Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rinumërimi, edhe pse gjeti shumë mospërputhje, nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve e as të kandidatëve për deputetë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër katër personave nën dyshimin se kishin falsifikuar një qendër numërimi në Shtime rezultatet votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës dhjetorin e kaluar. Në një njoftim për media, Prokuroria i identifikoi të dyshuarit me inicialet Y.S, B.V, Sh.B, dhe R.R.
Aktakuza vjen pas javësh hetimesh jo vetëm në Shtime, por në disa rajone të Kosovës lidhur me dyshimet e mëdha për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilat detyruan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të bëjë rinumërim të plotë votash. Rinumërimi, edhe pse gjeti shumë mospërputhje, nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve e as të kandidatëve për deputetë.
Të dyshuarit Y.S, B.V, Sh.B dhe R.R, akuzohen se më 30 dhjetor 2025, në Qendrën Komunale të Numërimit në Shtime, gjatë numërimit të votave në cilësinë e anëtarëve të ekipit të numërimit, kishin vepruar në bashkëkryerje qëllimisht në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së.
Ata akuzohen se synonin ta shtrembëronin rezultatin e votave në Shtime përmes veprimeve të bashkërenduara dhe ndërlidhura me dy të dyshuarit e tjerë, Y.S., dhe B.V.
Y.S. akuzohet se i kishte lexuar dhe komunikuar në mënyrë të pasaktë dhe të pakontrolluar votat nga fletëvotimet, B.V. akuzohet se duke përdorur qasje ekskluzive në sistemin elektronik të KQZ-së, kishte regjistruar të dhëna të pasakta në sistem, pa lejuar mekanizma verifikimi dhe kontrolli nga anëtarët e tjerë.
Sh.B dhe R. R., gjithashtu akuzohen se, edhe pse ishin të pranishëm dhe pjesëmarrës në procesin e ndarjes dhe verifikimit të fletëvotimeve, me vetëdije kishin dështuar të ndërmarrin veprime për të parandaluar ose korrigjuar parregullsitë.
“Përmes këtij mekanizmi të organizuar të veprimit dhe mungesës së kontrollit të ndërsjellë, janë regjistruar rezultate të pasakta të votimit për kandidatët, të cilat janë konstatuar si mospërputhje thelbësore gjatë procesit të rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), duke cenuar drejtpërdrejt integritetin, besueshmërinë dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor”, thuhet në aktakuzë.
Aktakuza vjen pas hetimeve rreth dyshimeve për manipulim të votave për deputetë të Kuvendit të Kosovës në disa rajone. Dhjetëra persona u ndaluan për shkak të dyshimeve për manipulim të votave në disa rajone të Kosovës dhe janë intervistuar qindra të tjerë.
Hetime u zhvilluan në Prizren, Malishevë, Podujevë, Ferizaj dhe Mitrovicë. Pasi shpërputhjet në votat në fletëvotime dhe atyre të futura në sistem online, koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, tha se procesi i 28 dhjetorit ishte ndër “më të kompromentuarat”./REL
Foto ilustruse QAFË-PLLOÇË - Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Qafë-Plloçë. Në aksident ...
Foto ilustruse Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave nën...
Tregtia me pakicë e ka mbyllur vitin 2025 me një performancë pozitive, e nxitur kryesisht nga rritja e kërkesës për karburante d...
Foto nga vendngjarja KORÇË- Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, konkretisht n&...
KRUJË- Specialistët për Hetimin e Krimeve ushtruan kontroll në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla në zon...
Autoritetet në Kosovë i kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të ...
GJERMANI- Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe deputeti Klevis Bal...
TIRANË- Urim Meta, i cili u prangos një ditë më parë pas një operacioni policor në fshatin Shëngjergj, ka pranuar...
Reshjet e bores KORÇË- Dimri akoma nuk është larguar nga vendi jonë edhe pse jemi në sezon pranvere. Ditën e sotme res...
foto ilustruese TIRANË- Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të marrë masa të për të ...