LIVE UPDATES
Aktualitet

Disa ura në rrezik shembjeje, pamjet nxjerrin zbuluar batërdinë mbi shtretërit e lumenjve

Devijimi i rrjedhës së lumit nga gërryerjet pa kriter rrezikon ta shkatërrojë këtë urë, që është arteria kryesore e trafikut të veriut të Shqipërisë. Ajo lidh autostradën Milot-Lezhë me Shkodrën.

18 Mars 2026, 21:44 Nga E. D

Disa ura në rrezik shembjeje, pamjet nxjerrin zbuluar batërdinë

LEZHË- Kjo është ura e re e autostradës që të çon në Lezhë. Siç dëshmojnë këto pamje, këmbët e urës janë zbuluar krejtësisht për shkak të shfrytëzimit barbar të lumit. Pamjet tregojnë se ky objekt i rëndësisë së veçantë është i rrethuar nga kompani që shfrytëzojnë male me inerte, të marra në afërsi të saj.

“Dëmtimi i shtratit të lumit praktikisht ndryshon disa parametra të rëndësishëm të rrjedhës: ndryshon shpejtësinë e rrjedhjes së lumit, ndryshon shtratin ku ai vendos dhe, nëse dëmtohet, mund të ketë efekte në brigjet e tij duke gërryer lumin edhe për gjerësi në rastet kur kemi prurje të mëdha, kur ujërat përmbysin ato brigje të lumenjve, të cilët në kushte natyrore i shohim të thata, pa rrjedhje ujore të vazhduar, dhe që mund të shkaktojë rritje të erozionit”, u shpreh Mihallaq Qirjo, profesor i Ekologjisë së Ekosistemeve.

Devijimi i rrjedhës së lumit nga gërryerjet pa kriter rrezikon ta shkatërrojë këtë urë, që është arteria kryesore e trafikut të veriut të Shqipërisë. Ajo lidh autostradën Milot-Lezhë me Shkodrën.

Kambanat e alarmit për dëmtimin e urës së Shënkollit kanë rënë që në vitet 2020-2021 nga prefektura e Lezhës, e cila vë në dijeni institucionet se këmbët e urës janë zhveshur, por ende nuk ka pasur asnjë reagim.

Problematika ka qenë evidente prej disa kohësh dhe është adresuar disa herë nga institucioni i Prefektit të Qarkut Lezhë në institucionet kompetente dhe në organet ligjzbatuese, për marrjen e masave dhe goditjen e shfrytëzimit të paligjshëm të materialeve inerte në këtë zonë. Edhe tani, situata duket e përkeqësuar.

Sot, pesë vite më pas, trupi i kësaj ure të rëndësishme shfaqet i dëmtuar dhe kompanitë e inerteve vijojnë shfrytëzimin barbar.

Kjo është ura e trenit në Milot, 788 metra e gjatë. Edhe këmbët e kësaj ure i ka përpirë lumi për shkak të shfrytëzimit pa kriter të inerteve ndër dekada. Prefektura e Lezhës e kishte renditur në listën e objekteve të dëmtuara dhe kishte vënë në dijeni të gjitha institucionet, por edhe këtu nuk pati asnjë ndërhyrje.

Në korrik të vitit 2025, Autoriteti Rrugor e mbylli plotësisht qarkullimin e automjeteve në këtë objekt pasi paraqiste rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit, si pasojë e dëmtimeve në themelet mbështetëse, erozionit të madh në bazament dhe gërryerjeve në të gjithë shtratin lumor. Mbyllja e urës në kulmin e sezonit turistik veror shkaktoi kaos në qarkullimin e automjeteve drejt Lezhës dhe Shkodrës.

Autoriteti Rrugor hapi me urgjencë një tender për ndërhyrjen rehabilituese. Në gusht të po atij viti u shpall fituese kompania Junik me vlerë 86 milionë lekë, ose 1 milion dollarë. Ky tender është shënuar me flamur të kuq, pasi oferta fituese nuk ishte ajo me vlerën më të ulët.

Projekti parashikonte pastrimin e zonës për rreth pilotave dhe nivelimin e shtratit; betonimin e pilotave, përforcimin dhe mbrojtjen e themeleve të urës.

Punimet ishin parashikuar të përfundonin brenda dy muajve, por në fillim të marsit 2026, kur Inside Story e vizitoi, puna rehabilituese ende vijonte./Top Channel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj