All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Dita e 3-të e gjykimit/ Trump përpiqet të mbrojë pasuritë e paluajtshme

Trump tha se vila e tij në Mar-a-Lago kishte një vlerë prej 739 milionë dollarësh, një shifër që Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut thotë se është 10 herë më e lartë sesa një përllogaritje e arsyeshme e vlerës së saj.

4 Tetor 2023, 17:06 Nga f.i
Dita e 3-të e gjykimit/ Trump përpiqet të mbrojë
Donald Trump
All - Paragraf - 1

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump po përballet në gjykatë me një padi civile prej 250 milionë dollarësh, sipas së cilës ai ka dhënë informacione të rreme mbi vlerën e perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ngriti padi kundër zotit Trump, dy djemve të tij të rritur dhe kompanisë së tij.

Ish-presidenti Donald Trump është kthyer në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut. Këtë radhë ai po përpiqet që pasuritë e paluajtshme të mos bien në zotërim të shtetit të Nju Jorkut. Trump akuzohet se ka ekzagjeruar në miliarda dollarë vlerën e pronave të tij për të siguruar kushte dhe marrëveshje më të favorshme nga bankat, investitorët dhe partnerët e biznesit. Akuza parashikon një gjobë prej të paktën 250 milionë dollarësh.

“Donald Trump dhe të pandehurit e tjerë kanë kryer mashtrime të vazhdueshme dhe të përsëritura. Mesazhi im është i thjeshtë. Pavarësisht se sa i fuqishëm je, sado para që mendon se mund të kesh, askush nuk është mbi ligjin”, tha Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James.

Padia përqendrohet tek disa prona, për të cilat ka dyshime se janë të mbivlerësuara. Në një rast, zoti Trump tha se grataçiela e tij në Wall Street kishte një vlerë prej shumë se 735 milionë dollarësh, ndërsa vlerësimi zyrtar ishte 550 milionë dollarë, një diferencë prej gati 200 milionë dollarësh. Në një rast tjetër, zoti Trump tha se vila e tij në Mar-a-Lago kishte një vlerë prej 739 milionë dollarësh, një shifër që Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut thotë se është 10 herë më e lartë sesa një përllogaritje e arsyeshme e vlerës së saj.

Trump i mohon me forcë këto akuza.

“Ky është vazhdimi i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave. Bankat i morën paratë e tyre. Kurrë nuk ka pasur dështim në pagesën e huave. Nuk ka pasur asnjë problem. Gjithçka ishte në rregull. Nuk ka patur krim. Krimi është kundër meje, sepse kemi një prokurore të korruptuar”, tha zoti Trump në dalje të gjykatës.

Zëri i Amerikës bisedoi me ish-prokurorin federal, Neama Rahmani.

“Prokurorët do ta kundërshtojnë zotin Trump në dy mënyra. Ata do të përpiqen të parashtrojnë se çfarë dite ai dhe çfarë synonte. Mënyra e dytë është dëshmia e ekspertëve se vlera e pronave nuk ishte aspak pranë asaj që pretendonte zoti Trump, avokatët dhe llogaritarët e tij.”

Rahmani thotë se raste si ky janë të rralla.

“Si ish-prokuror federal, këto lloj mbivlerësimesh nuk janë të zakonshme. Disa mund të shpëtojnë nëse nuk ka të dhëna ose ankesa pranë organeve të zbatimit të ligjit. Por nëse raportohet, ky lloj mashtrimi ndaj një banke përbën krim në nivel shtetëror dhe federal”.

Ndërsa vazhdojnë dëshmitë kundër tij, zoti Trump thotë se çështja civile dhe katër aktakuza të veçanta penale me të cilat përballet, po e ndihmojnë atë politikisht.

“Mund t'ju them se votuesit e kuptojnë situatën, sepse sa herë që ngrenë akuza të rreme ndaj meje, mbështetja ndaj meje shtohet dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”.

Ester Fuchs, profesore e shkencave politike në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut, e kundërshton vlerësimin e zotit Trump.

“Vlerësimi i publikut ndaj tij, duket se është ndikuar nga disa prej aktakuzave. Aktualisht rreth 59% e votuesve kanë vlerësim negativ për të. Këto aktakuza përbëjnë shqetësim për Trump-in edhe nëse ai mendon se po i shtojnë mbështetjen”.

Ndërsa ish-presidenti lufton në gjykatë për të mbrojtur pasuritë e paluajtshme, është ende e paqartë se sa do të ndikojnë problemet e tij ligjore në përpjekjet për të fituar Shtëpinë e Bardhë./VOA

donald trump gjyqi ndaj trump

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj