LIVE UPDATES
Bota

Diplomatët e Bashkimit Evropian takohen në Kiev për të mbështetur Ukrainën

Takimi në Kiev po mbahet ndërkohë që aleatët perëndimorë, që janë edhe përkrahësit më të mëdhenj të Ukrainës në luftën e saj kundër sulmit rus, kanë shfaqur luhatjet e para rreth ndihmës prej miliarda dollarësh që vendet e tyre i ofrojnë Ukrainës.

2 Tetor 2023, 16:31 Nga I.A
Diplomatët e Bashkimit Evropian takohen në Kiev për të
Zelenskyy

UKRAINË- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën në kryeqytetin ukrainas të hënën, në një takim të paparalajmëruar, për të diskutuar rreth mbështetejes së tyre për Ukrainën dhe të ashtuquajturën “formulë të paqes” të Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Takimi në Kiev po mbahet ndërkohë që aleatët perëndimorë, që janë edhe përkrahësit më të mëdhenj të Ukrainës në luftën e saj kundër sulmit rus, kanë shfaqur luhatjet e para rreth ndihmës prej miliarda dollarësh që vendet e tyre i ofrojnë Ukrainës.

Diplomatët kryesorë evropianë u mblodhën të hënën në Kiev për të treguar përkrahjen e tyre për Ukrainën në luftën kundër sulmit të Rusisë, ndërkohë që çarjet e para politike në Evropë dhe Amerikë rreth luftës 19 muajshe tashmë janë shfaqur. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell tha se ky takim i parë i përbashkët i diplomatëve evropianë jashtë kufijve të bllokut dëshmon përkrahjen “e palëkundur” të tyre dhe nënvizon përkushtimin e BE-së ndaj Ukrainës.

“Kjo luftë ka pasoja për gjithë botën. Por, për ne evropianët, është kërcënim ekzistencial. Ndoshta nuk po shihet si i tillë nga pjesët e tjera të botës, por për ne është i tillë. Më lejoni ta përsëris – është kërcënim ekzistencial. Prandaj na duhet ta përkrahim dhe ta diskutojmë me aleatët tanë amerikanë dhe miqtë tanë, që të vazhdojnë ta përkrahin,” deklaroi zoti Borrell.

Një sentiment të ngjajshëm e përçoi edhe ministrja e jashtme gjermane, Anna Baerbock.

“E sollëm Bashkimin Evropian aty ku zemra e Evropës rreh më së forti për momentin – këtu në Kiev, në Ukrainë. E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Evropian, në komunitetin tonë të lirisë dhe shpejt ky komunitet do të shtrihet nga Lisbona në Luhansk. Me secilin fshat, secilën pëllëmbë që Ukraina çliron, në secilin meter, ku i shpëton njerëzit e vet, Ukraina po hap rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian,” tha ajo.

Shtetet e Bashkuara, BE-ja dhe Britania e Madhe kanë ofruar përkrahje të madhe financiare dhe ushtarake për Ukrainën, duke mundësuar që t’i bëjë ballë sulmit rus. Kjo ndihmë është qenësore për ekonominë e dobësuar të Ukrainës dhe deri më tani ka qenë e pakusht. Por, tashmë kanë filluar të shfaqen luhatjet e para se edhe për sa kohë aleatët e Kievit mund të vazhdojnë të dërgojnë ndihmë prej miliarda dollarësh.

“Kjo është një ngjarje historike ngase për herë të parë, Këshilli i ministrave të jashtëm takohet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, por brenda kufijve të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Është mesazh i përkrahjes, për të cilën jemi jashtëzakonisht falenderues,” deklaroi Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytri Kuleba. Presidenti amerikan Joe Biden të dielën i siguroi aleatët se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë përkrahje financiare pasi Kongresi amerikan shmangu mbylljen e qeverisë duke miratuar një buxhet afatshkurtër që nuk përfshiu ndihmën për Ukrainën.

Shumë nga ligjvënësit amerikanë e pranojnë se po bëhet gjithnjë e më e vështirë të sigurojnë përkrahje në Kongres për ndihmën Ukrainës. Ministri i jashtëm ukrainas Kuleba u tha gazetarëve se Ukraina ka diskutuar me përfaqësuesit e dy partive në Kongresin amerikan për të siguruar vazhdimësinë e ndihmës.

“Kemi diskutime shumë të thella me republikanët dhe demokratët në Kongres dhe përkundër vendimit që u mor nën trysninë e mbylljes së qeverisë në Shtetet e Bashkuara, po punojmë me dy palët që të sigurohemi që një gjë e tillë nuk përsëritet më. Nuk ndihemi që përkrahja amerikane është dobësuar, sepse Shtetet e Bashkuara e kuptojnë se në Ukrainë po zhvillohet betejë që shkon përtej Ukrainës. Ka të bëjë me stabilitetin dhe parashikueshmërinë e botës,” shtoi zoti Kuleba.

Takimi në Kiev po mbahen pas fitores së fundjavës të partisë së politikanit pro-rus Robert Fico në Sllovaki. Fitorja e tij ka nxitur shqetësime rreth përkrahjes së vazhdueshme të BE-së për Ukrainën. Ashtu si Hungaria, shtet anëtar që vazhdon të mbajë marrëdhënie të afërta me Moskën, qasja e Sllovakisë mund të shkaktojë tensione brenda BE-së për Ukrainën. Hekurudha kryesore përmes të cilës Perëndimi furnizon Ukrainën me pajisje ushtarake kalon nëpër Sllovaki.

Ministrat hungarez dhe polak nuk ishin të pranishëm në takimin në Kiev, ndonëse nuk është e pazakontë që kryediplomatët të mos marrin pjesë në takime të tilla. Ukraina është e përkushtuar të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe anëtarët e BE-së kanë inkurajuar një mundësi të tillë ndonëse me luftën e vazhdueshme rruga para Ukrainës mbetet e gjatë. Sipas ministrit të jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis aleatët perëndimorë gjenden para një kthese kritike.

“Nëse nuk bëhen hapa shumë seriozë politik, mund të lindin dyshime nëse me të vërtetë jemi me Ukrainën deri në fitore, ashtu siç themi. Janë dërguar shumë mesazhe nga Brukseli e Uashingtoni, që kanë hedhur dyshime nëse jemi seriozë. Shpresoj që ky takim do t’i përgjigjet këtij dyshimi dhe të dërgojmë një mesazh shumë të qartë, që Evropa është me Ukrainën deri në fitore,” tha ai.

Marrë nga VOA

be volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj