LIVE UPDATES
Bota

Dodik paraqitet në Prokurorinë e Bosnjëse, shmang paraburgimin pas paraqitjes vullnetare

Prokuroria e Bosnjës njoftoi se Dodik u mor në pyetje në prani të avokatit të vet mbrojtës. Muaj më parë, Gjykata e Bosnjës kishte lëshuar fletarrestim kombëtar për Dodikun dhe kishte urdhëruar një muaj paraburgim për të, por ai nuk u kap asnjëherë nga autoritetet.

5 Korrik 2025, 07:17 Nga E. D
Dodik paraqitet në Prokurorinë e Bosnjëse, shmang paraburgimin
Millorad Dodik

BOSNJE HERCEGOVIN- Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuajtjen e paraburgimit, pasi të premten u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës për t’u marrë në pyetje si i dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues.

Prokuroria e Bosnjës njoftoi se Dodik u mor në pyetje në prani të avokatit të vet mbrojtës. Muaj më parë, Gjykata e Bosnjës kishte lëshuar fletarrestim kombëtar për Dodikun dhe kishte urdhëruar një muaj paraburgim për të, por ai nuk u kap asnjëherë nga autoritetet.

Gjatë një seance të premten, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorëve për ta shfuqizuar masën e paraburgimit për Dodikun, duke thënë se arsyet e mëparshme për paraburgosjen e tij nuk vlenin më.

Gjykata urdhëroi që Dodiku të paraqitet detyrimisht para autoriteteve të drejtësisë kohë pas kohe.

Urdhri për paraqitje të detyrueshme mund të zgjasë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ose deri në një vendim të ri të gjykatës, thuhet në njoftim.

"I dyshuari është paralajmëruar posaçërisht se mund të caktohet masa e paraburgimit nëse shkel detyrimet nga masat ndaluese", thuhet në një njoftim të përbashkët të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës.

Në shkurt, Gjykata e shkallës së parë e Bosnjës e dënoi Dodikun me një vit burgim dhe ia ndaloi ushtrimin e detyrës së presidentit të Republikës Sërpska për gjashtë vjet.

Dodik u shpall fajtor për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, dhe për nënshkrimin e dekreteve për zbatimin e ligjeve që Schmidt i kishte shfuqizuar më parë.

Këto ligje kishin për qëllim ta ndalonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe përfaqësuesit të lartë në territorin e entitetit serb të Bosnjës, të cilat më herët kishin shfuqizuar ligjet e miratuara nga Parlamenti i entitetit lidhur me regjistrimin e pronës shtetërore në emër të entitetit apo ligje për festat.

Prokuroria e Bosnjës kishte njoftuar se që nga dhjetori i vitit 2024 po zhvillonte hetime lidhur me dyshimet për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjës.

Në mars të këtij viti, gjykata lëshoi fletarresime për Dodikun, kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, si të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues.

Urdhri u lëshua në ditën kur Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska pritej të diskutonte për një draft të kushtetutës së Republikës Sërpska, përmes së cilës autoritetet në këtë entitet planifikonin të përcaktonin atë si shtet të popullit serb, t’i jepnin të drejtën për vetëvendosje, të themelonin ushtrinë e vet dhe të shfuqizonin Këshillin e Popujve.

Kodi Penal i Bosnje e Hercegovinës parashikon dënime deri në pesë vjet burgim dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare për këdo që përpiqet në mënyrë të paligjshme të ndryshojë rendin kushtetues të Bonjës, ose të rrëzojë institucionet më të larta të saj./REL

millorad dodik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj