LIVE UPDATES
Bota

Disa konservatorë në Kolorado e shohin Trumpin si kërcënim për demokracinë

Trump është kandidati kryesor për emërimin nga Partia Republikane për të sfiduar Presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

12 Janar 2024, 20:36 Nga M.B
Disa konservatorë në Kolorado e shohin Trumpin si kërcënim
Donald Trump

SHBA- Norma Anderson kujton veten para televizorit më 6 janar 2021, duke qarë tek shihte një turmë mbështetësish të ish-Presidentit Donald Trump që sulmonin Kapitolin. Ajo thotë se pyeste veten se pse presidenti i atëhershëm nuk kishte thirrur Gardën Kombëtare.

“Kam aq shumë vite mbi supe për të kujtuar periudhën e depresionin të madh (gjendjen e rëndë ekonomike të viteve 1920), Luftën e Dytë Botërore, dy luftëra të tjera, kohë krizash e apo mira, si dhe shumë presidentë. Por, kurrë nuk kam parë diçka si ajo që ndodhi më 6 janar”, thotë 91-vjeçarja që gjatë gjithë jetës ka votuar për republikanët në Kolorado. “E kuptova se kush ishte fajtori menjëherë”.

Sot, Anderson, gruaja e parë që ka shërbyer si udhëheqëse e shumicës në të dyja dhomat e organit ligjvënës të Kolorados, drejton një padi për heqjen e zotit Trump nga fleta e votimit në zgjedhjet e brendshme republikane në shtet, mbështetur në një dispozitë kushtetuese të shekullit të 19-të, për përfshirje në kryengritje. Zoti Trump e ka apeluar vendimin, gjë që pritet të shqyrtohet më 8 shkurt në Gjykatën e Lartë të SHBA-së. Ish-Presidenti Trump është kandidati kryesor për emërimin nga Partia Republikane për të sfiduar Presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA. Sondazhet e agjencisë së lajmeve Reuters dhe kompanisë Ipsos tregojnë për një ripërballje të mundshme Trump-Biden.

Tre republikanë të tjerë dhe dy persona që janë të pavarur politikisht i janë bashkuar zonjës Anderson në padinë për përjashtimin e zotit Trump nga gara partiake. Mario Nicolais, avokat konservator nga një zonë periferike e Denverit, tha se paditësit “ishin aq të zhgënjyer nga ajo që ndodhi më 6 janar si dhe nga ajo që bëri Donald Trump atë ditë, saqë ata thanë ... vendi ynë është më i rëndësishëm dhe Kushtetuta jonë është më e rëndësishme. Kushdo që e bëri këtë nuk mund të lejohet të kandidojë sërish”. Padia, e ngritur në shtator, shoqërohet me fotot e njerëzve që sulmuan Kapitolin, në një përpjekje për të ndalur çertifikimin në Kongres të rezultatit të zgjedhjeve, q shpallte fitues zotit Biden. Në të tregohen me detaje veprimet e ish-presidentit para, gjatë dhe pas sulmit të dhunshëm.

“Presidenti Trump ishte udhëheqësi i turmës dhe turma ishte arma e tij”, thuhet në padi.

Një rikthim i ish-Presidentit Trump do të shënonte fundin e demokracisë, tha zonja Anderson në një intervistë, duke shtuar: “Ai dëshiron të jetë mbret. Ai dëshiron të jetë si (Presidenti rus Vladimir) Putin, të ketë kontroll të plotë”.

Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi në favor të paditësve në dhjetor, duke e shpallur zotin Trump të papërshtatshëm për postin e Presidentit sipas pikës 3 të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës që ndalon këdo që “angazhohet në kryengritje” të mbajë poste publike. Çështja ngre pikëpyetje të rëndësishme për Gjykatën e Lartë ku shumica e gjyqtarëve janë konservatorë, tre nga të cilët të emëruar nga zoti Trump. Midis tyre janë pyetjet: A është pjesa e Kushtetutës që flet për skualifikim e zbatueshme më vete apo kërkon veprim të Kongresit? A zbatohet dispozita në rastin e presidentit? Vendimi i Kolorados shënoi herën e parë që kjo dispozitë e Kushtetutës - pika 3 e Amendamentit të 14-të - u përdor për të shpallur një kandidat presidencial të papërshtatshëm. Dispozita skualifikon çdo “zyrtar të Shteteve të Bashkuara” që pasi është betuar për të mbështetur Kushtetutën është përfshirë me pas në kryengritje ose rebelim kundër saj, ose ka ndihmuar ata që kanë vepruar kundër frymës së Kushtetutës”.

