Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përballë sanksioneve të SHBA-ve dhe Britanisë si dhe rritjes së pranisë ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë, nxitur nga frika se lufta në Ukrainës mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, Dodik u tërhoq, duke thënë në atë kohë se ai po e shtynte, por nuk po e braktiste planin.
BOSNJE HERCEGOVINË- Udhëheqësi separatist serb i Bosnje dhe Hercegovinës Milorad Dodik përsëriti të hënën kërcënimin për shkëputje të Republikës Serbe, një javë pasi zgjedhjet e përgjithshme në vendin e ndarë etnikisht, treguan se partia e tij vazhdon të mbizotërojë mes serbëve. Udhëheqësi pro-rus Dodik shkaktoi krizën më të rëndë politike në Bosnjën e pasluftës dhjetorin e kaluar, kur u përpoq ta nxirrte Republikën Serbe nga institucionet kryesore shtetërore, si gjyqësori, sistemi i taksave dhe forcat e përbashkëta të armatosura.
Përballë sanksioneve të SHBA-ve dhe Britanisë si dhe rritjes së pranisë ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë, nxitur nga frika se lufta në Ukrainës mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, Dodik u tërhoq, duke thënë në atë kohë se ai po e shtynte, por nuk po e braktiste planin.
Në një konferencë shtypi në Beograd, zoti Dodik iu rikthye kritikës ndaj strukturës aktuale të Bosnjës, duke thënë se ishte një shtet jofunksional i krijuar nga të huajt.
Sipas marrëveshjes së paqes të Dejtonit që i dha fund luftës së viteve 1992-1995, Bosnja u nda në dy rajone autonome - Republika Serbe dhe Federata e ndarë mes kroatëve dhe boshnjakëve - të lidhura nga një qeveri e kombëtare e brishtë.
"Ne e kemi krijuar Republikën Srpska si një shtet të pavarur dhe nuk e kemi pranuar kurrë Bosnjën si një shtet të përbashkët," tha zoti Dodik, i cili mbante postet e presidentit dhe kryeministrit të rajonit që nga viti 1998, si edhe vendin e anëtarit serb në presidencën trepalëshe ndëretnike të vendit.
"Bosnja duhet t’i kthehet kushtetutës (origjinale). Nëse kjo nuk është e mundur, ajo duhet të shpërbëhet," tha zoti Dodik.
Zoti Dodik, i cili vazhdimisht thekson lidhjet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban, shpalli fitoren e partisë së tij në të gjitha nivelet e qeverisjes, duke përfshirë garën për president të republikës serbe.
Ai tha se donte të fliste për mediat serbe sepse disa "janë përpjekur të vënë në dyshim fitoren e tij." Një bllok i partive opozitare e ka akuzuar atë për manipulim të votave presidenciale dhe ka kërkuar rinumërim. Ata mbajtën protesta në kryeqytetin de fakto të rajonit Banja Luka, ku morën pjesë mijëra mbështetës.
Komisioni zgjedhor i Bosnjës tha se do të shqyrtojë të gjitha kërkesat për rinumërim pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve që pritet të dalë në fillim të nëntorit. Zoti Dodik tha gjithashtu se ekipi i tij ligjor do të përpiqet të sfidojë pozicionin e të dërguarit ndërkombëtar për paqen Christian Schmidt, duke thënë se ai e ka "uzurpuar" punën pa mandatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Marrë nga VOA
lokali ITALI- Një pronar restoranti vendosi të ndriçojë biznesin e tij me qirinj për të kursyer energjin&eu...
Foto Ilustruese SHBA- Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara po u bëjnë thirrje njerëzve dhe qeverive të bëjn&e...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të ftojë Greqinë në nj&eu...
Nord Stream SUEDI- Suedia ka thënë se nuk do të lejojë Moskën që të marrë pjesë në hetimet për t&eu...
Foto ilustruese AMSTERDAM- Mikroplastika janë zbuluar në qumështin e gjirit për herë të parë në histori. Ky zbulim,...
Josep Borell BRUKSEL- Rritja e normave të interesit në Shtetet e Bashkuara është duke ndikuar në rritje globale të çmi...
White House SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i dënoi sulmet me raketa ruse të së hënës në gjithë Ukrainën, m&eum...
Ukraina UKRAINË- Ministria e Energjisë e Ukrainës ka thënë se do të ndalojë eksportet e energjisë elektrike pas sul...
Foto nga Ukraina TIRANË- Një mori raketash ruse që ranë të hënën mbi qytetet anembanë Ukrainës, duke sjell&eum...
Yuri Zaskoka UKRAINË- Yuri Zaskoka, kreu i divizionit të krimit kibernetik të forcës policore të Ukrainës, vdiq në sulme...