Tragjedi në Turqi/ Përfshihet nga flakët një hotel në provincën Bolu, humbin jetën 66 pushues, plagosen 51 të tjerë, arrestohen 4 persona
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
"A do paraqiteshit në SPAK nëse merrni fletëthirrje për 21 Janarin"? Berisha: Mbështes çdo lloj hetimi të k...
14 vite nga protesta e 21 janarit, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron, fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër...
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këto akse rrugore! Pajisuni me g...
Për herë të parë, Donald Trump u shpall "Personi i vitit" në vitin 2016, kur u zgjodh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa hera e dytë përkon me rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump është shpallur "Personi i Vitit" i revistës Time për vitin 2024, duke fituar titullin për herë të dytë.
“Për arritjen e një rikthimi të përmasave historike, për nxitjen e një riorganizimi politik një herë në brez, për riformësimin e presidencës amerikane dhe ndryshimin e rolit të Amerikës në botë, Donald Trump është personi i vitit 2024 i TIME-s,” -tha Sam Jacobs në një letër drejtuar lexuesve.
Për herë të parë, Donald Trump u shpall "Personi i vitit në vitin 2016, kur u zgjodh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa hera e dytë përkon me rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Trump u ankua në vitin 2015 kur nuk u zgjodh për kopertinën e revistës gjatë kandidimit të tij të parë për postin, kur çmimi shkoi për ish-kancelaren gjermane Angela Merkel. Por pasi ai u emërua personi i vitit pas fitores së tij në zgjedhje, ai e quajti atë një "nder të madh". Megjithatë, ai ka vazhduar të kritikojë zgjedhjet e revistës që nga fitorja, duke përfshirë zgjedhjen e Taylor Swift si personin e vitit të Time në 2024.
Tradita e revistës, e cila filloi në 1927 si "Njeriu i Vitit", njeh një person apo lëvizje që "për mirë apo për keq... ka bërë më së shumti për të ndikuar në ngjarjet e vitit". Fituesit e tjerë të mëparshëm përfshijnë aktivisten e ndryshimeve klimatike Greta Thunberg, ish-presidentin Barack Obama, CEO i Meta Mark Zuckerberg, Papa Françeskun dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Redaktorët e revistës Time janë ata që vendosin përfundimisht se kush e fiton çmimin.
Media po konsideronte 10 persona për çmimin e personit të vitit, duke përfshirë Zëvendës Presidenten Kamala Harris, Princeshën e Uellsit dhe CEO të Tesla, Elon Musk, tani një i besuar i ngushtë i Trump, i vendosur të drejtojë një bord këshillues të quajtur Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë.
Netanyahu-Sullivan IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është takuar në Jeruzalem me Këshilltarin e Sigurisë Kombë...
protestat-Vucic SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se pajtohet me kërkesat e protestuesve vetëm një di...
Biden SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden ka lëshuar 39 falje presidencial për amerikanë të dënuar për krime jo të dhunshm...
Trump-Xi Jinping SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka ftuar presidentin kinez Xi Jinping të marrë pjesë në inaugurimin e tij...
Blinken ne Jordani JORDANI- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Jordani të enjten për takime urgjente pas rëni...
Foto ilustruese BRUKSEL- Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ua kanë hapur rrugën Bullgarisë dhe Rumanisë për t’u...
artan grubi SHKUP- Tri ditë pas futjes në listën e zezë amerikane, ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut,...
kamion me ndihma GAZA- Një sulm izraelit ndaj rojeve palestineze të sigurisë që shoqëronin një dërgesë ndihme human...
Foto ilustruese EUROPA- Përpara pak ditësh në kryeartikuj u njoftua për një aksion kontrollesh në shkallë të gjer&e...
burgjet ne siri SIRI- Forcat rebele siriane kanë thënë se planifikojnë të mbyllin burgjet famëkeqe të ashpra të dr...