21 Shkurt 2024, 13:20
Nga r.ll
Alexei Navalny
LONDËR- Mbretëria e Bashkuar ka ngrirë asetet e gjashtë shefave të burgjeve ruse në krye të kolonisë penale të Arktikut ku vdiq lideri i opozitës Alexei Navalny. Individëve të sanksionuar do t'u ndalohet gjithashtu të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëheqësit perëndimorë thonë se fajin për vdekjen e Navalny e kanë autoritetet ruse, përfshirë presidentin Putin.
"Ata që janë përgjegjës për trajtimin brutal të Navalny nuk duhet të kenë asnjë iluzion, ne do t'i bëjmë ata përgjegjës," tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Lord Cameron, raporton BBC.
Qeveria britanike ka kërkuar gjithashtu që trupi i Navalny t'i lirohet menjëherë familjes së tij dhe të bëhet një hetim i plotë dhe transparent. Apeli nga BritaniA i bën jehonë thirrjeve nga nëna e Navalny, e cila u filmua të martën jashtë kolonisë ku ai vdiq duke thënë se ajo po përpiqej ta shihte për pesë ditë, por as nuk e dinte se ku ishte.
Personat e saksionuar nga Mbretëria e Bashkuar janë:
Kolonel Vadim Konstantinovich Kalinin - kreu i kolonisë penale
Nënkolonel Sergej Nikolaevich Korzhov - nënkryetar
Nënkolonel Vasily Alexandrovich Vydrin - nënkryetar
Nënkolonel Vladimir Ivanovich Pilipchik - nënkryetar
Nënkolonel Aleksandr Vladimirovich Golyakov - nënkryetar
Kol Aleksandr Valerievich Obraztsov - nënkryetar
Duke shpallur sanksionet, Cameron tha se ishte e qartë se autoritetet ruse e shihnin Navalnyn si një kërcënim dhe ata u përpoqën vazhdimisht ta heshtnin atë.
"Askush nuk duhet të dyshojë në natyrën shtypëse të sistemit rus," shtoi ai.
“Kjo është arsyeja pse ne sot po sanksionojmë zyrtarët më të lartë të burgut përgjegjës për paraburgimin e tij në koloninë penale ku ai kaloi muajt e fundit.", shtoi sekretari i Jashtëm.
Ndërkohë, kryeministri Rishi Sunak tha se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj po shqyrtonin të gjitha opsionet për të kërkuar llogari nga Rusia dhe Putin.
alexei navalny britani e madhe rusi
Bota
21 Shkurt 2024, 13:17
M.B
Foto ilustruese
GAZA- Së paku 67 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite nëpër Rripin e Gazës gjatë natës ...
Bota
21 Shkurt 2024, 12:57
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur para pak ditësh në Gjakovë. Një vajzë 4...
Bota
21 Shkurt 2024, 12:40
r.ll
aleksander lukashenko
BJELLORUSI- Shqetësimet për një luftë të tretë botërore janë të mëdha, tha lideri ...
Bota
21 Shkurt 2024, 12:36
M.B
Ali Ahmeti
MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka njoftuar se ...
Bota
21 Shkurt 2024, 12:23
E.d
sulmet në Damask
SIRI- Dy persona janë vrarë në një sulm të dyshuar raketor izraelit në kryeqytetin e Sirisë, Damas...
Bota
21 Shkurt 2024, 12:24
M.B
Shefja e Policisë së Sigurisë suedeze Charlotte von Essen merr pjesë në një konferencë shtypi në lidhje me përkeq...
Bota
21 Shkurt 2024, 12:05
E.d
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Moska është kategorike kundër vendosjes së armëve bë...
Bota
21 Shkurt 2024, 12:11
r.ll
policia e kosoves
PRISHTINË- Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion, me urdhër të Prokurorisë Speciale, në shtat...
Bota
21 Shkurt 2024, 12:07
S.B
Elon Musk
NORVEGJI- Elon Musk është nominuar për Çmimin Nobel të Paqes si një individ i fjalës së lirë,...
Bota
21 Shkurt 2024, 11:56
M.B
Alexei Navalny
RUSIA- Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny mund të jetë vrarë nga një grusht në zemër, një teknik...