Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nën “Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut”, shtetet kombëtare filluan të bashkojnë kompetencat e tyre dhe t’i transferojnë ato në një sërë institucionesh evropiane: një Autoritet i Lartë i pavarur, një Asamble e Përbashkët e parlamentarëve kombëtarë, një Këshill Special i ministrave kombëtarë dhe një Gjykatë Drejtësie.
EVROPË- Sot është Dita e Evropës, e cila çdo vit festohet më 9 maj. Fillimisht Këshilli Europian caktoi 5 majin si Ditën e Evropës, por më vonë Bashkimi Europian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950.
Atë ditë në Paris, Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi para gazetarëve nga e gjithë bota një deklaratë, që i bënte thirrje Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera europiane, të bashkonin prodhimin e qymyrit dhe çelikut si “themeli i parë konkret i një federate të ardhshme evropiane”. Synimi i Schuman rezultoi i suksesshëm. Kancelari i Gjermanisë Perëndimore Konrad Adenauer tha po thuajse menjëherë.
Ai propozoi krijimin e një institucioni evropian mbikombëtar, i ngarkuar me administrimin e industrisë së qymyrit dhe çelikut, pikërisht sektori që në atë kohë ishte baza e gjithë fuqisë ushtarake. Për këtë arsye, gjatë Samitit të Milanos, në vitin 1985, udhëheqësit e BE-së vendosën ta festojnë 9 majin si “Dita e Evropës”.
Ideja e Europës së Bashkuar në Bashkim Europian
Një vit më vonë, më 18 prill 1951, përfaqësues nga Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu nënshkruan Traktatin e Parisit dhe themeluan Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (ECSC), një organizatë pioniere e bazuar në parimin e mbinacionalizmit.
Nën “Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut”, shtetet kombëtare filluan të bashkojnë kompetencat e tyre dhe t’i transferojnë ato në një sërë institucionesh evropiane: një Autoritet i Lartë i pavarur, një Asamble e Përbashkët e parlamentarëve kombëtarë, një Këshill Special i ministrave kombëtarë dhe një Gjykatë Drejtësie.
Ndihmësi i ngushtë i Schuman-it, Jean Monnet, i cili tani konsiderohet truri i deklaratës historike, u emërua presidenti i parë i Autoritetit të Lartë. Përfitimet ekonomike të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, si tregu pa doganë për qymyrin dhe çelikun, i bindën shtetet anëtare të shkojnë më tej dhe të sjellin më shumë sektorë dhe fusha politikash nën mandatin mbikombëtar.
Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut u zhvillua në mënyrë progresive, së pari në Komunitetin Ekonomik Evropian dhe, më vonë, në Bashkimin Evropian. Katër institucionet origjinale përfundimisht u shndërruan në Komisionin Europian, Parlamentin Europian, Këshillin e BE-së dhe Gjykatën Europiane të Drejtësisë që ne njohim sot.
Stevo Pendarovski MAQEDONIA E VERIUT- Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka pranuar mbrëmjen e shku...
Hristijan Mickoski MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp pas publikimit të rezultat...
olaf scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje sot gjermanëve të votojnë për të mbrojtur d...
Arben Taravari MAQEDONIA E VERIUT- Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, nga koalicioni opozitar shqiptar V...
Foto ilustruese GJERMANI- Më shumë se 51.000 refugjatë të mitur janë të zhdukur në të gjithë Evropën. Aut...
Ali Ahmeti MAQEDONIA E VERIUT- Në një konferencë për mediat mbrëmjen e djeshme, lideri i Bashkimit Demokratik për Integr...
foto ilustruese GJERMANI- Racizmi është shumë i përhapur në Gjermani. Por çfarë pasojash konkrete mund të ke...
parlamenti europian BRUKSEL- Fillimisht largimi i Britanisë së Madhe nga BE, pastaj Pandemia e COVID-19, pastaj lufta e Rusis...
Foto ilustruese UKRAINË- Tetë persona u plagosën të mërkurën mbrëma në një sulm ajror ukrainas kund&...
Dimitar Kovaçevski MAQEDINIA E VERIUT- Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, gjatë paraqitjes së parë pas pë...