LIVE UPDATES
Bota

Diskutimet për përfundimin e luftës në Ukrainë, Trump: Do të takohem me Putin të premten e ardhshme në Alaska

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pasi shpalli një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund dekadave të konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Trump refuzoi të tregonte saktësisht vendin dhe orën e takimit me Putinin, por premtoi se do ta bënte publike së shpejti.

9 Gusht 2025, 07:45 Nga M.B
Diskutimet për përfundimin e luftës në Ukrainë, Trump:
Vladimir Putin dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin më 15 gusht në Alaskë për të diskutuar për përfundimin e luftës në Ukrainë – një zhvillim që ai e quajti si një hap të mundshëm të madh pas javësh zhgënjimi për mungesën e përparimit drejt ndalimit të luftimeve.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pasi shpalli një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund dekadave të konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Trump refuzoi të tregonte saktësisht vendin dhe orën e takimit me Putinin, por premtoi se do ta bënte publike së shpejti.

Më vonë, në rrjetet sociale, ai tha se “takimi shumë i pritur” do të mbahet më 15 gusht në Alaskë, ndërsa detajet e tjera do të publikohen më vonë. Kremlini ende nuk ka konfirmuar informacionin.

Trump sugjeroi gjithashtu se ky takim mund të mbahet para çdo takimi trepalësh ku do të përfshihej edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Do të kemi një takim me Rusinë, do ta fillojmë me Rusinë. Dhe do të njoftojmë vendin. Mendoj se vendi do të jetë shumë popullor”, tha ai.

Nëse realizohet, takimi do të ishte samiti i parë SHBA–Rusi që nga viti 2021, kur ish-presidenti Joe Biden u takua me Putinin në Gjenevë. Ai mund të shënojë një hap të madh në përpjekjet e Trumpit për t’i dhënë fund luftës, megjithëse nuk ka garanci se do të ndalë luftime, pasi Moska dhe Kievi mbeten ende larg në kushtet e tyre për paqe.

Trump tha gjithashtu se një marrëveshje “ka gjasa të nënkuptojë shkëmbim territoresh” mes Ukrainës dhe Rusisë, por nuk dha më shumë hollësi.

"Do të ketë shkëmbime territoresh, në të mirë të të dyja palëve”.

Rusia pushtoi Krimenë dhe pjesë të lindjes së Ukrainës në vitin 2014 dhe tani kontrollon rreth një të pestën e vendit, përfshirë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut dhe pjesë të mëdha të Donjeckut, Zaporizhjës dhe Hersonit – të cilat Moska pretendon padrejtësisht se i përkasin Rusisë.

Përveç neutralitetit të Ukrainës dhe kufizimeve të rrepta për madhësinë e ushtrisë së saj, një nga kushtet e deklaruara të Moskës për një marrëveshje paqeje është tërheqja e Ukrainës dhe njohja ndërkombëtare e këtyre rajoneve si ruse – diçka që Kievi e quan të papranueshme.

Putini dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë thënë vazhdimisht se Moska synon t’i marrë këto katër rajone tokësore me forcë, nëse nuk mund ta bëjë këtë përmes negociatave, dhe nuk ka shenja publike të ndonjë ndryshimi të këtij pozicioni – edhe pse analistët ushtarakë thonë se forcat ruse do ta kishin shumë të vështirë ta arrinin këtë objektiv në një të ardhme të afërt./ REL

shba rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj