9 Prill 2023, 22:56
Nga k.m.
Milorad Dodik
SARAJEVË- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ka komentuar situatën në Kosovë, duke u shprehur se “nuk ka më marrëveshje” me BE-në dhe SHBA-në. Sipas mediave të huaja, ai tha se të dërguarit e SHBA dhe BE e kanë ekzagjeruar me pretendimet e tyre që Serbia të pranojë humbjen e Kosovës, ndërsa Vuçiç po i zvarrit ata duke mos i refuzuar por gjithashtu duke mos i zbatuar kërkesat e tyre.
“Amerikanët dhe europianët e kanë ekzagjeruar, do të donin që Serbia ta duartrokiste ikjen e Kosovës, por kurrë nuk kanë ofruar asgjë, përveç disa perspektivave të rreme për BE-në. Ka pasur shumë presion mbi Vuçiqin, sipas sistemit merre-ose-lëre. Në atë rast, ju gjithmonë e merrni atë, vetëm për t’u penduar. Ajo histori do të vijë sërish, të huajt përdorin metoda të ndryshme. Nëse do të më ofronin, do të hiqja menjëherë gjithçka. Vuçiç ka metoda të tjera, ai taktikon dhe i zvarrit gjërat derisa të çojë gjithçka në kotësi. Kush e përmend Ohrin tani? Amerikanët në Evropianë e kanë ekzagjeruar. Do të vijë një moment kur populli nuk mund ta bëjë më dhe serbët një ditë do të thonë – mirupafshim, Kosova është pjesë e Serbisë dhe ju bëni çfarë të doni, sepse na keni mashtruar çdo herë. Meqë ra fjala, Evropa nuk ka burime, naftë, gaz, metale të rralla. Është një bashkësi vlerash, jo potenciale materiale,”-u shpreh Dodik.
Edhe presidenti i RS komentoi edhe humbjen e zgjedhjeve për president nga Milo Gjukanoviç.
“Gabimi i tij është se ai e bëri popullin serb armik politik, kurse shtetet serbe kundërshtarë... Kur i shkëputi të drejtat kombëtare serbe dhe filloi të ushqejë historinë kombëtare malazeze, ai u bë kundërshtar serioz i interesit kombëtar serb në atë zonë. Serbët nuk duhet ta falin kurrë këtë,"-shtoi ai.
Dodik njihet për qëndrimet e tij anti-perëndimore, ndërsa vetë është shpallur "non grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion dhe cënim të stabilitetit të shtetit ballkanik me qëndrimet e tij radikale.
milorad dodik
Bota
9 Prill 2023, 22:41
k.m.
Jan Christian Gordon Kricke
NXHAMENA- Ambasadori gjerman në Çad, Jan Christian Gordon Kricke mbërriti sot në Berlin pasi u d&eum...
Bota
9 Prill 2023, 22:05
k.m.
Eros Ramazzotti
ITALI- Më 4 prill, në Firence, një grua u sëmur në koncertin e Eros Ramazzottit. Ky i fundit, sapo e kuptoi se &cc...
Bota
9 Prill 2023, 22:00
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Shëndeti mendor paraqet një nga sfidat më të mëdha në shoqërinë amerikane. Sipas një stu...
Bota
9 Prill 2023, 21:45
k.m.
Foto ilustruese
E njohur si një nga gjuhët më të vjetra dhe më të rralla në botë, gjuha shqipe tërheq gjithnj&...
Bota
9 Prill 2023, 21:38
k.m.
Jeremy Renner
SHBA- Jeremy Renner po akuzohet nga ish-gruaja e tij, Sunny Pacheco, për abuzim seksual ndaj vajzës së tyre dhe përdori...
Bota
9 Prill 2023, 21:32
k.m.
Eva Kaili
GREQI- Javën që vjen pritet që të shqyrtohet kërkesa për lirimin e ish-eurodeputetes Eva Kaili, e cila qëndro...
Bota
9 Prill 2023, 21:18
k.m.
Foto ilustruese
MALTË- 18 persona janë të zhdukur pas mbytjes së anijes që ndodhi në Mesdheun qendror, në një zon&e...
Bota
9 Prill 2023, 20:21
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Një svastika gjigante u shfaq në trotuarin e një sheshi të vogël në Monte San Giovanni Campano, në...
Bota
9 Prill 2023, 19:56
k.m.
Dritan Abazoviç
PODGORICË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se beson se presidenti i sapozgjedhur Jakov Milatovi&cc...
Bota
9 Prill 2023, 19:11
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Hetimi ka nisur me kërkesë të Pentagonit dhe nuk është e qartë nëse mund të publikohen më...