LIVE UPDATES
Bota

Dodiku takohet me Putinin në Tatarstan

Dodiku i tha Putinit përmes një përkthyesi se Republika Sërpska nuk pranon t'i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë pavarësisht, siç thotë ai, trysnisë së përditshme, dhe se nuk dëshiron të anëtarësohet në aleancën e NATO-s.

21 Shkurt 2024, 15:58 Nga h.k
Dodiku takohet me Putinin në Tatarstan
Foto ilustruese

RUSI-Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik - i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe - u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më 21 shkurt në qytetin Kazan në Republikën e Tatarstanit, e cila është pjesë e Rusisë, njoftoi Kremlini.

Dodiku i tha Putinit përmes një përkthyesi se Republika Sërpska nuk pranon t'i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë pavarësisht, siç thotë ai, trysnisë së përditshme, dhe se nuk dëshiron të anëtarësohet në aleancën e NATO-s.

"Ne i konfirmojmë marrëdhëniet e mira që Republika Sërpska i ka dhe i kultivon me shtetin rus dhe me ju. Ajo që po bëjmë ne në rrethanat e tanishme është se ne refuzojmë çdo mundësi për t'iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë," tha Dodik.

Ai theksoi se marrëdhëniet në Bosnjë e Hercegovinë janë të komplikuara nga, siç tha ai, "fakti që ne jemi ende nën protektoratin e Perëndimit", dhe ai i përsëriti pretendimet e tij të mëparshme - për të cilat ai e ka mbështetjen e Rusisë – se përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, nuk u emërua në këtë detyrë me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai foli gjithashtu edhe për marrëdhëniet e tij të mira me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, duke thënë se kjo "e bën situatën më të lehtë" për Republikën Sërpska.

Putin vlerësoi se vizita e Dodikut do të jetë "e dobishme" dhe se ai i është mirënjohës për mbajtjen e kontakteve të rregullta dhe se marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Republikës Sërpska janë konstruktive.

"Përfaqësuesit e udhëheqjes së Republikës Sërpska na vizitojnë rregullisht dhe bashkëpunojnë me ne në fusha të ndryshme. Jam i sigurt se kjo vizitë e juaja do të jetë gjithashtu e dobishme dhe se ne do të mund të shfrytëzojmë kohën për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe në shumë fusha të ndryshme”, tha Putin.

Në fillim të takimit, Putin tha se "Rusia e di se situata nuk është e thjeshtë".

Për shkak të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe aleatët e tyre vendosën një sërë sanksionesh kundër Rusisë.

Ky është takimi i katërt i Dodikut me Putinin prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës dhe biseda e tyre e dhjetë prej vitit 2014.

Dodiku dhe Putini u takuan për herë të fundit në maj 2023, kur Dodiku tha se "Republika Sërpska mbetet proruse, antiperëndimore dhe antiamerikane".

Zyra e përfaqësuesit të lartë në Bosnjë e Hercegovinë, me rastin e takimit të Dodikut me Putinin, i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se "Bosnjë e Hercegovina ka marrë përsipër t’i ndjekë udhëzimet e sigurisë dhe politikës së jashtme të BE-së", si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

“Kjo përjashton bashkëpunimin me vendet që janë nën sanksione, si dhe takimet personale me krerët e atyre vendeve”, tha kjo zyrë.

Dodik është një prej zyrtarëve të pakët që është takuar me zyrtarët rusë dhe bjellorusë që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës.

Ai arriti në Kazan, kryeqytetin e Tatarstanit, pasi për dy ditë qëndroi në vizitë në Bjellorusi, ku më 19 shkurt u takua me liderin autoritar, Alyaksandr Lukashenka, i cili është nën sanksione nga BE-ja që nga viti 2020, për shkak të parregullsive në zgjedhjet presidenciale të atij viti, që ai pretendoi se i ka fituar.

Në kryeqytetin e Tatarstanit zhvillohet një turne i teknologjisë së lartë dhe i shumë sporte të ndryshme në nivel ndërkombëtar, i quajtur "Lojërat e së ardhmes", i cili mbledh rreth dy mijë pjesëmarrës.

Megjithatë, retorika proruse dhe afërsia me liderët rusë nuk tregojnë ndonjë përfitim konkret për Republikën Sërpska. Investimet nga 27 vendet anëtare të BE-së përbëjnë 64 për qind të totalit të investimeve të huaja në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa investimet ruse arrijnë në më pak se katër për qind.

Në Republikën Sërpska, Rusia është e pesta në listën e investitorëve, pas fqinjëve Serbisë, Italisë, Austrisë dhe Britanisë së Madhe.

Dodik është një prej zyrtarëve të pakët që është takuar me zyrtarët rusë dhe bjellorusë që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës.

Ai arriti në Kazan, kryeqytetin e Tatarstanit, pasi për dy ditë qëndroi në vizitë në Bjellorusi, ku më 19 shkurt u takua me liderin autoritar, Alyaksandr Lukashenka, i cili është nën sanksione nga BE-ja që nga viti 2020, për shkak të parregullsive në zgjedhjet presidenciale të atij viti, që ai pretendoi se i ka fituar.

Në kryeqytetin e Tatarstanit zhvillohet një turne i teknologjisë së lartë dhe i shumë sporte të ndryshme në nivel ndërkombëtar, i quajtur "Lojërat e së ardhmes", i cili mbledh rreth dy mijë pjesëmarrës.

Megjithatë, retorika proruse dhe afërsia me liderët rusë nuk tregojnë ndonjë përfitim konkret për Republikën Sërpska. Investimet nga 27 vendet anëtare të BE-së përbëjnë 64 për qind të totalit të investimeve të huaja në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa investimet ruse arrijnë në më pak se katër për qind.

Në Republikën Sërpska, Rusia është e pesta në listën e investitorëve, pas fqinjëve Serbisë, Italisë, Austrisë dhe Britanisë së Madhe./REL 

dodik-putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj