LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ Rrëfimet e ujgurëve për jetën në kampet e “riedukimit” në Xinjiang

Me origjinë nga Xinjiangu, Haitiwaji ishte një inxhiniere në Kinë përpara se të transferohej në Francë me vajzat e saj në vitin 2006.

10 Tetor 2022, 20:25 Nga I.A
VIDEO/ Rrëfimet e ujgurëve për jetën në kampet e
Gulbahar Haitiwaji

KINË- Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Kinën për arrestimin arbitrar të një deri në dy milionë banorëve të pakicës myslimane në rajonin e Xinjiangut, veprime që janë cilësuar nga organizatat ndërkombëtare si krime kundër njerëzimit. Një grua ujgure që përjetoi jetën në një nga qendrat e internimit bisedoi me Zërin e Amerikës për historinë e saj në kampet e “riedukimit” Gulbahar Haitiwaji kaloi gati tre vjet në atë që ajo e quan një kamp kinez "riedukimi".

“Më lidhën me zinxhirë tek shtrati. Nuk mund të bëja jashtëqitjen për dhjetë ditë, dhe kur e bëra për herë të parë, më lidhën si një qen dhe më duhej ta bëja në praninë e të gjithë të tjerëve. Në atë kohë unë qava”.

Zonja Haitiwaji shkroi një libër mbi përvojën e saj, që është përkthyer në disa gjuhë.

Me origjinë nga Xinjiangu, Haitiwaji ishte një inxhiniere në Kinë përpara se të transferohej në Francë me vajzat e saj në vitin 2006.

“Në fund të nëntorit 2016, mora një telefonatë nga kompania ime në Karamay (Xinjiang). Ata më kërkuan të kthehesha për të bërë procesin e parashikuar të daljes në pension. Kurrë nuk dyshova për asgjë, sepse kurrë nuk kam bërë asgjë të keqe kundër Kinës në Francë.”

Ajo thotë se telefonata ishte një kurth dhe se policia kineze e akuzoi familjen e saj për terrorizëm.

“Sa herë që shkonim në seancat e marrjes në pyetje, na vendosej një thes i zi në kokë. Këmbët na lidheshin me zinxhirë. Unë kam qenë e lidhur me zinxhirë për 20 ditë”, thotë ajo.

Pas katër muajsh në një qendër paraburgimi, Haitiwaji mori njoftimin se do të transferohej në një shkollë.

“Të premteve na testonin. Na thanë se duhej të ishim të suksesshëm në gjithçka, përndryshe do të qëndronim atje përgjithmonë.”

Përmes agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, Kina i quan shkollat si qendra arsimimi dhe trajnimi profesional. Autoritetet thonë se qendrat janë kundër radikalizimit dhe se të gjithë pjesëmarrësit u diplomuan në tetor të vitit 2019.

"Kina po gënjen, padyshim, sepse ata ende po hapin kampe të reja."

Studiuesit dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Pekinin për arrestimin e një deri dy milionë ujgurëve dhe pjesëtarë të pakicave të tjera myslimane në Xinjiang. Në vitin 2020...

Instituti Australian i Politikave Strategjike identifikoi më shumë se 380 objekte që dyshohet se janë qendra paraburgimi në Xinjiang. Në gusht, Kina tha se këto janë gënjeshtra.

"Ata po përdorin të drejtat e njeriut si një pretekst për të minuar begatinë dhe stabilitetin e Xinjiangut dhe për të frenuar zhvillimin dhe rigjallërimin e Kinës", thotë Wang Wenbin, Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Zonja Haitiwaji thotë se me ndihmën e familjes dhe qeverisë franceze, ajo u lirua dhe u kthye në Paris në gusht të vitit 2019.

"Njerëzit në Kinë nuk mund të flasin hapur për kampet, sepse nëse e bëjnë këtë, ata detyrohen të kthehen sërish brenda tyre."

Zyra e shtypit në Xinjiang mohoi njoftimet se zonja Haitiwaji ishte torturuar. Zona Haitiwaji nuk ka patur asnjë kontakt me familjen e saj në Xinjiang që nga publikimi i librit mbi përvojën e saj në kamp.

Marrë nga VOA

gulbahar haitiwaji

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit