2 Tetor 2023, 16:06
Nga f.i
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha më 1 tetor se vendi i tij “nuk pret më asgjë nga Bashkimi Evropian, i cili na ka lënë të presim në derën e tij për 40 vjet”.
“Ne i kemi mbajtur të gjitha premtimet që ia kemi bërë BE-së, ndërsa ata nuk e kanë përmbushur pothuajse asnjë zotim”, tha ai para fillimit të sesionit të ri parlamentar në Ankara.
Erdogani shtoi se nuk e ka ndër mend të “tolerojë kërkesa të reja, apo kushte në procesin e anëtarësimit” të Turqisë në bllok.
Zemërimi i Erdoganit e ka burimin edhe nga një vendim i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila e kritikoi Turqinë të enjten e kaluar për dënimin e një mësimdhënësi pas tentim-puçit më 2016, mbi bazat se ai e kishte shkarkuar një aplikacion të koduar për dërgimin e mesazheve të ndërlidhur me puçistët e dyshuar.
Vendimi i gjykatës se të drejtat e Yuksel Yalcinkayas janë shkelur mund ta krijojë një precedent të fuqishëm, në një kohë kur gjykata me bazë në Strasburg ka para vetes mijëra raste të ngjashme. Turqia e fajëson një grup të udhëhequr nga kleriku fetar turk me vendbanim në Shtetet e Bashkuara, Fetullah Gulen, për puçin e dështuar për ta rrëzuar Erdoganin nga pushteti, duke pretenduar se aplikacioni i mesazheve i quajtur ByLock, ishte përdorur për ta bashkërenduar komplotin. Erdogani tha më 1 tetor se vendimi i gjykatës së Strasburgut “ishte goditja e fundit”.
“[Turqia] nuk do t’ia kthejë shpinën luftës kundër këtij grupi tradhtarësh”, tha ai./REL
rexhep tajip erdogan bashkimi europian
Bota
2 Tetor 2023, 15:47
r.ll
foto ilustruese
PORTUGALI- NATO po teston dronët e rinj detarë që mund të përdorin Inteligjencën Artificiale për të...
Bota
2 Tetor 2023, 15:32
r.ll
Annalena Baerbock
GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje Serbisë që ta ulë ta ul&eum...
Bota
2 Tetor 2023, 15:19
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Parlamenti ukrainas ka reaguar ndaj një meme të postuar nga Elon Musk që tallte Ukrainën. Pronari i Starl...
Bota
2 Tetor 2023, 14:45
f.i
Wolfgang Petritsch
KOSOVË- Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ka thënë se Kosova aktualisht po përjeton krizën më t&...
Bota
2 Tetor 2023, 14:22
a.l
Donald Trump
SHBA-Ish-presidenti Donald Trump u pa teksa mbërrinte në Kullën Trump në Manhattan të dielën mbrëma&nb...
Bota
2 Tetor 2023, 14:03
a.l
Wally
SHBA- Joe Henney, një tifoz i Philadelphia Phillies, u përpoq të hynte në stadiumin “Citizens Bank Park” me nj&e...
Bota
2 Tetor 2023, 13:57
r.ll
Adis Ahmetoviç
GJERMANI- Deputeti gjerman Adis Ahmetoviç dhe Kryetar i Nënkomitetit për Politikë Ndërkombëtare t&eu...
Bota
2 Tetor 2023, 13:42
r.ll
Peter Stano
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të hënën se Policia e Kosovës ka ma...
Bota
2 Tetor 2023, 13:12
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Gazetari gjerman, Michael Martens ka thënë se sot në CNN pritet të jetë presidenti i Se...
Bota
2 Tetor 2023, 13:21
r.ll
foto ilustruese
AZERBAJXHAN-Një mision i Kombeve të Bashkuara ka mbërritur në Nagorno-Karabakh një ditë më parë, nd...