Siri. Një tjetër shqetësim përbëjnë edhe magazinat e armëve kimike që janë ruajtur nga Qeveria e Assadit, dhe tani nuk dihet në duart e kujt do të jenë. Izraeli ka thënë se ka goditur qendra ushtarake lidhur me këto shqetësime. Situata në Siri ka potencial për të ndikuar në politikat e brendshme të disa shteteve. Miliona sirianë kanë ikur prej luftës civile shkatërruese që ka shpërthyer më 2011 në Siri, dhe tani nuk dihet sa prej tyre do të detyrohen të kthehen, apo edhe kanë dëshirë të kalojnë pjesën tjetër të jetës në vendlindje. Qindra prej tyre kanë krijuar radhë të gjata në kufijtë e Sirisë me Libanin dhe Turqinë.

Prezenca e popullsisë së konsiderueshme siriane ka qenë shpesh edhe burim tensioni mes vendeve të Evropës. Në Gjermani, vendimet për azil për sirianët janë ngrirë derisa situata të qartësohet pak. Një figurë e lartë opozitare ka bërë thirrje për paketa financiare, në mënyrë që sirianët të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka thënë se “shumë herët” për diskutime të tilla./REL

renia e regjimit ne siri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj