LIVE UPDATES
Bota

SHBA dënon me forcë sulmet ruse me raketa: U vërtetua brutaliteti i Putin

Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se në një telefonatë me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba kishte përsëritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën pas sulmeve të Kremlinit që ai i quajti të tmerrshme.

10 Tetor 2022, 21:48 Nga I.A
SHBA dënon me forcë sulmet ruse me raketa: U vërtetua brutaliteti
White House

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i dënoi sulmet me raketa ruse të së hënës në gjithë Ukrainën, më të mëdhatë që kur filloi lufta, duke thënë se ato kishin në shënjestër civilët dhe nuk i shërbenin asnjë objektivi ushtarak. Ai premtoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të vazhdojnë të imponojnë kosto ndaj Moskës.

"Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet me raketa sot në të gjithë Ukrainën, përfshirë në Kiev. Këto sulme vranë dhe plagosën civilë dhe shkatërruan objektiva pa ndonjë synim ushtarak," tha zoti Biden në një deklaratë.

"Ato demonstrojnë edhe një herë brutalitetin e tmerrshëm të luftës së paligjshme të zotit Putin ndaj popullit ukrainas," tha presidenti amerikan një deklaratë.

"Këto sulme vetëm e përforcojnë më tej angazhimin tonë për të qëndruar me popullin e Ukrainës për aq kohë sa duhet," tha zoti Biden.

"Përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë, ne do të vazhdojmë t'i imponojmë Rusisë kosto për agresionin e saj, do të mbajmë presidentin Putini dhe Rusinë përgjegjës për mizoritë dhe krimet e luftës dhe do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për forcat ukrainase për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre", vazhdon njoftimi i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se në një telefonatë me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba kishte përsëritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën pas sulmeve të Kremlinit që ai i quajti të tmerrshme.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë të palëkundur ekonomike, humanitare dhe të sigurisë në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet dhe të kujdeset për njerëzit e saj”, tha ai në Twitter.

Ndërsa në një deklratë ai tha se shpreh ngushëllimet e mia më të thella për qytetarët e Ukrainës që kanë humbur të dashurit e tyre duke thënë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ta.

Ai tha se slmet e Rusisë janë një tjetër kujtesë se lufta e saj kundër Ukrainës paraqet një çështje të thellë morale.

"Asnjë person me ndërgjegje – dhe asnjë vend parimor – nuk mund të mos prekej nga shkatërrimi që shkakton ky tmerr. Ukraina, si çdo vend tjetër në mbarë botën, ka të drejtë të zgjedhë të ardhmen e saj dhe të jetojë në paqe brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, tha ai.

Zoti Blinken shtoi se këto sulme nuk mund të thyejnë as shpirtin e Ukrainës dhe as vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ukrainën.

“Komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësinë të bëjë të qartë se veprimet e Presidentit Putin janë plotësisht të papranueshme. Tani është koha për të ngritur zërin në mbështetje të Ukrainës; nuk është koha për abstenime, fjalë zbutëse ose ekuivokime nën pretendimet për neutralitet. Parimet thelbësore të Kartës së OKB-së janë në rrezik”, tha ai duke shtuar se ka vetëm një agresor në këtë luftë: Rusia.

“Vetëm një vend e përshkallëzon këtë luftë përmes tentativave për aneksime të tokës së Ukrainës dhe sulmeve të përsëritura ndaj civilëve: Rusia. Vetëm një person mund ta ndalojë këtë luftë tani dhe të tërheqë forcat ruse: Vladimir Putin”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar më shumë se 16.8 miliardë dollarë ndihmë amerikane për sigurinë e Ukrainës që kur Rusia filloi agresionin ndaj fqinjit të saj që më 24 shkurt dhe ka vendosi një gamë të gjerë sanksionesh ekonomike ndaj Moskës për veprimet e saj në Ukrainë.

Marrë nga VOA

white house lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet