4 Korrik 2025, 21:27
Nga DOSJA
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar ditën e djeshme një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, me qëllim të nxitjes së vazhdimit të dërgesave të armëve në Ukrainë, duke theksuar nevojën për forcimin e mbrojtjes ajrore. Lajmin e bëri të ditur një zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, i cili sqaroi se telefonata u zhvillua me nismën e vetë kancelarit Merz, pas vendimit të administratës amerikane për të pezulluar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën, një paketë që përfshinte edhe sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot.
Kornelius konfirmoi gjithashtu raportimin e gazetës BILD, sipas të cilës Berlini po përpiqet të sigurojë nga SHBA dy sisteme Patriot për t’i dhënë Ukrainës, një marrëveshje për të cilën më herët kishte rënë dakord ish-presidenti Joe Biden. Sipas agjencisë Bloomberg, qeveria gjermane ka shprehur gatishmërinë për të mbuluar tërësisht kostot e kësaj ndihme urgjente, që kapin shifrën e rreth 500 milionë eurove. Propozimi i Gjermanisë është dorëzuar para disa javësh tek Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Revista Der Spiegel, e cila raportoi e para për telefonatën mes Merz dhe Trump, shkruan se presidenti amerikan nuk mori asnjë angazhim konkret gjatë bisedës. Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një tjetër bisedë telefonike me Donald Trump, me rastin e sulmeve të reja ajrore të përmasave të mëdha nga Rusia. Pas telefonatës, Zelensky deklaroi se të dy ranë dakord për të bashkëpunuar në forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, pa dhënë megjithatë detaje të mëtejshme.
friedrich merz
Bota
4 Korrik 2025, 21:02
E. D
foto ilustruese
IRAN- Gjatë faljes në ditë e xhuma, besimtarë dhe udhëheqës fetarë në një xhami në Iran k...
Bota
4 Korrik 2025, 20:33
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul dhe Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi
BRUKSEL- Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i tha diplomatit m...
Bota
4 Korrik 2025, 19:41
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Të gjitha linjat e jashtme të furnizimit me energji elektrike për centralin bërthamor Zaporizhja të...
Bota
4 Korrik 2025, 19:14
E. D
pamje nga vendngjarja
FRANCË- Dhjetëra emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez drejt Mbret&eu...
Bota
4 Korrik 2025, 19:17
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ROMA- Një shpërthim i fuqishëm të premten në një pompë karburanti në Romë ka lë...
Bota
4 Korrik 2025, 18:47
E. D
foto ilustruese
PAKISTAN- Të paktën shtatë persona u vranë dhe tetë u plagosën kur një ndërtesë...
Bota
4 Korrik 2025, 18:39
M.B
Pete Hegseth
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka ndaluar të martën një dërgesë armësh për Ukrain...
Bota
4 Korrik 2025, 18:05
E. D
pamje nga vendngjarja
TURQI- Reshjet e borës kanë përfshirë pllajat e verilindjes së Turqisë të hën...
Bota
4 Korrik 2025, 16:52
E. D
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij u...
Bota
4 Korrik 2025, 16:36
E. D
Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur pas bisedës telefonike me homologun e tij rus Vlad...