Avokatët e zotit Trump, i cili përballet me akuza penale në dy raste të veçanta që përfshijnë përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020, kanë argumentuar se 6 janari nuk ishte një kryengritje dhe se zoti Trump nuk ishte pjesëmarrës. Procesi gjyqësor i Kolorados u inicua nga “Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë” në Uashington, një grup mbikëqyrës që në vitin 2022 paditi me sukses për të skualifikuar sipas Amendamentit të 14-të një zyrtar të qarkut të Nju Meksikos, i cili mori pjesë në sulmin në Kapitol. Kjo organizatë nuk po paguan avokatët e padisë kundër zotit Trump. Ata po punojnë falas, tha zoti Nicolais.

Nxitja prej kahut konservator

Është e rëndësishme që padia është ngritur nga konservatorët, siç janë këta paditës, tha zoti Nicolais. Përveç faktit që votuesit demokratë nuk mund të votojnë në zgjedhjet e brendshme republikane të Kolorados më 5 mars, tha zoti Nicolais, nëse padia do të ishte ngritur nga demokratët, “atëherë ajo thjesht mund të hidhej poshtë pasi do të mirrej si një gjë politike dhe ne nuk e donim këtë”. Megjithatë, zoti Trump dhe aleatët e tij e kanë portretizuar padinë si partizane. Zëdhënësi i ish Presidentit Trump, Steven Cheung e quajti organizatën një grup që ka lidhje me Partinë Demokrate.

“Padia e Kolorados, dhe të tjerët si ai, janë pjesë e një përpjekjeje të mirëfinancuar dhe të koordinuar të Partisë Demokratike për të ndërhyrë në zgjedhje”, tha zoti Cheung në një deklaratë.

Paditësja tjetër Krista Kafer, një kolumniste konservatore në Denver, e cila ka kaluar dekada e përfshirë në politikën republikane, tha se ajo votoi për zotin Trump në vitin 2020. Edhe pse ajo e shihte atë personalisht si person që e meriton të përbuzet, ajo ishte dakord me shumicën e politikave të tij gjatë katër viteve si president dhe veçanërisht me gjyqtarët federalë që ai emëroi. Gjithçka ndryshoi kur zoti Trump refuzoi të pranonte humbjen ndaj zotit Biden, duke bërë pretendime të rreme për mashtrim të gjerë të votimit.

“Jo vetëm që refuzoi të pranonte humbjen”, tha zonja Kafer, “ai më pas krijoi një grumbull të tërë teorish konspirative plot gënjeshtra dhe insinuata që i vunë në rrezik punonjësit e zgjedhjeve dhe më pas vendosi Kongresin dhe anëtarët e Kongresit, stafin e tyre dhe policinë në rrezik”.

Zonja Kafer tha se ajo ka menduar se çfarë mund të ndodhë nëse përpjekjet ligjore dështojnë dhe zoti Trump zgjidhet në nëntor.

“Unë shqetësohem jo vetëm për sigurinë time, por edhe të paditësve të tjerë”, tha zonja Kafer. “Jo nga Trumpi personalisht. Unë nuk mendoj se ai do të shfaqet para derës time. Por, nuk kam asnjë dyshim, që ka një dëshirë për hakmarrje.”

Duke pasur parasysh rreziqet e mëdha, zonja Kafer tha se ajo u lut nëse duhej t'i bashkohej padisë.

“Nuk mora përgjigje nga lart” tha ajo, “por ndjeva një qetësi që po bëja gjënë e duhur. Dhe që atëherë jam ndjerë e qetë”./ VOA

donald trump shba president

Sondazh

Poll
Bota 12 Janar 2024, 18:28 M.B

SHBA: Nuk duam konflikt me Iranin

John Kirby SHBA- Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron konflikt me Iranin, pavarësisht se kreu sulme në Jemen ndaj rebelëve Huthi, q&...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje