LIVE UPDATES
Bota

Projekt-rezoluta e propozuar nga SHBA për Gazën, VOA: Tregon ashpërsimin e qëndrimit ndaj Izraelit

Por këtë herë Uashingtoni propozoi një variant tjetër që bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm dhe kundërshton një ofensivë tokësore izraelite në Rafah, pa masa për mbrojtjen e civilëve.

21 Shkurt 2024, 15:32 Nga N.F
Projekt-rezoluta e propozuar nga SHBA për Gazën, VOA: Tregon
Foto ilustruese

SHBA- Të martën Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të mbështetur nga vendet arabe, që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Është hera e tretë që SHBA bllokon një projekt-rezolutë të tillë. Por këtë herë Uashingtoni propozoi një variant tjetër që bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm dhe kundërshton një ofensivë tokësore izraelite në Rafah, pa masa për mbrojtjen e civilëve.

Ky është mjeti më i fortë deri tani që Presidenti Joe Biden e ka përdorur ndaj Izraelit, gjë që siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, është një shenjë e humbjes së durimit nga ana e tij me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Izraeli po vazhdon sulmet në Rafah, qytetin jugor të Gazës pranë kufirit me Egjiptin, ku mbi një milionë palestinezë të zhvendosur nga lufta kërkojnë të gjejnë siguri.

Fati i tyre u diskutua nga diplomatë në Nju Jork, ku të martën Shtetet e Bashkuara vendosën përsëri veton ndaj një projekt-rezolute të OKB-së të mbështetur nga vendet arabe, që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Kjo është vetoja e tretë amerikane që nga operacioni ushtarak i Izraelit në enklavën palestineze, që pasoi sulmin e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.

I dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour e quajti këtë veprim “të pamatur dhe të rrezikshëm”.

“Duke mbrojtur Izraelin edhe kur kryen krimet më tronditëse, miliona civilë të pafajshëm palestinezë ekspozohen ndaj një tërbimi dhe tmerri të paparë. Nuk është Izraeli ai që duhet të mbrohet me veto. Janë fëmijët, gratë dhe burrat palestinezë ata që duhet të mbrohen nga ky këshill duke vepruar tani”, thotë zoti Mansour.

Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan tha se fjala “armëpushim” po përmendej sikur të ishte “një zgjidhje magjike” e konfliktit.

"Çfarë do të arrihej saktësisht me këtë armëpushim me një plumb argjendi? Armëpushimi arrin vetëm një gjë – mbijetesën e Hamasit”, tha zoti Erdan.

Shtetet e Bashkuara propozuan projekt-rezolutën e vet që kërkon një armëpushim të përkoshëm në Gazë, deri në gjashtë javë, vetëm pasi të arrihet një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve. Shtetet e Bashkuara po angazhohen në këtë drejtim me Egjiptin dhe Katarin. Propozimi amerikan dënon sulmin e 7 tetorit dhe e bën të qartë se Hamasi nuk ka vend në qeverisjen e ardhshme të Gazës.

“Përveç kësaj, varianti ynë thotë se nuk mund të ketë reduktim të territorit në Rripin e Gazës dhe refuzon, siç kemi ofruar në Rezolutën 2720, çdo zhvendosje të detyruar të civilëve në Gazë. Propozimi nënvizon po ashtu shqetësimet e shumë anëtarëve të këshillit lidhur me fatin e civilëve në Rafah, duke e bërë të qartë se në rethanat aktuale, nuk duhet të ketë një ofensivë të madhe tokësore në Rafah”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Skeptikët e shohin rezolutën e Shteteve të Bashkuara si një dredhi diplomatike që do të zgjaste vuajtjet e palestinezëve. Izraeli ka paralajmëruar se nëse Hamasi nuk liron të gjitha pengjet deri në fillim të Ramazanit më 10 mars, ushtria e tij do të vazhdojë një ofensivë tokësore në Rafah.

"Çdo ditë ka kërcënime dhe deklarata. Nuk dimë nga të shkojmë”, thotë një palestinez në Rafah.

Megjithatë, rezoluta e Shteteve të Bashkuara tregon qëndrimin e ashpërsuar të Uashingtonit ndaj luftës së Izraelit.

“Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara propozojnë një rezolutë që përfshin disa kritika mjaft të forta të nënkuptuara ndaj fushatës së Izraelit në Gazë dhe situatës në Bregun Perëndimor. Mendoj se aministrata e Presidentit Biden mund të jetë duke dërguar një sinjal se do të vazhdojë të mbrojë Izraelin në OKB, por se durimi nuk është i pakufishëm”, thotë Richard Gowan nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se nuk do të dorëzohet para trysnisë ndërkombëtare. Këtë javë kabineti i tij i luftës do të takohet me këshilltarin më të lartë të Presidentit Biden, Brett McGurk, i cili do të kërkojë nga Izraeli arritjen e marrëveshjes për pengjet dhe të tërhiqet nga një fushatë tokësore në Rafah.

Marrë nga VOA

gaza rezolute shba izrael

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj